Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë, Agalliu: Ulni tatimin mbi të ardhurat, ndikon në ngritjen e jetës së qytetarëve pa ikur nga vendi

10 Nëntor 2021, 15:51| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 16:03

  • Share

Deputeti i PD Arbi Agalliu tha në Komisionin e Ekonomisë se skema që është sot në funksion për tatimin mbi të ardhurat po ushtron presion ndaj bazës së shoqërisë. Agalliu theksoi se mjekëve, infermierëve, pegagogëve, intelektualëve të këtij vendi, nuk mund t’ju ofrohet presion për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Sipas tij, këto janë shtresa që konsumojnë më shumë dhe duhet t’ju ofrohen kushtet. Sakaq, ai theksoi se mund të gjenden të tjera mundësi për të rritur buxhetin e shtetit, ndërsa u shpreh se ulja e tatimit mbi punësimin ndikon në ngritjen e jetës së qytetarëve pa ikur nga vendi.

“Dihet që kjo lloj shtrese, mjekët infermierët, pedagogët, shtresa intelektuale dhe e mesme e shoqërisë, janë ata që qarkullojnë kapitalin, konsumojnë, kjo pjesë e shoqërisë së cilës e çon para vendin dhe i kemi detyrim, kësaj shtrese s'mund tju ofrojmë presion për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Nga skema, nga paga 50 mijë dheri në 150 mijë, ku është dhe numri i madh i të punësuarve, është shtresa intelektuale e këtij vendi, kjo shtresë ka ngarkesën më të madhe. Nxit largimin e kësaj shtrese. Do doja të ushtronit fuqinë tuaj si ministre aq sa e keni për të ulur tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, për t’i dhënë frymëmarrje kësaj shtrese. Të merren masa t’ju krijohen kushtet, të ngrejnë jetën e tyre këtu dhe të vijojnë të kontribuojnë në shoqëri. Në statistikat që kemi, më shumë se të papunët po kërkojnë të largohen mjekët, infermierët. Nuk e shoh me vend që kësaj shtrese t'i faturojmë ngarkesën më të madhe. Merrni parasysh për ta riparë zonja ministre, sepse mundësi për të financuar buxhetin e shtetit do të gjenden plot."-tha Agalliu.


Lajmi kryesor:

Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?