GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin. Avokati Genc Gjokutaj në një komunikim për mediat, sulmoi drejtësinë, duke thënë se vendimi u diktua nga Rama.
"Sot ishte seanca e fundit, ku u bë edhe vendimmarrja që sapo thatë. Paraqitëm kërkimin për pavlefshmëri të të gjitha akteve të Gjokës gjatë hetimit paraprak. S’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, vendimet e marra prej saj kanë qenë të pavlefshme. Kjo gjyqtare rrëzoi kërkesat pa argumentuar.
Gjyqtarja vendosi ta kalojë për gjykim. Kjo gjyqtare ne të njëjtat kushte në rastin Dako e ka thyer për plotësim hetimi pa kërkesë të palës, ndërsa në rastin konkret e kaloi për gjykim. Kjo paligjshmëri po mban Malltezin prej 2 vitesh në arrest shtëpiak dhe Berishën. Rama përmes GJKKO e realizoi edhe këtë fazë për ta dërguar çështjen në gjyq. Ishte një citim dispozitash nenesh që mendoj se janë për studentët se çfarë do bëhet, dosja do shkojë atje, do hidhet shorti dhe vetëm nuk tha që atë ditë do bie shi ose diell. Nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar, se mungon fakti penal, dhe e dyta në momentin kur konstaton akte të pavlefshme dhe të papërdorshme gjykimi i shkurtuar është i rrëzuar automatikisht. Kjo gjykatë, i vleftësoi ato akte dhe e dërgoi në gjyq, por neve kemi leximin tonë të ligjit, germë për germë, faqe për faqe.
Edhe kallëzim kemi bërë, këtu nuk ka çarje në radhët e tyre, se rasti është flagrant. Nga ana e gjyqtares, për çështje edhe profesionale edhe etike, duhej të ishte dhënë një version i saj, një shpjegim, ose të ndërmerrte ndonjë veprim të largohej. Është më mirë kur ikën vetë me këmbët e tua se kur të heqin. Ne po vazhdojmë, kemi edhe ne strategjinë tonë, ne po luftojmë në një terren që nuk ka sy që shikojnë dhe nuk ka veshë që dëgjojnë", tha Gjokutaj.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani në gjyq/ Nis përballja e Berishës dhe dhëndrit me drejtësinë! Ish-kryeministri zyrtari më i lartë në histori para togave të zeza! Vendimi i GJKKO u zvarrit deri pas zgjedhjeve
SI.E./I.M/ReportTv.al
