Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore

3 Shkurt 2022, 10:19| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 19:57

  • Share

Që në nisje të seancës së sotme të Kuvendit, PS dhe PD u përplasën për përcaktimin e seancës lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetues e për zgjatjen e afateve të vetingut. Kuvendi vendosi që këto ndryshime do të votohen në seancën e 10 shkurtit, por ka pasur kundërshtinë e PD, ku kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj tha se duhet të ndërhyhet sa më pak në Kushtetutë dhe se zgjatja e afateve të vetingut po bëhet përmes një procesi të njëanshëm.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se duhet t'i jepet fund politizimit të vetingut dhe të votohet sa më parë zgjatja e afateve të saj.

Pjesë e diskutimeve dhe debateve të forta në Kuvend ka qene edhe projektligji për krijimin e një pike të përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku qeveria shprehet se kjo do të forcojë jo vetëm bashkëpunimin dhe besimin mes dy vendeve por edhe do të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar. Por nuk shihet me të njëjtën mënyrë nga PD, ku deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, të cilët shprehen shqetësimin se kjo do të sjellë më shumë kosto dhe aspak efikasitet.

Kjo solli reagimin e deputetit të PS, Taulant Balla i cili me ironi kujtoi marrëveshjen e detit të 2009 të bërë nga Lulzim Basha. Kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh se nuk po bëjnë të njëjtën gjë, por po forcon bashkëpunimin në kufi për luftimin e krimit. Në fund të seancës Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore. 

Pjesë e akuzave ka qene edhe Sali Berisha, i cili u përqendrua në akuzat lidhur me ndërtimin e Portit të Durrësit duke e cilësuar si megaaferë të qeverisë, por iu kundërpërgjigj ministrja e shtetit Elisa Spiropali e cila tha se  halli i vetëm i Berishës është të rrëzojë birin e tij politik Bashën, por që duket i rezultoi pak më i fortë se nga sa e mendonte.

Ndërkohë Gent Sejko është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Në seancën e sotme të Kuvendit 100 deputetë votuan pro zgjedhjes së tij, 6 kundër dhe 4 abstenim.

Ora 17:35
Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore! Gent Sejko zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë

Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore. Ndërkohë Gent Sejko është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Në seancën e sotme të Kuvendit 100 deputetë votuan pro zgjedhjes së tij, 6 kundër dhe 4 abstenim. Sejko është njëkohësisht edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, post i cili zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje, dhe votohet në Parlament.

Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro, 7 kundër dhe 24 abstenim projektligjin për emetimin e bonove të privatizimit. Me 76 vota pro, 23 kundër dhe 4 abstenim është miratuar projektligji për mbrojtjen e bimëve.

Ora 17:10
Agron Duka propozon projektligj për mbrojtjen e bimëve: Fermerët po përbllen me shtimin e kostove të imputeve

Kryetari i Partisë Agrare Ambiantaliste Agron Duka, në fjalën e tij në Kuvend propozoi një projektligj për disa ndryshime në ligjin mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Duka tha se përdoruesit e tokës nuk duhet të të hedhin mbeturina, për të mos u bërë burim infeksoni të ujit apo të bimëve. Po ashtu Duka tha se higjienizimi i serave të shikohet si masë, të vendoset në ligj, cili do të jetë roli i shtetit në rastet e sëmundjeve virusale. Kjo sipas Dukës, do të rrisë sigurinë ushqimore dhe numrin e eksporteve.

