Agron Duka propozon projektligj për mbrojtjen e bimëve: Fermerët po përbllen me shtimin e kostove të imputeve

3 Shkurt 2022, 17:10| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 18:07

  • Share

Kryetari i Partisë Agrare Ambiantaliste Agron Duka, në fjalën e tij në Kuvend propozoi një projektligj për disa ndryshime në ligjin mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Duka tha se përdoruesit e tokës nuk duhet të të hedhin mbeturina, për të mos u bërë burim infeksoni të ujit apo të bimëve. Po ashtu Duka tha se higjienizimi i serave të shikohet si masë, të vendoset në ligj, cili do të jetë roli i shtetit në rastet e sëmundjeve virusale. Kjo sipas Dukës, do të rrisë sigurinë ushqimore dhe numrin e eksporteve.

'Kohët e fundit duket sikur qeveria po i kthen sytë nga bujqësia, duhet akoma shumë punë. Akoma bujqësia është peng i kapriçove të motit. Fenomeni i përmbytjeve të tokave është i përsëritur. Fjalët më të mira për argjinaturën e lumit Vjosa pa të cilin do kishim pasoja më të mëdha. Flitet shumë për garancinë sovrane, e mbështes këtë iniciativë, nga ana tjetër qëndroj njëzëri me grupin e interesit. Jo të gjithë fermerët kanë shanse të barabarta. 25% e fermave s'kanë porositur fidanë sepse s'kanë arritur të shlyejnë kreditë e mëparshme. Fermat e vogla nuk marrin dot kredi sepse nuk përmbushin kriteret. Fondi duhet të rritet, kryesisht për uljen e intersave të kredive. Vetëm kjo masë mund të nxisë financimin e fermerëve. Duhet të futet fryma e sigurimit të prodhimeve bujqësore. Përballemi me shtimin e kostove të imputeve. Të gjitha qeveritë morën masa, ne e rritëm koston e imputit. Çmimet e plehëve janë rritur. Dapi nga 52 mijë lekë në 100mijë lekë, nitrati nga 80 mijë lekë, 125 mijë lekë.

Sugjerime: Detyrimin e përdoruesve të tokës për të mos hedhur mbeturina, për të mos u bërë burim infeksioni të ujit apo bimëve. Higjienizimi i serave të shikohet si masë, të vendoset në ligj, cili do të jetë roli i shtetit në rastet e sëmundjeve virusale. Të përfshihet detyrimi i fermerëve për të patur regjistër. Kjo do të rriste sigurinë ushqimore dhe numrin e eksporteve.'- tha Duka.

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?