Të shtunën mbrëma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm ajror të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan.
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi operacionin "Çekani i Mesnatës"përmes rrjetit të tij social Truth, duke deklaruar: “Kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore. Të gjitha avionët tanë janë larguar nga hapësira ajrore iraniane dhe janë në rrugë të sigurt drejt bazave. Fordoë, objekti kryesor, është goditur me një ngarkesë të plotë bombash. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të kishte mundur ta bënte këtë. Tani është koha për paqe”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi sulmin e SHBA si «një sjellje kriminale» që do të ketë «pasoja të përjetshme».
Kreu i diplomacisë iraniane theksoi sërish se programi bërthamor i Iranit ka natyrë paqësore dhe akuzoi SHBA-të për «një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara». Ai deklaroi: «Ne e rezervojmë të drejtën të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin tonë».
Në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Trump sqaroi se sulmi kishte për qëllim ndalimin e kërcënimit bërthamor nga “shteti i parë që sponsorizon terrorizmin”. Ai deklaroi se objektet bërthamore iraniane janë “thuajse plotësisht të shkatërruara” dhe i bëri thirrje Iranit që të zgjedhë paqen, duke përmendur viktimat e shumta që, sipas tij, janë shkaktuar nga veprimet iraniane gjatë dekadave.
Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon, tha se ambiciet bërthamore të Iranit “janë asgjësuar” pas kësaj ndërhyrjeje.
Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordoë, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën bomba “bunker-buster” (sipas Fox Neës 6 të tilla) me peshë 14 ton secila. Ndërkohë, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur mbi 2000 raketa Tomahaëk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.
Trump falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ushtrinë izraelite për bashkëpunimin, duke deklaruar se “kurrë më parë nuk është vepruar si një skuadër kaq e koordinuar”.
Kryeministri izraelit Netanyahu vlerësoi lidershipin e Trump, duke thënë: “Historia do të kujtojë se Presidenti Trump veproi për t’i mohuar regjimit më të rrezikshëm në botë armët më të rrezikshme në botë”. Ai shtoi se kjo goditje mund të hapë një të ardhme të begatë për Lindjen e Mesme dhe falënderoi SHBA-në për aleancën e palëkundur.
Nga ana tjetër, Irani reagoi me vendosmëri përmes Organizatës për Energjinë Atomike, duke deklaruar se “zhvillimi i industrisë bërthamore nuk do të ndalet, pavarësisht konspiracioneve djallëzore të armiqve”. Sipas tyre, kjo industri është fryt i punës dhe gjakut të “dëshmorëve bërthamorë”.
Më tej disa orë pas sulmit, parlamenti iranian ka konkluduar se ngushtica strategjike e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare. Ngushtica, që lidh Gjirin Persik me Detin Arabik, është një rrugë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit natyror.
lajm në përditësim...
Parlamenti i Teheranit ‘ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare’.
Këto janë fjalët e gjeneralit të Gardës Revolucionare, Esmail Koësari, anëtar i komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, të cilat i ka raportuar televizioni iranian Press TV.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë strategjike për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.
Si një “korridor detar” midis Iranit dhe Omanit, ajo lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe detin Arabik.
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, përjashtoi lajm për të dërguar trupa tokësore në Iran, duke ritheksuar qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë.
"Nuk kemi asnjë interes të vendosim trupa në terren," deklaroi Vance për Nbc Neës, duke sqaruar se qëllimi i administratës nuk është pushtimi ushtarak.
Vance shpjegoi se ndërhyrja është nxitur nga përfundimet e inteligjencës amerikane:
"Vlerësimet e inteligjencës sonë na shtynë të veprojmë kundër Iranit."
Megjithatë, zëvendëspresidenti amerikan mbajti një qëndrim të hapur ndaj dialogut:
"Duam të bisedojmë me Iranin për një zgjidhje afatgjatë."
Duke parë nga e ardhmja, ai tha:
"Tani do të punojmë për ta çmontuar në mënyrë të përhershme programin bërthamor iranian në vitet e ardhshme," duke përjashtuar një përshkallëzim të zgjatur:
"Nuk kam frikë se kjo do të shndërrohet në një konflikt të zgjatur."