'Kohët e fundit duket sikur qeveria po i kthen sytë nga bujqësia, duhet akoma shumë punë. Akoma bujqësia është peng i kapriçove të motit. Fenomeni i përmbytjeve të tokave është i përsëritur. Fjalët më të mira për argjinaturën e lumit Vjosa pa të cilin do kishim pasoja më të mëdha. Flitet shumë për garancinë sovrane, e mbështes këtë iniciativë, nga ana tjetër qëndroj njëzëri me grupin e interesit. Jo të gjithë fermerët kanë shanse të barabarta. 25% e fermave s'kanë porositur fidanë sepse s'kanë arritur të shlyejnë kreditë e mëparshme. Fermat e vogla nuk marrin dot kredi sepse nuk përmbushin kriteret. Fondi duhet të rritet, kryesisht për uljen e intersave të kredive. Vetëm kjo masë mund të nxisë financimin e fermerëve. Duhet të futet fryma e sigurimit të prodhimeve bujqësore. Përballemi me shtimin e kostove të imputeve. Të gjitha qeveritë morën masa, ne e rritëm koston e imputit. Çmimet e plehëve janë rritur. Dapi nga 52 mijë lekë në 100mijë lekë, nitrati nga 80 mijë lekë, 125 mijë lekë.

Sugjerime: Detyrimin e përdoruesve të tokës për të mos hedhur mbeturina, për të mos u bërë burim infeksioni të ujit apo bimëve. Higjienizimi i serave të shikohet si masë, të vendoset në ligj, cili do të jetë roli i shtetit në rastet e sëmundjeve virusale. Të përfshihet detyrimi i fermerëve për të patur regjistër. Kjo do të rriste sigurinë ushqimore dhe numrin e eksporteve.'- tha Duka.

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

Ora 14:45
Berisha flet në Kuvend në emër të PD, Salianji-kryeparlamentares Nikolla: PD nuk është e tij, po merr kohën e të tjerëve

 

Partia Demokratike është e revoltuar për kohën e dhënë në dispozicion ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend.

Deputeti i PD në fjalën e tij në seancë, teksa i drejtohet kryetares së parlamentit, tha se PD nuk është partia e tij.

“I jep fjalën ish-kryetarit të Partisë Demokratike, për t’i marrë kohën deputetëve duke kaluar të gjitha afatet. Qoftë duke i dhënë fjalën në emër të deputetëve të PD-së. Një teatër i shpifur që nuk nderon askënd. Kjo është të abuzosh me detyrën dhe duke fyer të gjithë deputetët që pas çdo gomarllëku që thuhet këtu, mund të kenë diçka të flasim. Parafolësi ka folur për PD-në.

Pa diskutim që parafolësi flet për PD, i ka ardhur dita, por të njëjtën këngë ka dëgjuar edhe vetë kur ka shkuar te PSV 91, ku dilte me Nanon.

Të njëjtën gjë edhe ish-ministrja që foli para jush, kur i quanin mjaftista. Pjesa e të marrurit me PD, e ndërkohë që duhet të ketë përgjegjësi serioze për atë që diskutohet, është e turpshme. Keni një koncept pronësor, që doja ta thosha pak më përpara. Askush nuk është PD që ma jepni fjalën se u përmend PD. PD është pasuri e qytetarëve shqiptarë. E ndërtuar me djersën dhe gjakun e shumë demokratëve. PD nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha e kryetari tjetër që do të vijë”, u shpreh deputeti.

Ora 13:52
Konventa për dhunën ndaj grave në punë, Ministrja: Duhen fuqizuar ekonomikisht, lehtësira fiskale për sipërmarrëset! Duma: Realiteti dhe fasadat janë larg, kjo konventë të bëhet de fakto

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastilirli u ka prezantuar Projektligjin “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”, Manastirliu tha se gratë duhet mbështetur dhe fuqizuar ekonomikisht në mënyrë që të zvogëlohen barrierat penguese me të cilat ata ndeshen në tregun e punës. Ministrja tha se do i ofrohet mbështetje grave sipërmarrëse dhe do të krijohen lehtësira fiskale për to.

