Ismaili për Report Tv: Lirimi i ‘të fortëve’ vetëm sipas ligjit, jo me rryshfet! 6 të burgosur aktualisht me COVID! Kujt i lejohet, do të votojë

22 Shkurt 2021, 13:07| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 16:05

  • Share

TIRANË- Në burgun e Fushë Krujës ka pasur një linjë drejt lirisë në mënyrë të paligjshme e cila tashmë me ndërhyrjen e SPAK është prishur.  Ky ishte komenti i kreut të burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për Report Tv i pyetur për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Ndalur tek situata e pandemike COVID-19 në burgje, Ismaili tha se aktualisht janë vetëm 6 të infektuar dhe prej mars 2020 në burgje është shënuar vetëm një viktimë.

“Sistemi i Burgjeve ka një staf të zgjeruar që janë popullata e zakonshme dhe janë të ekspozuar për t’u infektuar e për pasojë transmetimi i këtij virusi është shumë i lartë, është arritur që të mbahet në gjendje stabël, kemi vetëm 6 të burgosur të prekur, ndërsa për periudhën 7 mujore të fundit janë 134 të burgosur në total, ato me sëmundje bashkëshoqëruese janë trajtuar në spitalin e Burgjeve. Në muajin gusht ka pasur një humbje jete, një të burgoru në moshë të thyer me shumë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa situata tjetër ka shkuar në normalitet. Për 5 të burgosur që është agravuar situata janë përcjellë në spitalet COVID dhe janë negativizuar dhe po kryejnë dënimin në burgun ku është dënuar”, tha Ismaili.

Ndalur tek regjimi i posaçëm ‘41-bis’, Ismaili tha se ka dhënë rezultat dhe 7 të dënuar e paraburgosur vazhdojnë mbahen në këtë regjim.

Sa i përket procesit të zgjedhjeve në burgje, Ismaili sqaroi se po bëhen të gjitha përgatitjet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në sistemin tonë të burgjeve deri më 31 Janar 2021 ndodhen 2332 të paraburgosur dhe 2276 të dënuar në të gjithë vendin.

 

Ora 13:35
Zgjedhjet e 25 prillit/ Ismaili: Kategorive të të burgosurve që u lejohet, do të votojnë

1613995566_ismaili7.jpg

Nisur nga fakti që jem prag zgjedhjes, Agim Ismaili ka bërë me dije se po bashkëpunon me KQZ, në mënyrë që kategoritë e të burgosurve që u lejohet të kenë mundësi për të votuar.

“Atyre që janë në qeli dhe u takon të votojnë do e ushtrojnë këtë të drejtë, kategorive që nuk iu lejohet “jo”. Po punojmë intesivisht me KQZ për procesin e votimit”, tha Ismaili për Report Tv.

Ora 13:26
‘Lirimi i Petanit nga gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha’, Ismaili: S’jemi kundër lirimeve me kusht, por të jenë sipas ligjeve (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili është ndalur edhe te çështja e lirimit të të burgosurit, Saimir Petano, i cili do të lirohej nga gjyqtarja e arrestuar, Enkelejda Hoxha, Ai tha se Drejtoria e Burgjeve nuk është kundër lirimit me kusht, por që ky vendim të merret konform ligjeve. Ai tha se nuk ka qenë vetëm gjykata e Krujës që ka liruar të dënuar në shkelje të ligjit, por edhe gjykata të tjera, edhe pse kanë qenë jashtë vëmendjes së mediave.

“Rasti i Petani është një çështje në hetim nga SPAK, nuk ka si të komentoj , por ju siguroj që Drejtoria e Burgjeve dhe ministria e Drejtësisë është në lartësinë e detyrës për të ndaluar akte të paligjshme që të burgosur për të përfitojnë lirinë abuzivish, Kemi qenë shumë të prerë dhe institucional për të mbajtur p[përgjegjësitë e duhura, si dhe reagimin institucional për veprime haptazi të paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nuk jemi kundër lirimit me kusht ne punojmë që sa më shumë të burgosur ta përfitojnë këtë drejtë, por jo me presion apo ryshfet apo në mënyrë abuzive. Ka probleme të tilla, janë hasur edhe në Gjykata të tjera, jo vetëm në Fushë Krujës, janë vëmendjes së mediave, i përkasin të së kaluarës, jemi shumë të vendosur për t’i identifikuar dhe prezentabël ato, janë bërë publike nga ILD për të verifikuar këtë pjesë të vendimmarrjes me qëllim që të përfundohet kjo rrugë”, tha Ismaili.

Ora 13:20
‘Regjimi 41-bis në burgje’/ Ismaili: Të izoluar 7 persona, ka dhënë rezultat te të burgosurit (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili ka bërë me dije se 7 persona ndodhet aktualisht në regjimin e të ashtuquajtur ’41-bis’.

“Janë 7 persona, 5 te 313 dhe 2 në Peqin, që në krye të herës, Drejtoria e Burgjeve ka ngritur një grup pune për nevojat psikosociale dhe shëndetësore, që të kalohet ky regjim sipas përkufizimeve ligjore. Çdo problem, forcat e sigurisë mbajnë raportojnw dhe në normalitete të plotë dhe besoj që jep një rezultat të plotë”, tha Ismali.

Ora 13:17
Agim Ismaili për Report TV: Asnjë burg nuk është vatër e COVID, përfitimin e lejes në kohë pandemie vetëm 12 persona e kanë shkelur (VIDEO)

Drejtori i Drejtorisë së Burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për Report TV, tha se asnjë institucion burgu nuk është vatër e COVID dhe nuk ka qenë asnjëherë.

'Vatër COVID është asnjë burg, është shfaqur për herë të parë tek 313 për shkak të stilit të jetesës dhe ambienteve të ngushta, dhe rreziku i transmetimit është shumë i lartë. Vatër nuk ka askund. Respektohen masat anti-COVID. Nëse dikush është i infektuar menjëherë veçohet dhe kryhen të gjitha procedurat e duhura në bashkëpunim me strukturat epidemiologjike.'- tha Ismaili.

I pyetur nga gazetari Arsen Rusta në lidhje me numrin e lartë të ambulancave të burgut tek Infektivi, Ismaili tha se ato janë sajime nga mediat dhe se nuk ka asnjë shifër të saktë.

'Ato që sajohen në mediat, u panë ka ambulanca, këtu e kaq aty, janë deduksione dhe i mendoni vetë rezultate nuk janë siç i dyshoni ju.'- tha Ismaili.

Rusta: Sa teste kryhen në sistemi e burgjeve?

'Nuk ka një plan për realizim testesh, kryhen sipas nevojave dhe të dyshuarve që kanë simtoma. Nuk kemi plan të bëjmë kaq teste apo aq teste, por për tu përgjigjur nevojave.'- tha Ismaili.

I pyetur në lidhje me lirimet me kusht që u bënë gjatë kohës së pandemisë, nëse ka pasur nga ato që nuk e kanë respektuar lejen, Ismaili tha se vetëm 10-12 prej tyre e kanë shkelur dhe më pas janë marrë masat ligjore për to.

'Padyshim që u kthyen të gjithë, ato që shkelën kushtet e lejes u anulohej leja dhe ktheheshin në burg. Rreth 10 apo 12 prej tyre shkelën lejen e pandemisë dhe u morën masat ligjore. Ky është tregues shumë i qartë që procedurat e dhënies së lejes, kanë qenë shumë strikte.'- tha Ismaili.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?