Ushtria amerikane ka zbuluar detaje të reja mbi sulmet kundër objekteve bërthamore të Iranit. Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, një nëndetëse amerikane ka lëshuar mbi 2 mijë raketa Tomahawk drejt infrastrukturës iraniane që ishte në shënjestër të sulmit.
Gjenerali Caine njoftoi gjithashtu se shtatë bombardues strategjikë B-2 janë përdorur në sulmet ajrore mbi objektet bërthamore iraniane. Këto avionë janë të pajisur për të depërtuar në thellësi të tokës dhe për të shkatërruar objektiva të mbrojtur në mënyrë të veçantë, siç janë impiantet bërthamore të ndodhura nën male apo në bunkerë.
Në total, më shumë se 125 avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë marrë pjesë në operacion, përfshirë qindra avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë, dhjetëra avionë të furnizimit në ajër, si dhe një nëndetëse taktike që shërbeu si bazë për lëshimin e raketave lundruese.
“Përpjekja për të sulmuar forcat amerikane do të ishte një ide shumë e keqe për Iranin dhe për grupet e tij të ndërlidhura (proxy-t)”.
Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një përgjigjeje ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj çdo përpjekjeje për kundërsulm pas operacionit amerikan mbi objektet bërthamore iraniane.
Sulmet ajrore të natës së kaluar kishin për qëllim “komprometimin” dhe “shkatërrimin” e kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe e kanë “devastuar” programin bërthamor të vendit. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon.
Operacioni ushtarak, i quajtur “Çekani i mesnatës”, u drejtua nga presidenti Donald Trump dhe u realizua nga forcat amerikane kundër impianteve kryesore bërthamore të Iranit. Sipas Hegseth dhe shefit të Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, gjeneral Dan Caine, ambiciet bërthamore të Iranit “janë asgjësuar” pas kësaj ndërhyrjeje.
“Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm (presidenti Donald Trump) ishte i qartë, i fuqishëm dhe i saktë”, tha Hegseth.
“E kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit, por duhet theksuar se operacioni nuk ka pasur në shënjestër trupat iraniane apo popullin iranian. Falë udhëheqjes së guximshme dhe vizionare të presidentit Trump dhe përkushtimit të tij për paqen përmes forcës, ambiciet bërthamore të Iranit janë asgjësuar”, shtoi ai.
“Presidenti Trump ka thënë jo armëve bërthamore. Ai dëshiron paqe dhe Irani duhet të ndjekë këtë rrugë”, përfundoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara në konflikt është prova se Uashingtoni është në të vërtetë forca lëvizëse pas ofensivës izraelite kundër Iranit. Sipas Pezeshkian, forcat amerikane janë përfshirë në përplasjen ushtarake vetëm pasi “konstatuan pafuqinë e Izraelit”. Kështu raporton Haaretz, duke cituar mediat iraniane.
Presidenti shtoi se “kombit iranian i ka treguar botës disa herë se nuk kursehet për të mbrojtur ujin dhe tokën e kësaj atdheu”, duke rikonfirmuar vendosmërinë e Teheranit për të mbrojtur sovranitetin e tij përballë çdo agresioni të jashtëm.
Pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër impianteve bërthamore iraniane, qeveria izraelite ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit Donald Trump për veprimin e ndërmarrë. Kjo ndjesi duket se reflektohet edhe tek qytetarët izraelitë: në Tel Aviv janë shfaqur pankarta me mbishkrimin në anglisht “Thank you Mr. President”, të shoqëruara me një foto të Trump dhe flamuj amerikanë.
Një imazh satelitor tregon pasojat e sulmit amerikan mbi impiantin bërthamor të Fordow, duke nxjerrë në pah pikën e mundshme të hyrjes së bombave në kompleks.
On 21 June 2025, President Trump announced the US had struck Iran’s Fordow Nuclear Facility with GBU-57A/B MOP bunker busting bombs. High-resolution imagery taken on 22 June 2025 shows the site after it had been struck. pic.twitter.com/iXid2djIgU
— Open Source Centre (@osc_london) June 22, 2025
Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se kanë shkatërruar në mënyrë të qëllimshme negociatat diplomatike lidhur me programin bërthamor iranian, përmes sulmeve të përsëritura ndaj objekteve iraniane.
