Ushtria amerikane ka zbuluar detaje të reja mbi sulmet kundër objekteve bërthamore të Iranit. Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, një nëndetëse amerikane ka lëshuar mbi 2 mijë raketa Tomahawk drejt infrastrukturës iraniane që ishte në shënjestër të sulmit.
Gjenerali Caine njoftoi gjithashtu se shtatë bombardues strategjikë B-2 janë përdorur në sulmet ajrore mbi objektet bërthamore iraniane. Këto avionë janë të pajisur për të depërtuar në thellësi të tokës dhe për të shkatërruar objektiva të mbrojtur në mënyrë të veçantë, siç janë impiantet bërthamore të ndodhura nën male apo në bunkerë.
Në total, më shumë se 125 avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë marrë pjesë në operacion, përfshirë qindra avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë, dhjetëra avionë të furnizimit në ajër, si dhe një nëndetëse taktike që shërbeu si bazë për lëshimin e raketave lundruese.
Lajmi kryesor:
‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore! Shpërthime të tjera në Teheran, Parlamenti iranian: Të mbyllet Hormuzi (VIDEO)
K.M/ReportTv.al