Në një seancë të posaçme që zgjati rreth një orë, e që nisi me himnin kombëtar, Kuvendi çeli këtë të hënë sesionin e 7 të legjislaturës së tij të dhjetë.
Elisa Spiropali si kryetarja e re e Kuvendit, nuk ishte risia e vetme e kësaj seance të parë. Dy aleatët e dikurshëm në krye të PD, sot kundërshtar, Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha nuk do të jenë më në karriget ngjitur, me ish kryetarin e demokratëve që bashkë me Alibeajn do të ulen në rreshtin e fundit.
Bashën PD e largoi edhe nga delegacioni i Këshillit të Evropës, duke u zëvendësuar me Albana Vokshin, vendim që Spiropali e njoftoi që në nisjes të seancës bashkë me atë për kreun e ri të grupit parlamentar socialist.
Siç tradita e do, kryetarja e Kuvendit njoftoi mesazhin e ardhur nga kreu i shtetit Bajram Begaj në drejtim të deputetëve, ku u uronte sesion të mbarë, mesazh që në mënyrë të paprecedentë Bardhi dhe ndonjë deputet tjetër demokrat e grisi.
Pikërisht këto sjellje për kryetaren Spiropali nuk duhet të përsëriten me, edhe pse pesimiste se ndryshime mund të ketë, bëri edhe autokritike për sjelljen e mazhorancës.
“Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës sonë, por rast pas rasti, të dyja bashkë, kanë shkaktuar cënim të cilësisë së vetë Parlamentit, si një pushtet nga i cili buron edhe pushteti ekzekutiv dhe ndikon në të gjithë jetën e vendit. Si Kryetare e Kuvendit, gjykoj se mund të nënvizoj si ftesë e lutje për një mundësi tjetër më shumë. Një ftesë të vjetër, të ripërsëritur për të qenë bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë e të ndjekim bashkërisht deri në fund të kësaj legjislature”, tha Spiropali.
Gjuhën nuk e ndryshoi kreu i demokratëve Bardhi, që akuzoi se ligjvënësit janë kthyer në noterë të ekzekutivit.
"Nuk ka bërë kjo qeveri dhe ky parlament noter i qeverisë ndonjë punë të mirë që sot të kishim mundësi t’i thoshim “puna e mbarë”. Ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës. Vullneti i kësaj mazhorance nuk do të jetë për të bërë punë të mbara, në shërbim të qytetarëve, në shërbim të interesit publik", tha Bardhi.
Rivali i tij politik, socialisti Niko Peleshi, teksa ftoi opozitën për bashkëpunim, paralajmëroi një reformë për transparencën.
“Dua të ndaj me ju dhe opinionin publik, mbase për herë të parë, një informacion që i intereson sa parlamentit e sidomos opozitës aq edhe opinionit të gjerë, se qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicie te re sa i përket transparencës. Për më tepër do të dëgjoni në vijim”, tha Peleshi.
Burime për Report TV thonë se reforma për transparencën do të jetë një punë e përbashkët qeveri-parlament-parti për tu përgjigjur rekomandimeve të raporteve të ndryshme ndërkombëtare, të cilat kanë pasur vërejtje për proceset vendimmarrëse në pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ
Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar mungoi Kryeministri Rama i cili merr pjesë në samitin e Bledit në Slloveni, por edhe ish Kryeministri Berisha tashmë nën arrest prej më shumë se 8 muajsh për aferën Partizani.
Lindita Nikolla ka zënë ulësen e saj mes deputetëve socialistë në këtë sesion të ri parlamentar, pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit me arsyetimin se kishte probleme shëndetësore.
Nikolla u pa krah Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt dhe ka dëgjuar nga afër kolegen e saj Elisa Spiropali, e cila mori bekimin e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e fundit të PS, për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.
Vendi ku do të ulet Lulzim Basha në sallën e parlamentit
Në sesionin e fundit të këtij legjislacioni në parlament, ish kreu i PD-së Lulzim Basha do të ketë një karrige të re në sallën e Kuvendit.
Bashën nuk do ta shohim më aty ku ishim mësuar, pra në fillim krah Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut.
Me kërkesë të kreu të grupit parlamentar të PD-së Bardhit, Lulzim Basha së bashku me deputetë të tjerë ‘euro-atlantik’ spostuar në fund të sallës.
Basha tashmë do të jetë mes deputetes Oriola Pampurit dhe deputetit Seladin Jakupllari.
Sesioni i ri parlamentar, i cili paraprin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ka nisur me ndryshime për Lulzim Bashën. Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Kështu, Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin ku dikur ulej ish kryetari i PD-së, ngjitur me Bardhin tani është caktuar Bledjon Nallbani.