Në një postim në rrjetin X, Araghchi deklaroi se Teherani ishte në proces negociatash me Uashingtonin, kur ndërhyri Izraeli duke “shpërbërë diplomacinë”. E njëjta situatë – sipas tij – u përsërit disa ditë më vonë, kur Irani po bisedonte me Bashkimin Evropian dhe vendet e grupit E3 (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe).
«Çfarë përfundimi duhet të nxjerrim?», pyeti Araghchi me ton kritik, duke kundërshtuar qëndrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilët i bëjnë thirrje Iranit që të kthehet në tryezën e negociatave.
«Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka braktisur kurrë, e aq më pak ta ketë shkatërruar?», përfundoi ai.
«Fushata nuk ka përfunduar: ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme, të ndërlikuara dhe sfiduese». Kështu u shpreh presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, duke e cilësuar “historik” sulmin e Donald Trump ndaj Iranit, sipas asaj që raporton BBC.
Herzog shtoi se deklaratat e presidentit amerikan tregojnë aleancën e thellë dhe të guximshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dhe u bëri thirrje qytetarëve izraelitë që të vazhdojnë të ndjekin me kujdes udhëzimet për sigurinë të dhëna nga autoritetet.
Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me forcë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të bombarduar Iranin.
«Një vendim thellësisht antikushtetues», e cilësoi Bernie Sanders gjatë një mitingu në Tulsa, Oklahoma, në një mesazh të publikuar edhe në rrjetet e tij sociale. Ai i referohet faktit që Trump nuk e ka konsultuar Kongresin përpara se të jepte urdhrin për ndërhyrjen ushtarake.
Edhe kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez reagoi ashpër në rrjetet sociale:
«Vendimi katastrofik i Presidentit për të bombarduar Iranin pa autorizim përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të Kongresit për shpalljen e luftës. Ai rrezikoi në mënyrë të pamatur të shkaktojë një luftë që mund të na mbërthejë për breza».
Ajo shtoi se kjo sjellje përbën një arsye të qartë dhe të justifikuar për fillimin e procedurës së shkarkimit (impeachment).
Duke cituar burime anonime, televizioni amerikan CBS News raporton se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh Iranit pas sulmeve të natës së kaluar, duke theksuar se sulmet ishin të kufizuara ndaj programit bërthamor të Republikës Islamike dhe se Uashingtoni nuk po kërkon një ndërrim regjimi.
Ky mesazh shihet si një përpjekje e qartë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Numri i të plagosurve të shtruar në spitalet izraelite pas sulmit me raketa nga Irani ka arritur në 86 persona.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, sipas asaj që raporton Times of Israel.
Shumica e uraniumit që më parë ishte ruajtur në impjantin e pasurimit të Fordow-t është zhvendosur në një vend tjetër, ka zbuluar një burim iranian i cituar nga agjencia Mehr.
Ky zhvendim ka ndodhur në një kontekst tensionesh në rritje dhe pas sulmeve të fundit amerikane ndaj impianteve bërthamore iraniane, përfshirë edhe Fordow-n.
Burimi nuk ka bërë të ditur vendndodhjen e saktë ku është transferuar uraniumi.
This seems important. Before the U.S strikes on Esfahan, Natanz and Fordow, @Maxar satellite images showed a possible increase in logistics at Fordow - 16 trucks gathered on 19- 20 June with heavy machinery near the entrance to the main facility. pic.twitter.com/dakj6aFbVS
— John Pollock (@John_Pollock22) June 22, 2025
Video e transmetuar nga media shtetërore iraniane dhe e verifikuar nga CNN tregon tym që ngrihet nga drejtimi i impiantit bërthamor të Fordow, pas sulmit amerikan
Një video e shpërndarë nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, e filmuar nga një automjet në lëvizje dhe më pas e verifikuar gjeografikisht nga CNN, tregon një re të madhe tymi të errët që ngrihet në horizont, në drejtim të impjantit bërthamor të Fordow.
