Agjencia Europiane e Barnave: AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Nuk ka asnjë lidhje me rastet e mpiksjeve të gjakut

18 Mars 2021, 17:09| Përditesimi: 18 Mars 2021, 21:13

  • Share

Në një raport të publikuar nga EMA , Agjencia Evropiane e Barnave, ka arritur në përfundimin se vaksina Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19 është "e sigurt dhe efektive".

Agjencia Evropiane e Barnave tha se do të vazhdojë të studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut dhe vaksinës, por theksoi se ata do të vazhdojnë të mbajnë studimet të mëtejshme.

Hetimi EMA u përqendrua në një numër të vogël të rasteve të çrregullimeve të gjakut të pazakonta, në veçanti, ajo po shikonte rastet e trombozës venoze cerebrale - mpiksjen e gjakut në kokë.

”Vaksina e Asrazeneca është e sigurte dhe efektive. Ndihmon në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19.  Studimet tregojnë se në fakt shkalla e efektshmërisë është më e lartë se ajo e raportua. Ne bëmë një rishikim të shpejtë për këtë. Nuk është e jashtëzakonshme të përballemi me një situatë të tillë dhe të studiojmë nëse ka një lidhje me të.  Informacionet e marra sot i lejojnë shtetet të marrin vendimet për të rikthyer vaksinimet e pezulluara.'- tha Presidentja e EMA, Emer Cooke.

Debati për vaksinën AstraZeneca erdhi pasi disa shtete kryesore të BE-së si Gjermania apo Italia, e kishin pezulluar përkohësisht përdorimin e kësaj vaksine. Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës ngjallën shqetësime mbi ritmin e vaksinimit në rajon, i cili tashmë ishte prekur nga mungesat e furnizimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të enjteve vendeve që të vazhdojnë përdorimin e vaksinës.

Edhe në Shqipëri disa mësues hezituan fillimisht që të merrnin dozën e vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që tashmë EMA ka konfirmuar se kjo vaksinë është e sigurtë dhe efektive. Në vendin tonë që prej ditës së shtunë (13 Mars) ka nisur vaksinimi anti-COVID, i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën AstraZeneca. Ministrja Manastirliu njoftoi një ditë më parë se tashmë janë të mbrojtur nga koronavirusi 2.664 mësues, pas marrjes së dozës së parë. Vaksinimi ka nisur në disa qytete si Tirana, Lezha, Kukësi, Durrësi, Korça, Lushnja dhe pritet që procesi të shtrihet në të gjithë vendin.

Ora 21:10
Pas vendimit të EMA-s, Gjermania, Franca dhe Spanja rifillojnë vaksinimin me AstraZeneca

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet që thonë se do të rifillojnë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca COVID pasi EMA deklaroi se ishte "e sigurtë dhe efektive".

“Qëllimi ynë, qëllimi i përbashkët i qeverisë dhe 16 kryeministrave të landeve, është të rifillojmë vaksinimet me AstraZeneca gjatë së premtes” tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për gazetarët, në përpjekje për të rikthyer “besimin” në këtë vaksinë, përdorimi i së cilës u pezullua të hënën.

Po ashtu edhe Spanja do ta rifillojë administrimin e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias në një konferencë shtypi në televizion kombëtar, pasi Agjencia Evropiane e Barnave tha se ajo ishte “e sigurt dhe efektive”.

Shtete të tjera të cilat kanë njoftuar rinisjen e procesit të vaksinimit me AstraZeneca përfshijnë Portugalinë, Hollandën, Letoninë, Lituaninë, Qipron dhe Bullgarinë.

Pas një rishikimi të gjerë të rreziqeve të mundshme të mpiksjes së gjakut, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) vlerësoi se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive. Edhe disa vende të tjera europiane njoftuan, gjithashtu, se do të rifillojnë vaksinimet me AstraZeneca-n./SKY

Ora 18:49
Pas vendimit të EMA për AstraZeneca, Draghi deklaron se Italia rifillon nesër përdorimin e saj

Italia rifillon përdorimin e vaksinës së AstraZenecxa, duke filluar nga dita e nesërme. Lajmi u bë publik nga kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të EMA.

Komiteti i sigurisë EMA në fund të takimit për hetimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 dhe mbi ngjarjet tromboembolike, arriti "një përfundim të qartë shkencor" se ajo është një vaksinë e sigurt dhe efektive dhe përfitimet  nga përdorimi i saj janë më të larta se rreziqet shoqëruese ".

Italia do të rifillojë administrimin e ilaçit menjëherë  që nesër në 3 pasdite dhe një lajm i tillë u konfirmua edhe nga agjencia kombëtare e ilaçeve (Aifa):

"Pasi dëgjoi Ministrin e Shëndetësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshillin e Shëndetit, Aifa njofton se arsyet për pezullimin e përdorimit si masë paraprake nuk ekzistojnë më prandaj, nesër, Aifa do të pezullojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00.’- tha Draghi.

Italia pezulloi përdorimin e vaksinën me 15 mars pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe trombozat e shfaqura në disa pacientë, të cilët sipas ekspertëve edhe të EMA tanimë nuk kanë lidhje me fakte

Ora 18:48
Vendimi i EMA-së për AstraZenecën, Rama: Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve

1616079437_rama1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, pasi EMA deklaroi se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive, ku theksoi se duhet të vijohet vaksinimi për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve.

‘Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita.’- shkruan Rama.

Ora 17:56
Vendimi i EMA, Manastirliu shpërndan lajmin: Vaksina ka efektshmëri edhe më të lartë se testet

Cilësimi  nga EMA se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe nuk shkakton mpiksje gjaku dhe se duhet të vijojë të përdoret për vaksinimin  e popullsisë dhe mbrojtjen nga COVID-19, ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Duke cituar vendimin e EMA-s,  Autoritetit Rregullator të Barnave te Bashkimit Evropian, Manastirliu shprehet se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive.

“Po ndodh, EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian): Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”,  shkruan Manastirliu.

EMA doli sot me një vendim në lidhje me vaksinën anti-covid, AstraZeneca duke e cilësuar të sigurt dhe nuk ka lidhje me trombozën. Ky vendim erdhi pas pezullimit të sja nga disa shtete pasi ngritën dyshime se mund të shkaktonte mpiksje gjaku.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?