Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vijuar me gjobat ndaj të gjithë atyre kryebashkiakëve që nuk menaxhojnë si duhet mbetjet urbane.
Kësaj radhë, AKM ka gjobitur kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, i cili edhe pse në pikun e sezonit turistik, e ka lënë Vlorës mes mbeturinave siç duket edhe në fotot e mëposhtme.
Kujtojmë se më herët edhe kryeministri Rama e kishte identifikuar këtë bashki si model të keq menaxhimi ku sipas tij kryebashkiaku fle gjumë.
'Ndërkohë që kemi bashki si Vlora kemi një kryebashkiak që fle gjumë. Një vend me potenciale të mëdha... Të qenit xix mëngjes drek, darkë. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha siç është Pogradeci. Bashkia më shembullore përfshirë edhe Tiranën, është Shijaku. Kanë ça të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Tirana dhe Durrësi kanë kohë për të nxjerrë nga kapacitetet e tyre të natyrshme. Janë çështjes vullneti dhe durimi. Shqiptarët kanë qenë të varfër, por nuk kanë qenë pisanjos. Tani kjo situatë flet shumë jo për çfarë u bë, por sa gjynah se ka akoma zona dhe pjesë ku ka pisllëk.'- tha Rama.
Në një tjetër takim me kryebashkiakët në Pogradec, Rama e kritikoi sërish Lelin i cili sipas tij ishte në gjumë letargjik. Rama thotë se Leli merr lekët nga qeveria për pastrimin, por nuk nënshkruan kontratat.
Nuk është hera e parë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur kryebashkiakët e vendit. Më 8 shkurt u gjobit me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushin për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme vend e pa vend.
Bushi është gjobitur me 500 mijë lekë, gjobë që parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011.
Ai ishte kryebashkiaku i tretë në vend që gjobitet nga AKM, pas ndëshkimit të kreu të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj për keqmenaxhimin e mbetjeve.
Na i beri peshqesh dy mandate bashke i gjati kete melunin.Pisllek nga te gjitha anet tall b*then DUKA cornutua me Vloren.Vjen fshatari na ben zborr.Q M
PërgjigjuPopse se shkarkon kete deshtak
PërgjigjuKy Dritani e ka gjoben peshqesh nga Vilma Bello.Po mire ia bejne se edhe ky nuk di te beje ndere atyre qe e meritojne
PërgjigjuKu di ndere ky.ky do vetem leke.pyesni taullaun se ai ia di gjobat
Ikni o Legena,ju jeni si bordi Naftes. Ul 1 lek turpi zotit. Ca do bej Dritan Leli,e saboton Duka firma e pastrimit. Ka 20 vjet tall nuthen
PërgjigjuGjobitet se nuk i vjen pas avazit krietarit thuaj se plerat na mbyten gjithandej, edhe ne Tirane.
PërgjigjuLufta brenda llojit eshte me e eger se jashte tij
PërgjigjuAte alabakun e komunales e ka ushtar komplet
Ca lufte thua. Ky ësht thjesht nje hajdut i ndyr. Vjedh bashkine vjedh ujsjellsesin, vjedh komunalen. U bën presion dr per lek.
Mirela Kumbaro Furxhi gjobit Dritan Lelin e Bashkise Vlore. Nderkohe qe Tirana qelbet sepse pastrohet vetem qendra ndersa periferia eshte katran me boje.
Përgjigjupo mire keni bere. po Tirana? Sa here i shofim koshat keshtu edhe me keq madje? Apo njeri i nenes e tjetri i njerkes.
PërgjigjuKur do zhduket ky kryebashkiak mixerabel qe gjithe vlora eshte nen pushtetin e plehrave. Shikoni ne çdo lagje qelbesirllek. As skuqetve as zverdhet kjo moster. Vetem per xhepat e tij mendon. Kulmi i korrupsionit