Ndërsa ka marrë nga fundi dhe afroi pranë vetes Flamur Nokën. Deputeti Enkelejd Alibeaj me të vetët është ulur në rreshtat e fundit të sallës.
Jo vetëm kaq, Bardhi ka vendosur që Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.
Kryetari i grupit PD-së heq Bashën nga forumi ku së fundmi ishte votuar me unanimitet nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të KE, si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Në seancën e sotme parlamentare, e para për këtë sesion parlamentar, Niko Peleshi, i cili deri në fund të korrikut kishte detyrën e ministrit të Mbrojtjes, mbajti fjalimin e parë si kryetari i grupit të PS-së.
Peleshi shtriu dorën opozitës për bashkëpunim në sallën e Kuvendit, për të përmbushuar detyrimet e integrimit europian.
Ky vullneti i Partisë Socialiste nuk vjen si një përpjekje aritmetike për te shtuar numrat e mazhorancës, por është një përpjekje e sinqertë për t’u dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira, debate të vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi te gjitha vjen si nje domosdoshmeri per te arritur me sukses objektivat madhore te procesit te integrimit europian, tha Peleshi.
Në këtë frymë, ai ftoi deputetët e opozitës t’i bashkohen aktivisht punës së sapofilluar në dy komisionet e posaçme parlamentare, - Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin
PS e ka lene te hapur ftesen per te bashkuar forcat ne keto dy komisione te posacme parlamentare dhe une jam shpreseplote qe do te gjejme gjuhen e bashkepunimit per te miren e perbashket.
Peleshi foli dhe për ambicien e qeverisë për të pasur një qeverisje transparente dhe kjo do të nisë nga skandali i mbetjeve toksike me origjinë nga KURUM
"Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicje te re sa i perket TRANSPARENCES. Per me teper do te degjoni ne vijim. Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve.
Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete. Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike" tha Peleshi.
Fjalimi i plote
E nderuar Kryetare e Kuvendit
I nderuar Kryeminister
Te nderuar kolege deputete
Te dashur qytetare
Se pari deshiroj te falenderoj grupin parlamentar te PS dhe kryeministrin Rama qe me besoi drejtimit e grupit dhe t’i uroj te gjithe deputeteve te Kuvendit nje sesion parlamentar te sukseseshem.
Ne emer te grupit të PS i uroj edhe nje here nje pune te mbare ne drejtimin e veprimtarise se Kuvendit te Shqiperise, Kryetares se re Elisa Spiropali, besimplote se e ka gjithe deshiren dhe pasionin per te vendosur nje standart te ri dhe per te ndertuar mbi nje shtrat qe nga nje legjislature te tjetra, ne tre mandatet e PS e ka forcuar Rolin dhe kulturen e drejtimit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.
Qe ne fillim te kesaj fjale te pare per kete sezon qe po fillon sot dua te rikonfirmoj edhe një herë frymën tonë të kahershme të dialogut dhe bashkëpunimit, këtu në sallën e Kuvendit, si dhe në të gjitha komisionet dhe grupet e punës të këtij institucioni.
Ky vullneti i Partisë Socialiste nuk vjen si një përpjekje aritmetike për te shtuar numrat e mazhorancës, por është një përpjekje e sinqertë për t’u dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira, debate të vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi te gjitha vjen si nje domosdoshmeri per te arritur me sukses objektivat madhore te procesit te integrimit europian.
Ka disa sfida te ketij parlamenti qe nuk jane partiake e qe nuk i perkasin nje mandati qeverises.
Ato kerkojne angazhim afatgjate sepse kane te bejne me te ardhmen afatgjate te Shqiperise.
Te tilla jane nismat per te permbushuar detyrimet e integrimit europian.
Ne BE nuk do te integrohet qeveria shqiptare por shteti shqiptar dhe shoqeria shqiptare.
Dhe shteti nuk eshte i partive por i shqiptareve ndaj ne kete proces, ketu ne parlament duhet te perfshihen perfaqesuesit e te gjithe popullit.
Ngritja e Grupit të Dialogut brenda Komisionit të Ligjeve si një filtrues politik paraprak për të gjitha nismat që kërkojnë jo vetëm mazhorancë të kualifikuar, por edhe një konsensus politik më të gjerë, është një arritje që jam i sigurt se Partia Socialiste dhe grupi ynë parlamentar do ta mbështesin dhe fuqizojnë më tej me vullnet të qartë politik.
Në këtë frymë, ju ftoj që t’i bashkoheni aktivisht punës së sapofilluar nga dy komisionet e posacme parlamentare shumë të rëndësishëm për stadin ku ndodhet vendi ynë, në rrugën drejt konsolidimit të një shteti demokratik europian.
Në keto momente historike , qytetarët presin nga ne të tregojmë lidership, jo të përhumbemi në konflikte të kota; është koha të veprojmë me mençuri dhe largpamësi.
Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin, janë dy instrumente të cilat Partia Socialiste beson dhe shpreson se do të angazhojnë maksimalisht Parlamentin për të finalizuar një paketë reformash për të cilat Partia Socialiste ka dhënë gjithçka gjatë qeverisjes së saj.
Përfundimi i procesit të screening nga Bashkimi Europian ka lënë shumë detyra dhe masa për institucionet e ndryshme të vendit, për të çuar përpara rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.
Duke qenë se shumica e detyrave, masave dhe institucioneve të përfshira në këtë proces janë përtej qeverisë, ne kemi marrë përsipër si Parlament të monitorojmë drejtpërdrejt, si dhe të marrim pjesë aktive në ndryshimet e nevojshme ligjore për të plotësuar këto detyra, masa dhe rekomandime të lëna nga Bashkimi Europian.
I gjithë ky proces ka nevojë për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin tonë në vijim.
Ngritja dhe funksionimi efektiv I Komisionit te Posaçëm parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin do te shenoje nje kapercim te rendesishem ne qasjen tone ndaj te ardhmes europiane sepse keshtu ne do te tregojme se REFORMAT PERAFRUESE DHE INTEGRUESE EUROPIANE PER NE SHQIPTARET NUK JANE THJESHT DETYRA SHTEPIE, POR JANE NJE VOKACION QE ZE FILL NGA RILINDJA JONE KOMBETARE.
Ne Shqiperi dielli lind nga perendimi, thane rilindasit tane, duke percaktuar ata detyren tone historike kombetare.
Sot mbas me shume se nje shekulli ne jemi me prane se kurre endrres europiane.
Vizioni i kryeministrit Rama per anetaresimin e Shqiperise ne BE brenda vitit 2030, eshte perkthyer ne nje plan pune per qeverine, me detyra, pergjegjesi e afate per cdo institucion.
Kuvendi i Shqiperise duhet te beje pjesen e vet te pazevendesueshme ne kete ambicje historike.
Më lejoni të sjell në vëmendje sfidat që na ka lënë Komisioni Europian për vendin tonë, për të kuptuar volumin e detyrave që Parlamenti dhe institucionet e tjera kanë në këtë proces: janë 761 rekomandime nga Komisioni Europian, ku nga këto 390, pra më shumë se 50%, janë për shtetin e së drejtës.
Po të vijmë te masat, janë 548, dhe këtu 77 prej tyre lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit, duke iu adresuar 32 institucioneve të pavarura, pa përfshirë qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda qeverisë.
Pra, janë 32 institucione të pavarura që duhet të zbatojnë të gjitha këto masa.
Po aq e rendesishme eshte edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Ky komision është një mekanizëm i nevojshëm për të koordinuar përpjekjet e vendit tone kundër çdo tentative për dezinformim që vjen nga jashtë, me synim minimin e vlerave tona demokratike.
PS e ka lene te hapur ftesen per te bashkuar forcat ne keto dy komisione te posacme parlamentare dhe une jam shpreseplote qe do te gjejme gjuhen e bashkepunimit per te miren e perbashket.
Duhet pranuar se dezinformimi dhe lajmi I rreme per fat te keq eshte i pranishem edhe ne sjelljen politike dhe mjedisin mediatik shqiptar.
Zhvillimi teknologjik, sidomos Inteligjenca artificiale krahas te mires se madhe sjell edhe kercenimet e veta per demokracine dhe vullnetin e lire te qytetareve.
Eshte ne doren tone te ndertojme me konsenus mure per keto mjete tunduese.
Tundimi per ta mbeshtetur politiken (sidomos opoziten) ne mundesite qe te ofron sot teknologjia digjitale per te dobesuar kundershtarin me lajme te rreme qe ecin shume me shpejt se e verteta, eshte I madh, por ne duhet te kuptojme se kjo eshte nje loje pa fitues.
Ne fakt jemi te gjithe humbes.
OPOZITA e bazuar tek faktet eshte rruga qe te ben fitues, ashtu sikunder qeverisja e bazuar te transparenca e fakteve te mban ne detyre.
Me kete rast une dua te ndaj me ju dhe opinionin publik, mbase per here te pare, nje informacion qe i intereson sa parlamentit e sidomos opozites aq edhe opinionit te gjere, se qeveria shqiptare po punon per te formuluar nje ambicje te re sa i perket TRANSPARENCES. Per me teper do te degjoni ne vijim…
Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve.
Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete.
Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative.
Nuk i vlen askujt kjo lloj politike.
Në fjalën e tij të parë në këtë sesion të ri parlamentar, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi vuri gishtin tek mazhoranca dhe kryeminstri Rama, të cilët sipas tij po mbrojnë interesat e tyre përmes parlamentit. Bardhi shtoi se të drejtat e opozitës nuk respektohen dhe nga ana tjetër Rama nuk pranon të jap llogari për shumë çështje.
