Ekonomi

Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?

10 Nëntor 2021, 15:44| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 22:02

  • Share

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë tha se është parashikuar që të ardhurat e përgjithshme në vitin 2022 të jenë 536.8 miliardë lekë. Ministrja theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Sakaq, Ibrahimaj foli edhe për të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, që do të jetë 1.9 miliardë lekë më shumë se ky vit. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për prodhimin nga fermrët dhe faturat që pritet në mënyrë abuzuese, pasi ato nuk e justifikojnë prodhimin.

Sakaq, mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u shoqërua me debate të forta. Erion Braçe tha se fabrikat e qumështit janë në llum fiskal. Ai tha se kur numri i lopëve bie, fabrikat e qumështit kanë 'prodhuar' më shumë ndërsa u shpreh se nuk e di, se cila është magjia që e bën të mundur këtë gjë përveç se fatura. Ai tha se janë prerë fatura për atë që ata kanë humbur ndërsa shtoi se personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që mund t'i ndodhi prodhimit.

"Përjashtimet duhet të hiqen, sepse sjellin abuzime. Ai 6% nuk ka shkuar tek fermeri dhe atë vlerë do ja kalojmë Ministrisë së Bujqësisë për të bërë politika për zhvillimin e sektorit bujqësor. Sa i takon qumështit vetëm 11% të prodhuar në vend vjen i përpunuar kjo tregon se ka informalitet të lartë në këtë sektor."-tha Ibrahimaj.

"Abuzimi me faturat që nuk justifikon prodhimin, vjen se duan të mbulojnë humbjet e kësaj skeme. Në momentin që skema ishte e ekuilibruar s’kishte nevojë të priteshin fatura ekstra. Çekuilibrimi i skemës i ka bërë ata edhe më të paligjshëm. Sa kohë numri i bagëtive ka rënë, duhet të reflektonte edhe rënien e prodhimit të qumështit. Ose e kanë të gjithën me qumësht pluhur ose i gjithi është faturë. Ata nuk kanë interes të prodhojnë në vend. Pse s’doni ta kuptoni që keni bërë gabim para 3 vitesh dhe tani dua ta rishikoj, mos e rishikoni me ata shkoni deri tek bariu e deri tek industrialisti më i madh në vend. Ata abuzojnë troç fare, do humbim më shumë bagëti jepni lekë sa të doni ju. Subvencionet në bujqësi nuk arrijnë tek të gjithë do bëj një serë që kushton 100 milionë lekë, ndërsa kjo vlerë mund të ndahet tek 100 fermerë."-tha Braçe.

Erion Braçe bëri 4 propozime për paketën fiskale. "TVSH për shitjen e banesave, mos taksim të asnjë page deri ne 40 mijë lekë, akcizë për birrën, dhe akcizë për pijet me gaz."-tha Braçe.

Ndërsa deputeti i PD, Arbi Agalliu ngriti si shqetësim tatimin mbi të ardhurat pasi intelektualët, përfshirë këtu mjekët, pedagogët e infermierët, po largohen nga vendi. Duke ulur tatimin mbi të ardhurat, Agalliu tha se ndikon në ngritjen e jetës së qytetarëve pa ikur nga vendi. 

"Në statistikat që kemi, më shumë se të papunët po kërkojnë të largohen mjekët, infermierët. Nuk e shoh me vend që kësaj shtrese t'i faturojmë ngarkesën më të madhe. Merrni parasysh për ta riparë zonja ministre, sepse mundësi për të financuar buxhetin e shtetit do të gjenden plot."-tha Agalliu.

 

Ora 17:08
Braçe 4 propozime për paketën fiskale: TVSH për shitjen e banesave, mos taksim të pagës deri në 40 mijë lekë, akcizë për birrën dhe pijet me gaz

Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë bëri 4 propozime për paketën fiskale. Ai propozoi TVSH për shitjen e banesave, mos taksim të asnjë page deri ne 40 mijë lekë, akcizë për birrën, dhe akcizë për pijet me gaz.

“Jam pro mos taksimit të pagave deri në 40 mijë lekë, por kur pagat janë 41 mijë lekë, pse duhet të fillojë taksimi tek 30 mijë lekëshi? Do të bëj propozim që niveli i taksimi të filloj mbi 40 mijë lekë në muaj. Si do i mbrosh ti ata që preken nga vendosja e kësaj takse që i përkasin shtresave të varfra. Ne që kemi rroga të garantuara rrim tek kondicioneri. Nëse do e pranojmë akcizën për gazin duhet të mendojmë edhe masën mbështetëse. Propozoj heqjen e diferencimit të birrës, që të mos kemi dy shkallë por vetëm një shkallë të mos jetë 710 lekë por të jetë në rritje. Do të ketë një shkallë propozimi që do e paraqes në komision. Është rritur importi i pijeve energjike në mijëra tonë, sipas studimeve që lidhen me shëndetin dhe në dështim për të ndaluar konsumin tek fëmijët, duhet të paguajnë akcizë. Do të propozoj vendosje akcize për pijet energjike dhe ato me sheqer të tepërt. Sjellin të ardhura dhe mbrojmë qytetarët. TVSH për shitjen e banesave, mos taksim të asnjë page deri ne 40 mije lekë, akcizë për birrën, dhe akcizë për pijet me gaz”-tha Braçe.