Në video dëgjohet një zë që thotë:
“Tymi i vetëm që shihet në qiell mbi Fordow vjen nga impianti bërthamor i Fordow-t.”
CNN thekson se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur burimin e tymit, por bazuar në vendndodhjen gjeografike, videoja është xhiruar nga autostrada Teheran-Qom, rreth 13 kilometra në perëndim të impiantit të Fordow-t.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se objektet bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan ishin "shkatërruar plotësisht" nga sulmet amerikane.
Por autoritetet iraniane e kanë minimizuar ndikimin e sulmit, duke thënë se nuk ka pasur dëme serioze. Një deputet iranian pohoi se Fordow nuk është dëmtuar rëndë, ndërsa gazetarët e medias shtetërore iraniane kanë deklaruar se goditjet kanë dëmtuar vetëm tunelet e hyrjes dhe daljes së impiantit, por jo vetë strukturën e brendshme.
Impianti i Fordow-t ndodhet thellë nën disa shtresa malore, pranë qytetit të shenjtë të Qom-it.
Në ditët që paraprinë sulmet amerikane ndaj impiantit të pasurimit të uraniumit në Fordow, imazhet satelitore tregojnë se mund të jenë bërë përpjekje për të forcuar hyrjet në këtë strukturë nëntokësore të ndërtuar në shpat mali.
Një imazh i datës 19 qershor tregon një rresht prej 16 kamionësh të mëdhenj të ngarkuar me dhe pranë hyrjeve të impiantit, së bashku me makineri për lëvizjen e dheut.
Në një imazh të marrë ditën pasuese, duket se pjesë të rrugës që të çon në tunele janë mbuluar me dhe, ndërsa kamionët e ngarkuar vazhdojnë të lëvizin drejt hyrjeve të kompleksit nëntokësor. Po ashtu, makineri të tjera lëvizëse shihen duke grumbulluar dhe, duke treguar një aktivitet intensiv ndërtimor përreth strukturës.
Sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore iraniane ka qenë "plotësisht i koordinuar" me Izraelin. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh video të shpërndarë nga disa media kombëtare.
Netanyahu e cilësoi presidentin Donald Trump si “një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit”. Ai theksoi se operacioni amerikan ishte vazhdimësi e operacioneve ushtarake të Izraelit dhe të shërbimit sekret Mossad në Iran, të cilat kanë pasur si qëllim ndalimin e programit bërthamor iranian, që sipas tij "kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte paqen në botë".
«Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri», u shpreh Netanyahu.
Ai shtoi: «Është një mik i madh i Izraelit, një mik si asnjë tjetër».
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një "luftë të rrezikshme kundër Iranit" duke goditur impiantet e tij bërthamore. Kështu deklaron Ministria e Jashtme e Iranit, sipas një njoftimi të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.
«Bota nuk duhet ta harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik, tradhtuan diplomacinë», thuhet në deklaratë, ku akuzohen SHBA për nisjen e një lufte të rrezikshme kundër Iranit.
Sipas Teheranit, sulmet përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, dhe qeveria amerikane mban përgjegjësinë e plotë për pasojat e rënda dhe ndikimet e tmerrshme të këtij akti kriminal.
Në deklaratë theksohet se është “e drejta legjitime e Iranit të rezistojë plotësisht dhe me vendosmëri ndaj agresionit ushtarak amerikan dhe krimeve të këtij regjimi banditesk”, si dhe të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare të vendit me çdo mjet të nevojshëm.
Teherani gjithashtu u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të saj përkatës, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), që është autoriteti ndërkombëtar i mbikëqyrjes bërthamore, të ndërhyjnë menjëherë për të përballuar këtë akt të hapur dhe kriminal të paligjshmërisë.
Administrata Trump po përgatitet për kundërpërgjigje të mundshme nga Irani, dhe 48 orët e ardhshme konsiderohen veçanërisht shqetësuese. Lajmin e raporton televizioni amerikan NBC, duke cituar dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtarët kanë theksuar se nuk është e qartë nëse kundërpërgjigja e mundshme do të ndodhë në territore jashtë vendit, brenda SHBA-së apo në të dyja, por po merren masa për të gjitha skenarët.
