Shqipëria do të dërgojë trupa në Bullgari dhe krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus. Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë.
‘Ne jemi aktiv sot jo vetëm në Shqipëri por dhe në misione dhe operacione ndërkombëtare. Së shpejti do të jemi edhe në Bullgari në krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus. Do të kemi javën tjetër samitin e liderave të NATO-s ku do të merren vendime të rëndësishme sidomos me konceptin e ri strategjik NATO 2030. Zhvillime të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të cilave ne po ju shkojmë pas me modernizim, rritje të kapaciteteve dhe me trajtim dinjitoz të ushtarakëve tanë’- tha Peleshi.
Lajmi kryesor:
Nga data 1 korrik hyn në fuqi vendimi: Pagat e ushtarakëve rriten me 30%
M.Q./ReportTv.al