“Po punojmë për rritjen e aksesit të grave dhe vajzave në sekserë jo tradicional dhe mbështetjen e tyre nga sistemet e mbrojtjes. Fuqizimi ekonomik i grave mbetet një aspekt kyç ku janë marrë një sërë masash ku synohet përparimi ekonomik në punë.  Zvogëlimi i barrierave me të cilat ndeshen gratë në tregun e punës do të krijojë mundësi të tjera për to. Mbështetja e sipërmarrjes së grave dhe krijimi i lehtësirave fiskale do të ndërmerren në vazhdim. Një konventë të tillë merr një rëndësi të posaçme në mbrojtën e të drejtave të njeriut dhe grave”, tha Manastirliu.

Deputetja demokrate Grida Duma tha se kjo konventë duhet të miratohet por problemi i vërtet qëndron se duhet të kthehet në ligj dhe zbatim de fakto pasi realiteti paraqitet tjetër ku viktimat e dhunës braktisen na shteti.

“Kur përdhunohet një  e mitur duhet ta humb identitetin,  duhet të zhvendoset, nuk merr dot bonus qiraje dhe prindërit janë pa punë, ndërsa do të ndihet nën kërcënim nga përdhunuesi se e ka kërcënuar. Pra kjo konventë duhet të bëhet e vlefshëm de fakto. Psikologët njohin  një të vërtet të mëdha, dhuna më e madhe që pëson njeriu është psikologjike dhe jo fizike.  Shqiptarët kanë 31 vite që vijojnë me tranzicion. Kjo konventë duhet miratuar dhe do miratohet por realiteti dhe fasada janë shumë larg.

Ora 13:10
FOTOLAJM/ Agron Shehaj shfrytëzon seancën plenare për të lexuar, Bardhi dhe Sula përshëndeten 'ndryshe'..., momente pikante në Kuvend

Në seancë plenare nuk ka vetëm politikë! LSA ka kapur fotografuar disa nga momentet pikante në seancën e sotme, duke kapur deputetët në momente 'sikleti'. Deputeti Agron Shehaj duket se nuk ka qenë shumë i interesuar për debatin në seancë, duke përfituar për të lexuar një libër, nga ana tjetër janë Gazment Bardhi dhe Dashnor Sula, të cilët shkëmbejnë një përshëndetje disi 'të veçantë'. Aparatit fotografik nuk i kanë shpëtuar as ministrat, ku Arben Ahmetaj shihet teksa i tregon diçka në celularin e tij Belinda ballukut, e cila sheh me kuriozitet.

Ora 13:08
Berisha: Porti i Durrësit afera më e madhe korruptive e narkoqeverisë! Spiropali: I bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj, por iu doli më i fortë nga sa menduat

Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka kthyer vendin në epiqendër të krimit dhe trafikut të kokainës, ndërsa shtoi se kjo bëhet përmes portit të Durrësit që sipas tij kontrollohet nga kriminalë që janë të lidhur me Ramën.

“Theksoj se çdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie  për luftën kundër krimit është fund e krye një falsitet, një formalitet mbasi Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar e ka kthyer në qendrën operacionale dhe janë të lidhur me Ramën. Kompania EMAAR u zhduk, por kanë dalë tani në dritë disa kompani offshore në lidhje me kreun e Meduzës dhe pengun e tij për pastrimin e 2 miliardë eurove. U them këtu dhe do ju njoftoj në seancat e tjera, se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë” tha Berisha.

Por këtyre akuzave u është përgjigjur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se halli i vetëm i Berishës është të rrëzojë birin e tij politik Bashën, por që duket i rezultoi pak më i fortë se nga sa e mendonte.

“Ju i bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj, por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembët, doli pak më e fortë nga sa e kishit menduar. Për t’iu kthyer asaj që ju thatë dhe për të bërë një sqarim. Ai ka mësuar kasetën tuaj dhe nuk ndryshon, ndryshoni ju të pakën që të të kemi ne shpëtim, që veshët tanë të mos dëgjojnë të njëjtën gjë dhe nga ju dhe nga ai. Ej moj kasolle ku na mblodhe është shprehja që ju përshtata ku vini këtu dhe i përgjigjeni njëri tjetrit.  Por ato ëndërrta me narkoqeveri nuk ua bazojnë kund as partnerët, me të cilët keni probleme kohët e fundit, as ata që punojnë këtu me policinë e shtetit, pasi ky nuk është një vend i krimit siç do e donit ju”, tha Spiropali.