'Tradita e kërkon që në çdo nisje të urohet punë e mbarë. Nuk është rasti. Qeveria e Ramës e ka shndërruar këtë sallë në sallë për kryerjen e punëve personale. Pushteti i tij është personal absolut. Jemi në letër republikë parlamentare. Sundon vullneti i një njeriu. Këto 12 vite ka dëshmuar që për pushtetin e tij i vë flakën Shqipërisë. Ka djegur ekonominë e tregut, ka shkrumbuar vendet e punës, ka shkretuar vendin nga rina, janë larguar 1 milionë shqiptarë.
Nuk ka bërë kjo qeveri ndonjë punë të mirë që sot të kishim mundësi të themi punë të mbarë, ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet te Ramës. Vullneti nuk është për punë të mbarë. Praktika ka treguar se shumica nuk ka vullnet për të debatuar ligje. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kuvendin në noter të vendimeve klienteliste, në sallën më shumë se kushdo shkelet kushtetuta. Mbrohet interesi i një grupi njerëzizh. Kuvendi është kthyer në organin që dhunën më së shumti kushtetutën. Vetëm në sesionin e shkuar GJK e ka zënë kuvendin në flagrancë më shumë se 5 raste. Opozita i ka paralajmëruar, por ka rënë në vesh të shurdhët. Kjo ka të bëjë me mendësinë që ka mazhoranca në raport me shtetin ligjor. E kujtojmë betejën disa mujore të opozitës. E bëmë që mazhoranca të respektojë të drejtat e opozitës. E dëgjova kryetaren e kuvendit a thua se nuk kishte jetuar në Shqipëri. Duhet ti përdorim mekanizmat e e kontrollit, duhet ta lejojnë opozitën të përdor ato mekanizma. Mjafton të shikoni raportin e kryeministrin me kuvendin. Refuzon të jap llogari, refuzon të jap detyrimin kushtetues. Shkel ligji dhe i fshihet përballjes për llogari. Ka refuzuar të përballet për përfshirjen e vëllait të tij për trafik droge, ka refuzuar të përballet për akuza të qeverisë së tij për krimin e organizuar. Vetë fshihet dhe ka gjetur një moto të re, përveçse se fajin e ka opozita dhe shtoi tani që fajin e kanë deputetë. Fajin nuk e ka ai por koleget që një pjesë janë të ndershëm, por shpesh keqpërdoren për kartona.
Ne nuk jemi armiq tuaj dhe ju nuk keni arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Raportet e OSBE janë aty, kërkojnë adresimin për shit blerjen e votës, për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. Duke vijuar me shqetësime të tjera, ju kujtoj që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për lirinë e medias, janë raportet prestigjioze.', tha Bardhi.
Banorët nga Thumana, Kruja e Fushë- Kruja po protestojnë sot përpara Parlamentit, me moton “Duam hyrje-dalje në rrugë”.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi nga foltorja e kuvendit ditën e sotme, ka komentuar protestën e banorëve. Ai u shpreh se kërkesa e tyre nuk po dëgjohet nga askush. Sipas tij banorët kërkojnë vetëm hyrje dalje në një rrugën kombëtare.
“Zëri i banorëve të Krujës nuk dëgjohet dhe kërkesa e tyre është shumë e thjeshtë. Ajo rruga që është bërë të duket sikur po ecën në det, pasi për shkak të cilësisë së keqe të duket sikur po valvitesh në det. Por, ata nuk po flasin për cilësinë e rrugës, ata kanë një kërkesë minimale, kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugëm kombëtare dhe kjo është kërkesë minimale dhe kjo nuk kërkon fonde, por kërkon dashamirësi për të dëgjuar kërkesën e tyre. Ministre të kërkoj që të dalësh dhe ti dëgjosh dhe një përfaqësi e tyre ka ardhur edhe sot në Kuvend. Nuk është zgjidhje ministër i brendshëm që dërgon policë për të shtypur protestën e asaj zone që kanë një kërkesë për të hyrë në rrugë kombëtare dhe çojnë atje forca speciale, a thua se po shkoni që të luftoni krimin”, tha ai.
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në seancën e sotme mbajtën fjalim krerët e grupeve parlamentare. Së pari mori fjalën kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili theksoi rëndësinë për vendosjen e një qeverie teknike në vend në prag të zgjedhjeve të 2025.
Më tej ai u shpreh se mazhoranca dhe qeveria nuk interesohen për fermerët shqiptarë, me përjashtim të deputetit Erion Braçe.
