TIRANË- Në konferencën nga selia blu, kreu i PD Sali Berisha u ndal me radhë te aleatët e tij në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Vëllain e aleatit Agron Duka, Berisha e kërcënoi duke thënë se nuk do të njohë asnjë vendim të Korporatës së Investimeve, përmes të cilës Armand Duka do të ndërtojë kulla në ish-godinën historike të ATSH-së.
Teksa po hidhte akuza drejt Korporatës së Investimeve Shqiptare, Berisha u zë ngushtë nga gazetarët të cilëte pyetën për çudinë e dy vëllezërve Duka. Njëri, Agroni, futet në një vend të sigurt në listën e PD për të luftuar tenderat e qeverisë. Tjetri, Armandi, këto tendera i fiton.
“Asnjë përfitues nga vendimet antiligjore të kësaj agjencie të vjedhjes së pronave, nuk do njihet, por do ndëshkohet rreptë si bashkëvjedhje publike, private e pronës shtetërore", tha Berisha.
Më pas u ndal edhe te aleati tjetër i Shqipërisë Madhështore Kujtim Gjuzi, i cili në sytë e Berishës është kandidat i denjë për kryeministër.
“Është kandidat më i denjë për kryeministër se Edi Rama”, tha Berisha.
Bashkë me Gjuzin, trenit opozitar në zgjedhjet e 11 majit i janë bashkuar edhe emra të tjerë si Selami Jenisheri e Kostaq Papa, të cilët Berisha i mban edhe për disa ditë me shpresën, se mund të kenë një vend në listat e kandidatëve për deputetë.
Komente
