Cilësimi nga EMA se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe nuk shkakton mpiksje gjaku dhe se duhet të vijojë të përdoret për vaksinimin e popullsisë dhe mbrojtjen nga COVID-19, ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Duke cituar vendimin e EMA-s, Autoritetit Rregullator të Barnave te Bashkimit Evropian, Manastirliu shprehet se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive.
“Po ndodh, EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian): Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, shkruan Manastirliu.
EMA doli sot me një vendim në lidhje me vaksinën anti-covid, AstraZeneca duke e cilësuar të sigurt dhe nuk ka lidhje me trombozën. Ky vendim erdhi pas pezullimit të sja nga disa shtete pasi ngritën dyshime se mund të shkaktonte mpiksje gjaku.
Lajmi kryesor:
Agjencia Europiane e Barnave: AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Nuk ka asnjë lidhje me rastet e mpiksjeve të gjakut
//ReportTv.al