Agron Duka: Askush nga mazhoranca nuk interesohet për fermerët me përjashtim të Erion Braçes

2 Shtator, 17:38| Përditesimi: 2 Shtator, 21:51

  • Share

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në seancën e sotme mbajtën fjalim krerët e grupeve parlamentare. Së pari mori fjalën kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili theksoi rëndësinë për vendosjen e një qeverie teknike në vend në prag të zgjedhjeve të 2025.

Më tej ai u shpreh se mazhoranca dhe qeveria nuk interesohen për fermerët shqiptarë, me përjashtim të deputetit Erion Braçe.

'Askush nuk merret me ata që manipulojnë zgjedhjet. Nëse nuk ndëshkohet kandidati që manipulon zgjedhjet, nuk garantohet një proces jashtë duarve të qeverisë, e cila është domosdoshmëri. I bashkohemi thirrjes për qeveri teknike PS e ka dëshmuar se shfrytëzon çdo aset shtetëror për mbajtjen e pushtetit. Do e bëjë duke mbajtur shtetin për pushtetin. Ministrat dhe drejtoret lëshohen në çdo cep të vendit për qëllime elektorale. Një aktivist i pozitës duhet të shfrytëzojë paratë e familjes për fushatë. I bashkohem thirrjeve për skandalin e mbetjeve të kompanisë Kurum.

Qeveria fshehu kokën dhe përgjegjësin e tyre. Nëse shteti vërtetë nuk di gjë është shpartalluar, aq sa vinçat ngarkojnë nmallin dhe askush nuk di gjë. I bashkohem çdo lëvizje për transparencë në këtë çështje. Nuk pranoj të shikoj videoklipe të qeveritarëve që dalin me qese duke pastruar. Hasim një indiferencë fyese të mazhorancës. Propozimet tona kanë ardhur nga fermerët që janë më vulnerabël dhe janë shpërfillur nga mazhoranca, më përjashtim të deputetit Braçe që kur vjen puna tek fermerët i vë ata përpara. Uroj sa më shumë zëra të arsyeshëm për fermerët dhe qytetarët shqiptarë.'


Lajmi kryesor:

Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! PD gris mesazhin e Begajt! PS shtrin dorën e bashkëpunimit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?