Ora 12:16
Gjekmarkaj: Politika jonë e jashtëm është kthyer në monopol të Ramës, është bërë kryediplomati i Shqipërisë, i kthehu diplomatët si azilantë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar politikën e jashtme në vend, ku thotë se marrëdhëniet ndërkombëtare janë kthyer në monopol të kryeministrit dhe se të gjitha i vendos vetë pa pyetur as opozitën.  Gjekmarkaj thotë se kryeministri Edi Rama është bërë kryediplomati i Shqipërisë, duke e zhvlerësuar kështu Ministrinë e Jashtme.

“Politika jonë e jashtme  në fakt është e brendshme dhe ajo e brendshmja nuk u bë kurrë e jashtme. Në pamundësi për t’i ndërruar imazhin një shteti të përzhitur nga historia, korrupsioni e banaliteti, vënë shtetin në dispozicion të imazhit personal. Zero probleme me fqinjët u tha dikur me piskamë e zenit. Ja ku jemi te zerimi i problematikes me Greqinë. Kemi hequr dorë nga paketa e problemeve, nga trajtimi i tyre. Ulja në dukje e retorikës midis dy vendeve është shoqëruar me tërheqje , me lëshime ndaj dramës  çame dhe me  braktisje ndaj halleve e kërkesave të emigrantëve. Harresa ndaj ligjit të luftës u pa si e vetmja rrugëdalje nga premtimet e shumta për heqjen e tij, por ai rri ende i shkruar si monument turpi e kërcënim i së shkuarës. Një mungesë transparencë se si bëhet politika e jashtme na  shfaqet në çdo kërkim. Pa një konsultë paraprake hartohen dhe firmosën marrëveshje mes shtetesh pa marrje mendimi të institucioneve.  Marrëdhëniet ndërkombëtare prej kohesh, janë monopol i  kryeministrit i cili gjithë politikën e tij të jashtme e bazon tek e ashtuquajtura diplomaci personale. Fjala vjen, kryeministri ynë, duke lënë në hije MPJ prej disa vitesh ka vendosur një standard marrëdhëniesh dypalëshe me Serbinë, të cilat kanë tejkaluar jo rrallë marrëdhëniet tona me Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut se fundi edhe Kosovën. Prej se kryeministri u bë kryediplomat, prej se edhe ligji për shërbimin e jashtëm ndryshoi për t’i dhënë atij gjitha kompetencat, askush nuk ka mekanizmat dhe mundësinë për të bërë një bilanc të politikës sonë të jashtme”, tha Gjekmarkaj.

Ora 12:05
Pika e përbashkët Shqipëri-Greqi, PS: S’është marrëveshja e detit në 2009 e bërë nga Luli e Saliu, por bashkëpunim në luftën ndaj krimit! Alibeaj: Rrit kostot dhe aspak efikasitetin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të PD lidhur me pikën e përbashkët kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Duke u kujtuar marrëveshjen e detit në 2009 ku u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese pasi ishte në dëm të Shqipërisë, balla tha se nuk po bëjnë të njëjtën gjë, por po forcojnë bashkëpunimin në kufi për luftimin e krimit.

