Finlanda do të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO, th Presidenti i vendit Sauli Niinisto.
Shqyrtimi i mundësisë për anëtarësim është bërë më urgjent që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.
"Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime", u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.
Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten. Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.
Autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë./ VOA
Lajmi kryesor:
Negociatat në Turqi dështuan! CIA: Rrezik përdorimi i armëve kimike nga Rusia! Ukraina në veprim për të parandaluar rrezatimin në Çernobil! Plani i BE: Pavarësia nga gazi rus në 2027
J.GJ./ReportTv.al