Dy zyrtarë të përfshirë në planifikimin ushtarak thanë më herët gjatë javës se Irani ka tashmë një plan të gatshëm për të goditur baza dhe burime amerikane në Lindjen e Mesme, nëse situata e kërkon.
Baza dhe burime shtarake të SHBA-së ndodhen në gjendje gatishmërie të lartë prej muajsh, por pas shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit më 13 qershor, shqetësimet janë shtuar edhe më shumë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ekziston një rrezik real për sulme ndaj interesave amerikane, si nga vetë Irani, ashtu edhe nga grupet aleate të tij në rajon.
Një kanal i lidhur me Gardën Revolucionare iraniane (Pasdaranët) ka njoftuar se “Shtetet e Bashkuara do të përballen me pasojat e sulmit ndaj Iranit. Bazat e tyre në Lindjen e Mesme do të shndërrohen në hi”.
Lidhur me bombardimet e lëshuara mëngjesin e sotëm ndaj Izraelit, Garda Revolucionare ka deklaruar se ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, me karburant të ngurtë dhe të lëngshëm, të pajisura me koka luftarake shkatërruese, si dhe ka aplikuar taktika të reja për të shmangur mbrojtjen ajrore të armikut.
Sipas deklaratës, sulmet ishin të drejtuara ndaj aeroportit, një qendre kërkimore biologjike të “entitetit sionist”, si dhe bazave mbështetëse dhe qendrave të komandës.
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur 12 bomba të tipit “bunker buster” mbi impiantin bërthamor iranian të Fordow-t, duke përdorur gjashtë avionë bombardues B-2. Lajmi është bërë i ditur nga një burim amerikan për CNN.
E njëjta burim shtoi se nëndetëset amerikane kanë lëshuar 30 raketa cruise Tomahwk (Tlam) ndaj dy impianteve të tjera bërthamore iraniane: Natanz dhe Isfahan. Po ashtu, një nga avionët B-2 ka hedhur edhe dy bomba “bunker buster” mbi impiantin e Natanzit.
Hossein Shariatmadari
Raketa kundër anijeve amerikane dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit – kjo është përgjigjja që Irani kërcënon t’i japë Shteteve të Bashkuara pas sulmit të natës ndaj tre impianteve bërthamore.
«Pas sulmit amerikan ndaj impiantit bërthamor të Fordow-t, tani është radha jonë», ka paralajmëruar Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i gazetës konservatore Kayhan, e cila shpesh është identifikuar si “zëdhënëse” e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Në një mesazh në Telegram, Kayhan citon Shariatmadarin të ketë thënë:
«Pa hezitim dhe pa vonesë, si hap të parë duhet të kryejmë sulme me raketa kundër flotës detare amerikane të vendosur në Bahrein dhe njëkohësisht të mbyllim ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, britanike, gjermane dhe franceze».
Mesazhi përmbyllet me një citat nga Kurani: «Vritini kudo që t’i gjeni».
Komente

Taksapaguesit amerikan nuk do te jene shume te lumtur per milionat e tyre qe ka shpenzu presidenti Trap per nje dicka totalisht e panevojshme
PërgjigjuEvropa nuk duhet te marri pjes absolutisht ne luftën e usa dhe te izraelit ..fare fare se po e bejn luftën per interes te tyre ..
PërgjigjuDoli fjala e enver hoxhes rreziku anglo amerikan per linjen e mesme
PërgjigjuTrampi bashk me çifutët jan kanceri i botës duhet të shkatrrohen që bota të jetojë e qetë.
PërgjigjuIranit i ngelet vetem opsioni nuklear...ceshtja nuk eshte a do ndodhi, por kur do ndodhi...
PërgjigjuWelcome to ww3.vetem se kte radhe pa arsye fare
Përgjigjuku ka ze nuk eshte pa gje thote populli!!lufta e trete boterore vjen nga lindja e mesme citoi enver hoxha!njeriu kafsha me eger ne bote!!jo covidi jo leshi jo preshi!!!keta i kane gishtat mbi butona thjesht duhet shkaku!!! na kycen neper shtepi qe mos te qelbeshin rruget nga kufomat tona