Ditën e sotme, 15 tetor, Sali Berisha ka festuar nën arrest shtëpiak ditëlindjen e 80-të, edhe pse ai ka si ditëlindje zyrtare 1 korrikun e vitit 1944.
Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, edhe në regjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Në regjistrin themelor të regjistruar në Viçidol më 1950, është fare e qartë që Sali Berisha ka lindur më 1 korrik 1944. Çuditërisht, edhe në dosjen e SPAK për aferën Partizani, ditëlindja e Berishës rezulton 15.10.1944 dhe jo 1 korriku.
Por, ai prej vitesh feston 15 tetorin si ditëlindje të tij, teksa aktualisht ndodhet në masë arresti shtëpiak prej 30 dhjetorit 2023, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”, ku tashmë është i pandehur edhe në GJKKO.
Në shpjegimet private që ka dhënë, thotë se babai i tij zbriti nga fshati për herë të parë në tetor në Tropojë, qysh kur ky kishte lindur, dhe atëherë e ka regjistruar.
Por, nëse do ishte ashtu, babai do ta regjistronte më 15 tetor dhe jo më 1 Korrik, kur dhe ka lindur realisht. Madje në regjistër edhe emri i tij nuk është i shënuar si Sali, por Salih dhe duket se me kalimin e viteve e ka 'ngrënë' gërmën "h".
E vërteta është se ai zgjodhi ditëlindjen më 15 Tetor, se e festonte për të qenë në një ditë me atë të Enver Hoxhës.
Regjistri i vitit 1950, i fshatit Viçidol
Sepse është LANGUE
PërgjigjuSa shume ngjan me Radovan Karaxhiçin kriminelin famekeq serbo boshnjak!!!!!
Përgjigju