Rafael Grossi
«Kemi arritur në përfundimin se nuk mund të themi se Irani po bën një përpjekje sistematike për të prodhuar një armë bërthamore».
Kështu u shpreh drejtori i AIEA-s, Rafael Grossi, në një intervistë për Sky News. Raporti i AIEA-s, i cili është cituar gjerësisht nga Izraeli, tregon se Irani po pasuron deri në 60% uran, duke qenë i vetmi shtet në botë që e bën këtë.
Pra, «ka elemente shqetësimi», shpjegoi Grossi, duke shtuar se: «Por të themi që ata janë duke ndërtuar dhe prodhuar një armë bërthamore, jo, ne nuk e kemi thënë këtë».
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael- Iran/ Trump: Ultimatum përfundimtar për Iranin, e kam humbur durimin! Avionët B2 në Paqësor! Teherani: Dorëzim? Kurrë
K.M/ReportTv.al