Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) ka konfirmuar se sulmi amerikan ka shkaktuar dëme të mëdha shtesë në centralin bërthamor të Isfahanit. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, përmes një deklarate zyrtare.
Centrali kishte qenë më herët objektiv i sulmeve ajrore izraelite.
“Sulmet e fundit të mëngjesit të sotëm kanë dëmtuar ndërtesa të tjera në Isfahan. Përveç kësaj, kemi konstatuar se janë goditur edhe hyrjet në tunelet nëntokësore të këtij siti,” sqaroi Grossi.
Ndërkohë, nuk ka qenë e mundur të vlerësohet shkalla e dëmeve në impiantet e pasurimit të uraniumit në Fordow dhe Natanz.
Sipas mëtejshmit nga AIEA, autoritetet rregullatore iraniane kanë informuar se “nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë ambienteve të tre centraleve bërthamore iraniane pas sulmeve të fundit.”
Lajmi kryesor:
‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore! Shpërthime të reja në Teheran, iranianët: Të mbyllet Hormuzi, hakmarrje! (VIDEO)
H.K/ReportTv.al