Drejtori i Drejtorisë së Burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për Report TV, tha se asnjë institucion burgu nuk është vatër e COVID dhe nuk ka qenë asnjëherë.
'Vatër COVID është asnjë burg, është shfaqur për herë të parë tek 313 për shkak të stilit të jetesës dhe ambienteve të ngushta, dhe rreziku i transmetimit është shumë i lartë. Vatër nuk ka askund. Respektohen masat anti-COVID. Nëse dikush është i infektuar menjëherë veçohet dhe kryhen të gjitha procedurat e duhura në bashkëpunim me strukturat epidemiologjike.'- tha Ismaili.
I pyetur nga gazetari Arsen Rusta në lidhje me numrin e lartë të ambulancave të burgut tek Infektivi, Ismaili tha se ato janë sajime nga mediat dhe se nuk ka asnjë shifër të saktë.
'Ato që sajohen në mediat, u panë ka ambulanca, këtu e kaq aty, janë deduksione dhe i mendoni vetë rezultate nuk janë siç i dyshoni ju.'- tha Ismaili.
Rusta: Sa teste kryhen në sistemi e burgjeve?
'Nuk ka një plan për realizim testesh, kryhen sipas nevojave dhe të dyshuarve që kanë simtoma. Nuk kemi plan të bëjmë kaq teste apo aq teste, por për tu përgjigjur nevojave.'- tha Ismaili.
I pyetur në lidhje me lirimet me kusht që u bënë gjatë kohës së pandemisë, nëse ka pasur nga ato që nuk e kanë respektuar lejen, Ismaili tha se vetëm 10-12 prej tyre e kanë shkelur dhe më pas janë marrë masat ligjore për to.
'Padyshim që u kthyen të gjithë, ato që shkelën kushtet e lejes u anulohej leja dhe ktheheshin në burg. Rreth 10 apo 12 prej tyre shkelën lejen e pandemisë dhe u morën masat ligjore. Ky është tregues shumë i qartë që procedurat e dhënies së lejes, kanë qenë shumë strikte.'- tha Ismaili.
Lajmi kryesor:
Ismaili për Report Tv: Lirimi i ‘të fortëve’ vetëm sipas ligjit, jo me rryshfet! 6 të burgosur aktualisht me COVID! Kujt i lejohet, do të votojë
M.Q.//ReportTv.al