'Askush nuk merret me ata që manipulojnë zgjedhjet. Nëse nuk ndëshkohet kandidati që manipulon zgjedhjet, nuk garantohet një proces jashtë duarve të qeverisë, e cila është domosdoshmëri. I bashkohemi thirrjes për qeveri teknike PS e ka dëshmuar se shfrytëzon çdo aset shtetëror për mbajtjen e pushtetit. Do e bëjë duke mbajtur shtetin për pushtetin. Ministrat dhe drejtoret lëshohen në çdo cep të vendit për qëllime elektorale. Një aktivist i pozitës duhet të shfrytëzojë paratë e familjes për fushatë. I bashkohem thirrjeve për skandalin e mbetjeve të kompanisë Kurum.
Qeveria fshehu kokën dhe përgjegjësin e tyre. Nëse shteti vërtetë nuk di gjë është shpartalluar, aq sa vinçat ngarkojnë nmallin dhe askush nuk di gjë. I bashkohem çdo lëvizje për transparencë në këtë çështje. Nuk pranoj të shikoj videoklipe të qeveritarëve që dalin me qese duke pastruar. Hasim një indiferencë fyese të mazhorancës. Propozimet tona kanë ardhur nga fermerët që janë më vulnerabël dhe janë shpërfillur nga mazhoranca, më përjashtim të deputetit Braçe që kur vjen puna tek fermerët i vë ata përpara. Uroj sa më shumë zëra të arsyeshëm për fermerët dhe qytetarët shqiptarë.'
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj të parë në hapje të këtij sesioni parlamentar, i ka bërë thirrje opozitës që të marr pjesë në komisionet e posaçme parlamentare, ai i Dezinformimit dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Spiropali theksoi se opozita duhet që të jap kontributin e saj në komisione.
"Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes do të jetë, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve. Opozita duhet që të marr vendin e saj dhe të jap kontributin e saj në këto komisione", tha ajo.
Kryeparlamentarja Spiropali u ka bërë ftesë edhe palëve për bashkëpunim, ndërsa theksoi se reflektimi duhet të jetë i përbashkët nga të dyja palët.
“Vendi im është mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike. E pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët në këtë sallë. Pendesa për veprime dhe gjykime të gabuara vlen vetëm për të gjetur forcë për të korrigjuar çfarë mund të bëjmë ndryshe.
Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen. T’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin.
Debati dhe jo beteja, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës ne do të detyrohemi të ecim. Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të. Të jemi bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë deri në fund të kësaj legjislature. Gjithëpërfshirja dhe garantimi i legjitimitetit demokratik në këtë proces, prioritet absolut për të gjithë, ku nuk ka vend për dallim mes të majtësh dhe të djathtësh.
Kuvendi do të vijojë të mbështesë partneritetet strategjike të Shqipërisë me aleatët tanë të mëdhenj, SHBA, BE, NATO-n.
Fjala e plotë e Elisa Spiropalit:
Të nderuar Kolegë, Mirë se u takuam sërish në epilogun e kësaj legjilature, në çelje të sesionit të ri parlamentar. Shërbimi i protokollit më sugjeroi që këtë fjalë te parë ta mbaja nga poltrona e Kryetarit të Kuvendit, zgjodha të zbres në podium për të ridëshmuar qoftë dhe formalisht se ndjej që vendi im është pikërisht ky, mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm nga njeri-tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në momentin e ritakimit tonë përballë votuesit që na rreshtoi në këto raporte numrash para rreth 40 e kusur muajsh, që nga prilli i vitit 2021.
Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike, me pritshmëritë e realizuara dhe me brengat për çfarë do të mund të kishin bërë ndryshe apo çfarë do të duhej të kishim bërë më mirë. Është e pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët në këtë sallë; pendesa për veprime dhe gjykime të gabuara vlen vetëm për të gjetur forcë për të korrigjuar çfarë mund të bëjmë ndryshe, por edhe më mirë, në këtë të nesërme fare të afërt. Unë besoj fort se reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen. Sa për një gjykim të parë, shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante. Të gjykonte duke u bazuar në kujtimet kur ajo vetë ishte pakicë, kurse pakica duhet të ishte më e vetëkontrolluar. Duhej të ishte, se paku në gjykimin tim, më pak luftarake dhe shumë me shume politike.
Në këtë fillim sesioni ju bëj të gjitha palëve në këtë sallë thirrjen time të sinqertë: t’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin. Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës sonë, por rast pas rasti, të dyja bashkë, kanë shkaktuar cënim të cilësisë së vetë Parlamentit, si një pushtet nga i cili buron edhe pushteti ekzekutiv dhe ndikon në të gjithë jetën e vendit.