“ Nuk është marrëveshja me Greqinë që është votuar në 2009 që e negocioi Luli dhe e votoi Saliu, të gjitha haqet Saliu e Basha i kanë bërë bashkë. Pjesë  e non gratës së Saliut janë edhe veprimet Lulit. Se nuk i mori të gjitha Saliu dhe Luli doli i palagur. Nëse nuk do ishte PS që ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, Shqipëria do të kishte humbur mijëra metra katror të sipërfaqes së detit. Kjo nuk është marrëveshje për detin, por qendra ngihet në tokën greke ku punonjës të doganës shqiptare dhe greke do të bashkëveprojnë në luftën kundër krimit. Opozitën bëjeni kur keni argumente”, tha Balla

Edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se pika e përbashkët Greqi-Shqipëri, në kufirin mes dy vendeve, do të sjellë më shumë kosto dhe aspak efikasitet.

“4 nëpunës shqiptarë dhe grekë do të mblidhen në një dhomë dhe thjesht e vetëm do të shërbejnë informacion. Do të ishte më se normale që marrëveshje të tilla të bashkëpunimit ndërkufitar, t’i shërbenin kalimit ose të mallrave ose individëve. Ajo që çfarë ishte shkëmbim, nuk ishte gjë tjetër veçse një kërkesë e bërë nga pala greke për shkëmbimin e informacioneve. Asnjë shërbim tjetër për qytetarët, veç rritjes së kostove. Sot kjo qeveri thotë jemi në kohën digjitale, pse edhe shkëmbimin e informacionit se bën në mënyrë digjitale. Si mund të shkëmbesh informacion ku të dhënat personale kanë dalë sheshit. Një vend që nuk garanton të dhënat individuale të qytetarit. Kjo marrëveshje që është votuar pro nga ana jonë. Ky shtet sot e prej 8 vitesh nuk qëndron dot me këmbët e veta. Ka nevojë për ndihmën e të tjerëve”, tha Alibeaj.

Ora 11:07
Shqipëri-Greqi, pikë të përbashkët policore në Kakavijë! Ministri i Brendshëm: Tregues i besueshmërisë mes vendeve partnere, çon para procesin e integrimit

Për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike, Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy vendeve ku përmes shkëmbimit të informacioneve mes palëve do të krijohet reciprocitet në luftën kundër krimit. Kostot financiare të pikës së përbashkët policore në Kakavijë do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy shteteve. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se kjo pikë e përbashkët me Greqinë tregon rritjen e besueshmërisë mes partnerëve dhe se do të lehtësojë edhe më tej procesin e integrimit.

“Shkëmbimi i info mes vendeve është praktikë e njohur, por ngritja  e një struktë të tillë unike për nga forma e lehtëson këtë proces. Në kufijtë tonë sot ngrihen strukture e përbashkët ku shërbejnë police e doganierë ku do të analizojnë rreziqet dhe do të shërbejë si zyrë one stop shop. Miratimi i katiti të sotëm do të jetë një tregues i besueshmërisë me partnerët dhe do të lehtësojë integrimin në BE. Kjo marrëveshje vjen edhe për të inkurajuar lëvizjen e lirë të shtetasve me kufij s amë të haur dhe sa më të sigurt”, tha Çuçi.

Ora 10:41
Operacioni në burgje që çoi në pranga 28 persona, mes tyre edhe gardianë, Ministria e Drejtësisë paralajmëron: Do jetë investim i përditshëm për forcimin e sigurisë në burgje

Superaoperacioni në tre burgje në vend, në Elbasan, Peqin e Korçë, që çoi në burg 28 persona, mes tyre gardianë dhe të burgosur VIP, duket se nuk do të jetë thjeshtë një operacion që mbetet me kaq. Kështu paralajmëroi sot Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha nga foltorja e Kuvendit ku tha se do të ketë një investim të përditshëm për forcimin e sigurisë në burgje.

"U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve. Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, por nuk do të jetë aksion, as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së paligjshmërisë në burgje, por investim i përditshëm i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit ët sigurisë në sistemin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total. Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit", tha ai.

Komentin  Manja e bëri teksa u thirr në interpelancë nga deputeti Kastriot Piroli, i cili i kërkoi llogari ministrit në lidhje me trajtimin e punonjësve të burgjeve.

