Banorët e Thumanës në protestë para Kuvendit, Bardhi në seancë: Dërgoni forca speciale sikur po luftoni krimin  

2 Shtator, 17:50| Përditesimi: 2 Shtator, 21:50

  • Share

 

Banorët nga Thumana, Kruja e Fushë- Kruja po protestojnë sot përpara Parlamentit, me moton “Duam hyrje-dalje në rrugë”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi nga foltorja e kuvendit ditën e sotme, ka komentuar protestën e banorëve. Ai u shpreh se kërkesa e tyre nuk po dëgjohet nga askush. Sipas tij banorët kërkojnë vetëm hyrje dalje në një rrugën kombëtare.

“Zëri i banorëve të Krujës nuk dëgjohet dhe kërkesa e tyre është shumë e thjeshtë. Ajo rruga që është bërë të duket sikur po ecën në det, pasi për shkak të cilësisë së keqe të duket sikur po valvitesh në det. Por, ata nuk po flasin për cilësinë e rrugës, ata kanë një kërkesë minimale, kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugëm kombëtare dhe kjo është kërkesë minimale dhe kjo nuk kërkon fonde, por kërkon dashamirësi për të dëgjuar kërkesën e tyre. Ministre të kërkoj që të dalësh dhe ti dëgjosh dhe një përfaqësi e tyre ka ardhur edhe sot në Kuvend. Nuk është zgjidhje ministër i brendshëm që dërgon policë për të shtypur protestën e asaj zone që kanë një kërkesë për të hyrë në rrugë kombëtare dhe çojnë atje forca speciale, a thua se po shkoni që të luftoni krimin”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! PD gris mesazhin e Begajt! PS shtrin dorën e bashkëpunimit


S.Dh//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?