Unë besoj fort se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur nga rikonsiderimi i klishesë së vjetër të armiqësisë që nuk ndryshon dhe ndryshimi në konceptimin e asaj që mund të quhet marrëdhënie, marrëveshje apo kompromis që nuk ka të bëjë me vetë armiqësinë, do të kishte sjellë padyshim një vlerë krejt tjetër në fuksionimin e pushtetit legjislativ. Debati dhe jo beteja që e bën çdo Çelo me apo pa mustaqe, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës herët a vonë, por shumë më mirë vonë sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim. A kemi shanse të hedhim një hap në këtë drejtim në këto pak muaj të mbetur të kësaj legjislature? Optimizmi i sesionit të ri të legjislaturës duhet të më detyronte të thosha Po, do të ndodhë! Po, ka ardhur dita! Por në të vërtetë nuk besoj se do të ndryshojë.
Madje për më shumë, si në një film skematik që ka humbur ngjyrat e kuptimin, me të njëjtët aktorë pa ngjyra dhe sipas skemës së vjetër, ne do të bëhemi rishtas dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër që yxhymin dhe yryshin mbi kundërshtarin e sheh si armë politike që vret armikun politik. Duke peshuar namuzin këtej dhe duke ju dhënë pa kushte marazit andej, shumë andej nga pakica e kësaj salle dhe më pak nga shumica e saj, çdokush mund të bëjë dhe një përballje me pyetjen e thjeshtë: kjo është arsyeja se pse ndodhem në këtë sallë? Unë besoj fort se vetëm të verbërit nuk shohin se kohët kanë ndryshuar. Se vetë Shqipëria, edhe pse jo sa duhet dhe jo gjithmonë siç duhet, ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme me një dekadë më parë.
Kanë ndryshuar qytetarët, pritshmëritë e tyre dhe qasja e tyre ndaj politikës. Ka ndryshuar dhe nevoja për atë cfarë politika duhet të afrojë! Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të, por fatkeqësisht, e pashoqëruar me entuziazmin dhe idealizmin e asaj kohe, ku edhe pse dinim shumë më pak, gabimet ndodhnin nga padija dhe jo nga ligësia, ndodhnin nga nguti për të kapur kohën e humbur, por jo nga llogaria për cfarë mund të fitohej individualisht.
Si Kryetare e Kuvendit, gjykoj se mund të nënvizoj si ftesë e lutje për një mundësi tjetër më shumë. Një ftesë të vjetër, të ripërsëritur për të qenë bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë e të ndjekim bashkërisht deri në fund të kësaj legjislature. Kjo trupë, njëlloj si individi mund të turpërohet edhe brenda një minute, kurse për të bërë punë të mira, me durim dhe pasion, kjo është një kohë që nuk lejon të humbasë asnjë minutë më shumë. Më lejoni të ndaj disa të tilla me ju: duke nisur me lidershipin e Kuvendit në procesin e antarësimit të Shqipërisë në bashkimin Evropian. Gjithëpërfshirja dhe garantimi i legjitimitetit demokratik në këtë proces është një prioritet absolut për të gjithë, ku nuk ka vend për dallim mes të majtësh dhe të djathtësh.
Dhe ky nuk është teprim. Eshtë një imperative e kësaj kohe të trazuar, e një gjeopolitike e cila tashmë ka krijuar një klimë krejt tjetër sigurie në të cilën Shqipëria duhet të orientohet në mënyrën e duhur. Dhe që e kualifikon si shkak armiqësinë tonë të përditshme, po aq sa Çeloja mustaqet e tij sebep për sherr. Duke nisur me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin për Çështjet Europiane që do të kenë gjithë mbështetjen time: - për zbatimin e legjislacionit dhe detyrimeve të Kuvendit në procesin e integrimit, - angazhimet e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023 për Kuvendin, - për të rritur kontrollin ndaj qeverisë dhe monitorimin e institucioneve të pavarura për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të anëtarësimit në BE, - garantimin e koordinimit të veprimtarisë së Komisionit për Çështjet Europiane me veprimtarinë legjislative të Kuvendit, - si dhe realizimin me sukses të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri më 28 tetor. Kuvendi do të vijojë të mbështesë partneritetet strategjike të Shqipërisë me aleatët tanë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, NATO-n dhe bashkëpunimin me të gjitha vendet dhe organizatat aleate.
