TIRANË- Sali Berisha në gjyq. Pas 35 vitesh në politikë dhe shumë çështjeve penale të hapura ose jo, ish Presidenti, ish Kryeministri dhe kreu i opozitës për dekada do të dalë para një trupe gjykues në përballjen e parë të vërtetë me drejtësisë.
Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Para kësaj vendimmarrjeje vetë Berisha anuloi një konferencë të paralajmëruar për shtyp, ndërsa avokati i tij sulmoi drejtësinë dhe fajin e gjeti te Kryeministri
"Gjyqtarja vendosi ta kalojë për gjykim. Kjo gjyqtare ne të njëjtat kushte në rastin Dako e ka thyer për plotësim hetimi pa kërkesë të palës, ndërsa në rastin konkret e kaloi për gjykim. Kjo paligjshmëri po mban Malltezin prej 2 vitesh në arrest shtëpiak dhe Berishën. Rama përmes GJKKO e realizoi edhe këtë fazë për ta dërguar çështjen në gjyq", tha Gjokutaj.
Me Berishën dhe Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.
Procesi gjyqësor do të jetë përballë një trupe gjykuese me tre anëtarë, e cila do të zgjidhet me short. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Vendimi për dërgimin e kryetarit të PD Sali Berisha në gjyq, u mbajt peng prej 7 muajsh, me manovra të ndryshme zvarritjeje dhe verdikti për ta ulur atë në bankën e të akuzuarve erdhi vetëm 1 javë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Berisha pësoi një humbje të thellë.
Seanca nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në 13:30, ku avokatët e të pandehurve bënë një përpjekje të fundit për ta shtyrë sërish seancën, duke kërkuar pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares së hetimit paraprak Irena Gjoka, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Davidhi, së cilës iu desh 1 orë në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendimin e kalimit të dosjes për gjykim.
Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, si një nga ish pronarët e truallit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku u ndërtuan më pas një grup pallatesh. Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka shfrytëzuar postin e tij të kryeministrit, duke miratuar ligje dhe akte të ndryshme nënligjore të përshtatura me nevojat e ish pronarëve të truallit të ish kompleksit Partizani për të mundësuar privatizimin.
Po ashtu dyshohet se ai ka ushtruar presion, përmes kontrolleve administrative, ndaj strukturave shtetërore, në mënyrë që ata të përshpejtonin procedurat e privatizimit, si dhe i ka vënë këto struktura në dispozicion të dhëndrit Jamarbër Malltezi për të arritur privatizimin, i cili sipas SPAK përfitoi 5.4 mln euro.
Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit.
Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.
Dosja e aferës Partizani mori formë më 21 tetor 2023 kur u arrestuar Jamarbër Malltezi sapo kishte zbritur në Rinas pasi GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa për Sali Berishën ishte caktuar ‘detyrim me paraqitje’ në prokurori. Për shkak të refuzimit të Berishës për të zbatuar vendimin e gjykatës, SPAK i kërkoi leje Kuvendit për arrestimin dhe më 30 dhjetorit 2023 GJKKO rëndoi masën e sigurisë duke e vënë në ‘arrest shtëpie”, ku qëndroi 333 ditë deri sa u ndryshua masa dhe iu rikthyer detyrimi i paraqitjes. Ndërsa për Malltezin nga 21 nëntori 2023, Apeli i GJKKO-së zbuti masën e sigurisë për të duke e lënë në ‘arrest shtëpie”, ku ndodhet prej 17 muajsh.
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin. Avokati Genc Gjokutaj në një komunikim për mediat, sulmoi drejtësinë, duke thënë se vendimi u diktua nga Rama.
"Sot ishte seanca e fundit, ku u bë edhe vendimmarrja që sapo thatë. Paraqitëm kërkimin për pavlefshmëri të të gjitha akteve të Gjokës gjatë hetimit paraprak. S’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, vendimet e marra prej saj kanë qenë të pavlefshme. Kjo gjyqtare rrëzoi kërkesat pa argumentuar.
Gjyqtarja vendosi ta kalojë për gjykim. Kjo gjyqtare ne të njëjtat kushte në rastin Dako e ka thyer për plotësim hetimi pa kërkesë të palës, ndërsa në rastin konkret e kaloi për gjykim. Kjo paligjshmëri po mban Malltezin prej 2 vitesh në arrest shtëpiak dhe Berishën. Rama përmes GJKKO e realizoi edhe këtë fazë për ta dërguar çështjen në gjyq. Ishte një citim dispozitash nenesh që mendoj se janë për studentët se çfarë do bëhet, dosja do shkojë atje, do hidhet shorti dhe vetëm nuk tha që atë ditë do bie shi ose diell. Nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar, se mungon fakti penal, dhe e dyta në momentin kur konstaton akte të pavlefshme dhe të papërdorshme gjykimi i shkurtuar është i rrëzuar automatikisht. Kjo gjykatë, i vleftësoi ato akte dhe e dërgoi në gjyq, por neve kemi leximin tonë të ligjit, germë për germë, faqe për faqe.
Edhe kallëzim kemi bërë, këtu nuk ka çarje në radhët e tyre, se rasti është flagrant. Nga ana e gjyqtares, për çështje edhe profesionale edhe etike, duhej të ishte dhënë një version i saj, një shpjegim, ose të ndërmerrte ndonjë veprim të largohej. Është më mirë kur ikën vetë me këmbët e tua se kur të heqin. Ne po vazhdojmë, kemi edhe ne strategjinë tonë, ne po luftojmë në një terren që nuk ka sy që shikojnë dhe nuk ka veshë që dëgjojnë", tha Gjokutaj.
Komente

Cfare burgu?! Ky e ben me qejf burgun vetem te shpetoje femijet e pasurine. Po nuk iu kinfiskuan pasurite, nuk eshte bere drejtesi
PërgjigjuHajde suksese ne jete o Sali Qameti. Te ben te shkoje me nje kembe ne Spak cdo jave. Tani te bene te shkosh ne gjyq, avash avash zvarre deri ne burg. Pas kesaj 21 Janari dhe direkt Shkelzeni me Gerdecin. Po vjen verdalle si qen i helmuar por ty edhe ferri do te mbylle dyert.
PërgjigjuFuteni nē burg qenin e zgjebosur kriminelin hajdut sali zgjeben qenef. Mjaft ēshtē mjaft. Boll krime e vjedhje ka bēr ky qen i zgjebosur.
PërgjigjuAkoma të lirë po e lini Sali non gratën o plera.
PërgjigjuPrit gomar te dale bare
Përgjigju