Ora 16:58
Komisioni i Ekonomisë, Erion Braçe: Personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që mund t'i ndodhi prodhimit

Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që mund ti ndodhi prodhimit. Braçe tha se politika e vitit 2018 ka thelluar dëmin në prodhim. 

“Ka nisur në 2018 dhe nuk hiqet dorë nga personalizimi i politikës fiskale në të mirë të të paktëve dhe në dëm të të shumtëve. Politika e 2018 ka thelluar dëmin në prodhim. Shteti ka hequr dorë nga ndërhyrja në treg ua ka lënë totalisht në dorë grumbulluesve. Kush i ka thënë grumbulluesit çfarë po bën, asnjë? Doni ti hiqni këto me paketën fiskale shumë mirë, ua jap një zgjidhje. Vendosni një produkt dysheme për të gjitha produktet e fshatarit në mënyrë që ai të mos humbi para. Sa herë ua them këtë më thoni është komunizëm, por personalizimi i politikës fiskale nuk është komunizëm. Jam kundër çdo lloj skeme që nuk vendos ekuilibër. Refuzoj të pranoj që heqja e TVSH për inputet bujqësore pasi çmimet janë ulur, kur çmimet janë në rritje nuk rriten taksat. Pasi rritja e taksave rrit edhe kostot për prodhuesit. Kur FMN ju propozon të vendosni TVSH për shitjen e banesave rezidenciale për herë të parë pse nuk e bëni? E keni tek lista që na keni sjellë ne. Nuk fillon nga më i dobti por nga më i dobëti. Pse nuk merrni tatime dhe taksa tek ndërtimi. Do propozoj, vendos këtë që propozon FMN, me amendime e si të doni."-tha Braçe.

Ora 16:05
Braçe: Kontrolloni fabrikat e qumështit, s'mund të abuzojnë në këto parametra

Në Komisionin e Ekonomisë, Erion Braçe tha se fabrikat e qumështit janë në llum fiskal. Sakaq, ai tha se kur numri i lopëve bie, fabrikat e qumështit kanë 'prodhuar' më shumë. Braçe tha se nuk e di, se cila është magjia që e bën të mundur këtë gjë përveç se fatura. Braçe tha se janë prerë fatura për atë që kanë humbur.

"Kur skema ishte 20-20% këta grumbulluesit e kanë marrë produktin me çfardo çmimi. Është shitur domatja deri në 800 lekë sepse kishte interes grumbulluesi për mallin. Mua më intereson shitja e produktit të fshatarit me atë çmim që do fermeri, jo çfarëdo grumbulluesi. Kjo skemë do krijoj më shumë varësi të fermerit ndaj grumbulluesit, çmimi i grumbulluesit nuk është real. Humbja është në kurriz të fshatarit, dhe çmimi do të jetë në ulje. Ky është problemi që kemi me skemën, pse nuk e çoi skemën në ekuilibër, çfarë ju kushton. Tek pjesa e qumështit, fabrikat e qumështit janë në llum fiskal. Kur numri i lopëve bie, fabrikat e qumështit kanë prodhuar më shumë, unë nuk e di, se cila është magjia që e bën të mundur këtë gjë përveç se fatura."-tha Braçe.

Ora 15:51
Komisioni i Ekonomisë, Agalliu: Ulni tatimin mbi të ardhurat, ndikon në ngritjen e jetës së qytetarëve pa ikur nga vendi

Deputeti i PD Arbi Agalliu tha në Komisionin e Ekonomisë se skema që është sot në funksion për tatimin mbi të ardhurat po ushtron presion ndaj bazës së shoqërisë. Agalliu theksoi se mjekëve, infermierëve, pegagogëve, intelektualëve të këtij vendi, nuk mund t’ju ofrohet presion për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Sipas tij, këto janë shtresa që konsumojnë më shumë dhe duhet t’ju ofrohen kushtet. Sakaq, ai theksoi se mund të gjenden të tjera mundësi për të rritur buxhetin e shtetit, ndërsa u shpreh se ulja e tatimit mbi punësimin ndikon në ngritjen e jetës së qytetarëve pa ikur nga vendi.

“Dihet që kjo lloj shtrese, mjekët infermierët, pedagogët, shtresa intelektuale dhe e mesme e shoqërisë, janë ata që qarkullojnë kapitalin, konsumojnë, kjo pjesë e shoqërisë së cilës e çon para vendin dhe i kemi detyrim, kësaj shtrese s'mund tju ofrojmë presion për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Nga skema, nga paga 50 mijë dheri në 150 mijë, ku është dhe numri i madh i të punësuarve, është shtresa intelektuale e këtij vendi, kjo shtresë ka ngarkesën më të madhe. Nxit largimin e kësaj shtrese. Do doja të ushtronit fuqinë tuaj si ministre aq sa e keni për të ulur tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, për t’i dhënë frymëmarrje kësaj shtrese. Të merren masa t’ju krijohen kushtet, të ngrejnë jetën e tyre këtu dhe të vijojnë të kontribuojnë në shoqëri. Në statistikat që kemi, më shumë se të papunët po kërkojnë të largohen mjekët, infermierët. Nuk e shoh me vend që kësaj shtrese t'i faturojmë ngarkesën më të madhe. Merrni parasysh për ta riparë zonja ministre, sepse mundësi për të financuar buxhetin e shtetit do të gjenden plot."-tha Agalliu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?