Do të vijojmë bashkëpunimin me parlamentet e vendeve mike e partnere dhe organizatat ndërkombëtare, për zbatimin e projekteve në proces e identifikimin e ideve dhe projekteve të reja të bashkëpunimit, për rritjen e produktivitetit, efektivitetit dhe eficencës së veprimtarisë së Kuvendit dhe të shërbimeve parlamentare. Gjatë sesionit të kaluar Kuvendi ngriti dy komisione të posaçme, të cilët do të vijojnë punën gjatë këtij sesioni: Komisionin “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”” dhe Komisionin “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Rikonfirmoj dhe ju siguroj se qëllimi i këtyre komisioneve është: - Avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa; - Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve; - Konsolidimi i vlerave dhe institucioneve demokratike;
Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian; - Bashkëpunimi për luftën kundër korrupsionit; - Transparenca e qeverisjes, veprimtarisë parlamentare dhe kontrollit parlamentar ndaj medias, qytetarëve dhe shoqërisë. Është pozitive që bashkëpunojmë dhe do të bashkëpunojmë për komisionet hetimore sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë dhe përgjegjësit. Por këtë frymë për gjetjen e përgjegjësive të viteve të kaluara duhet ta shtrijmë edhe në bashkëpunimin për konsolidimin e institucioneve dhe të vlerave demokratike për vitet që vijnë. Në frymën e bashkëpunimit për ngritjen e komisioneve hetimore, të kontributit për integrimin europian dhe të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore, opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posacme dhe të konsiderojë kontributin e saj pjesë të misionit parlamentar, politik e kombëtar.
Unë e garantoj për akses të plotë në vendim-marrjen e këtyre komisioneve. Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike. Të shndërrojmë Kuvendin në një hapësirë lirie, por edhe në arenën e një ushtrimi të vështirë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie. Shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një ndër prioritetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni. Gjatë këtij viti Gjykata shqyrtoi 11 çështje me palë Kuvendin dhe shpalli 13 vendime, midis tyre dy vendime, shqyrtimi i të cilave kishte përfunduar në vitin 2023. Këshilli për Legjislacionin, në zbatim të nenit 132 të Kushtetutës dhe nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, do të marrë në shqyrtim tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat për shkak të pranimit të kërkesës sjellin efekt në legjislacion. Ndërkohë, që tre vendimet e tjera janë shqyrtuar prej Këshillit gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti.
Konkretisht, do të shqyrtohen vendimet në lidhje me Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.” Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve do të jenë prioritet i Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni. Këtij objektivi do t’i shërbejë edhe arritja e Standarteve të Transparencës në zbatim të angazhimit të Kuvendit për të qënë pjesë e Rrjetit të Parlamenteve të Hapura; finalizimi i Strategjisë së Komunikimit, si një dokument i rëndësishëm gjithëpërfshirës; implementimi i Platformës së re të Konsultimit Publik dhe cikli i sesioneve “Dialog për Konsensus”, përmes të cilit deputetët do të informojnë publikun mbi projektligje te shqyrtuara ne Kuvend me interes të veçantë për publikun. Gjithëkush është i ftuar të japë kontributin e tij dhe kontributi i gjithkujt është i domosdoshëm dhe i mirëpritur për t’u ushtruar në përditshmërinë e këtij institucioni kushtetues, në shtëpinë e shqiptarëve.
Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar, sidomos nga opozita, do të jenë një prioritet i Kuvendit. Rritjes së cilësisë së ligjbërjes do t’i shërbejë përfundimi dhe fillimi i zbatimit të Manualit për procesin ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, vijimi i zbatimin të sistemit e-Legislation, mbështetur nga OSBE, inkorporimi në këtë proces i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030, çështjeve/aspekteve gjinore dhe auditit gjinor etj. Gjatë këtij sesioni do të fillojë të aplikohet Metodologjia e Kontrollit Postlegjislativ, e cila u miratua nga Komisioni për Çështjet Europiane dhe do t’i paraqitet së shpejti Konferencës së Kryetarëve për miratim.
Aplikimi i kësaj praktike nga të gjitha komisionet parlamentare do të kontribuojë për modernizimin e procesit legjislativ dhe efektet e tij në jetën reale. Kjo do të kërkojë rritjen e mbështetjes nga Shërbimit Juridik dhe rritjen e kapaciteteve të këtij Shërbimi, sidomos mbi jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ dhe njohjen me metodologjinë ex-post dhe metodologjinë për vlerësimin parandalues për korrupsion në hartimin e ligjit. Bashkëpunimit transparent dhe produktiv me institucionet e pavarura do t’i shërbejë edhe rikonfigurimi i Platformës Ndërinstitucionale Online Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura.
Në mbështetjen për institucionet e pavarura do të fokusohemi në përfundimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqësues të shoqërisë civile si edhe plotësimin e vakancave që do të krijohen gjatë periudhës shtator-dhjetor në disa institucione. Duhet po ashtu, që pas një dialogu të domosdoshëm, të nisë dhe të përfundojë procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Le të besojmë në reflektimin reciprok. Le t'i kthejmë këto muaj të mbetur të kësaj legjislature në një mundësi të shtuar për të pohuar mundësitë e pakufishme që sjell liria, bashkëpunimi, ndeshja e ideve dhe gara e ndershme e tyre. Në bilanc të fundit, secili në këtë sallë shkruan një histori modeste personale, por të gjithë së bashku, mund të shkruajmë një faqe tjetër të historisë së zhurmshme të politikës shqiptare. Na priftë e mbara. Ju faleminderit
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e ka nisur me ‘zhurmë’ sesionin e ri parlamentar. Teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi nisjen e sesionit të ri, Bardhi po krijonte zhurmë nga vendi.
