Sesioni i ri parlamentar, i cili paraprin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ka nisur me ndryshime për Lulzim Bashën. Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Kështu, Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin ku dikur ulej ish kryetari i PD-së, ngjitur me Bardhin tani është caktuar Bledjon Nallbani.
Ndërsa ka marrë nga fundi dhe afroi pranë vetes Flamur Nokën. Deputeti Enkelejd Alibeaj me të vetët është ulur në rreshtat e fundit të sallës.
Jo vetëm kaq, Bardhi ka vendosur që Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.
Kryetari i grupit PD-së heq Bashën nga forumi ku së fundmi ishte votuar me unanimitet nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të KE, si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! PD gris mesazhin e Begajt! PS shtrin dorën e bashkëpunimit
SI.E./ReportTv.al
Mos i duket vetja si Putini Gazmend Bardhit?
PërgjigjuO e mjera Shqipēri flamuri pa bisht politikan, Bardh Ziu super politikan o mjer, mjer Shqipria rroft injoranca pa fund.
Përgjigju