Ndërkohë, PD me në krye Gazmend Bardhin grisën letrën me mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, i cili ishte vendosur mbi tavolinat e tyre.
(Foto: Olta Xhaçka ne kuvend, ne seancen e 2 shtatorit 2024)
Seanca e sotme parlamentar është një seancë kryesisht solemne, ndërsa ‘beteja politike’ pritet të nisë më 12 shtator kur do të hidhet në votim dhe ‘mandati i Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese si dhe të mbahet interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin Rama për mbetjet toksike të KURUM drejt Tajlandës.
Seanca do të nisë në orën 17:00 ndërsa më herët u mblodh Konferenca e Kryetarëve, për herë të parë nën drejtimin e kryeparlamentares së re Elisa Spiropali.
Me dakordësinë e palëve u miratua programi i punës së Kuvendit për javët e ardhshme, një ogur i mirë sipas Spiropalit për konsensus edhe më tej.
"Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme. Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar!" shkruajti Spiropali përmes një postimi në Facebook.
Në seancën e kësaj pasditeje, u njoftua zyrtarisht Niko Peleshi në krye të grupit të Partisë Socialiste, ndërsa
në konferencën e Kryetarëve, qëndrimin në emër të socialistëve e mbajti Taulant Balla, ministri i ri për Marrëdhëniet me parlamentin, - pasi Niko Peleshi do të njoftohej zyrtarisht në seancën e pasdites si kreu i grupit PS - i cili siç mësohet ka thënë opozitës se të gjitha kërkesat e saj do të shqyrtohen deri në 19 dhjetor kur mbyllet sesioni. Seanca e 12 shtatorit do nisë në orën 11:00 pasi PD do jetë në ceremoninë e përkujtimit të vrasjes së Azem Hajdarit.
(Foto: Olta Xhaçka ne kuvend, ne seancen e 2 shtatorit 2024)
Seanca e sotme parlamentar është një seancë kryesisht solemne, ndërsa ‘beteja politike’ pritet të nisë më 12 shtator kur do të hidhet në votim dhe ‘mandati i Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese si dhe të mbahet interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin Rama për mbetjet toksike të KURUM drejt Tajlandës.
Seanca do të nisë në orën 17:00 ndërsa më herët u mblodh Konferenca e Kryetarëve, për herë të parë nën drejtimin e kryeparlamentares së re Elisa Spiropali.
Me dakordësinë e palëve u miratua programi i punës së Kuvendit për javët e ardhshme, një ogur i mirë sipas Spiropalit për konsensus edhe më tej.
"Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme. Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar!" shkruajti Spiropali përmes një postimi në Facebook.
Në seancën e kësaj pasditeje, u njoftua zyrtarisht Niko Peleshi në krye të grupit të Partisë Socialiste, ndërsa
në konferencën e Kryetarëve, qëndrimin në emër të socialistëve e mbajti Taulant Balla, ministri i ri për Marrëdhëniet me parlamentin, - pasi Niko Peleshi do të njoftohej zyrtarisht në seancën e pasdites si kreu i grupit PS - i cili siç mësohet ka thënë opozitës se të gjitha kërkesat e saj do të shqyrtohen deri në 19 dhjetor kur mbyllet sesioni. Seanca e 12 shtatorit do nisë në orën 11:00 pasi PD do jetë në ceremoninë e përkujtimit të vrasjes së Azem Hajdarit.
Shikoni sa I lumtur eshte ai debuteti karagjoz mbas zonjes bardhi... mire e gjene pd e nongrates qe tallet gjithe populli kur zgjedhin debutet lodraker injoranter, jane me shumic ne ate stalle..
PërgjigjuAH MOJ GAZMENDA CFARE BERE....TREGOVE EDHE NJE HERE SE SA TE VLEN LEKURA
PërgjigjuJa dhe Bardhi me /bardhoshet/ e tij,bejne Nensi Pelozin kur grisi fjalimin e Trump para Kongesit.O Gazi,po me presidentin tone qe kushtetuta i ka dhene fuqi baraz me ato te nje zogu kraheprere, c'pate o LumeZi?! Nese perpiqeni te imitoni Nensin,duhet t'a dish qe jeni aktore te dobet.Nensi qendron per parimet e demokracise,po t'i per cfare qendron, per parimet e sharlatanizmit politik?!
PërgjigjuI lodhi puna shum. Shteti ma fukara ne BE
Përgjigju