"Duhet të fillojë operacioni zbatimi i ligjit për rritje e pagave të punonjësve të burgjeve. Pagat kanë rritje të vogël të panjehësuar me Policinë e Shtetit. Thatë se do rriteshin pagat, por nuk pamë asgjë në buxhet. Pagesat e orëve shtesë dhe ditëve tepër nuk paguhen. Ku shkon mundi i punonjësve?', tha ai.

Pyetjeve të deputetit, Manja iu përgjigj duke thënë: “Pyetja cfarë kanë përfituar punonjësit e policisë së bugjeve nga ndryshimet e reja ligjore? Nga 7 gushti 2020 ka nisur rritja e pagave për gratë, në 1 janar 2021 ka nisur rritja ne pagës për cdo vit vjetërsie shërbimi, e nga 1 korriku 2022 do nisë rritja e pagës për natyrën e vecantë të punës. Sot nuk ka asnjë rast vonese të mospagesës së orëve jashtë orartit, jepen cdo fundmuaji sipas listëpagesave, kjo është e verifikueshme. Trajtimi për stafin shëndetësor të policisë së burgjeve, rritje 47% rritje page për kryeinfermierin, për farmacistin 66% rritje page, për infermierin rritje page 33%, për shefin e shërbimit 44% e mjeku specialist në burgje 42%”.

Superoperacioni i Policisë zbuloi se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë duke krijuar një grup të strukturuar kriminalPolicët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin. Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg.

Ora 10:25
Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Aliebaj: Proces i njëanshëm, të ndërhyhet sa më pak në Kushtetutë! Balla: Jepini fund politizimit të Vettingut

Ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afateve të vetingut do të votohen në seancën plenare të 10 shkurtit! Kjo u kërkua nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant balla, ndërsa u miratua në Kuvend.Për kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Sipas tij, ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë sa më të pakta dhe të harmonizuara mes palëve.

“I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit, ndërsa shtoi se duhet të marrë fund politizimi i kësaj çështjeje.

“Ndryshimet kushtetuese janë të tilla, që afatet janë të përcaktuara me shumë rigorozitet nga ana e vet Kushtetutës. Asnjëri prej nesh në këtë sallë nuk mund t’i shmanget detyrimit që vendos rregullorja, që ndryshimet e kaluara në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit, kanë një afat 14-21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme që ka lënë rregullorja. Nuk na ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar apo interpretuar, jemi të detyruar ta fusim në datën 10. Unë do të ftoja kolegët e PD që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk është një proces që duhet politizuar apo që duhet bërë pjesë e agjendave të tjera të forcave të tjera politike në Kuvend. Zgjatja e afateve të mandatit të Vettingut duhet bërë, pasi ky është një proces i suksesshëm i pastrimit nga persona të korruptuar, me lidhje kriminale dhe të paaftë për të bërë drejtësi. Duhet të tejkalojë agjendën politike të secilit prej nesh kjo çështje. Nuk janë propozimet e PS, por janë nevoja që ka Shqipëria për të çuar përpara këtë proces. Unë nuk mund ta konsideroj rregulloren e Kuvendit llastik. Prandaj për ta mbyllur këtë çështje do të sugjeroja që seanca të shprehej me votë për përfshirjen në rend dite në seancën e 10 shkurtit zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Biem të gjithë dakord se procesi i Vettingut duhet të vazhdojë. Duhet të marrë fund politizimi për këtë çështje”, tha Balla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lop Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 03/02/2022 18:40

    O babale salinjani ti po këndon për heroin tuaj Salheun komandanti i juaj hero o Salinjani kapedani. Po ti kur këndon pse Gridën e haron e bon si politikan që ti je vetën asgan. Se Grida shum gëzon se e di mir që ti je çuni Shegës që në hauar të lopës je zon. Pra me një fjal o Salinjan sështë politika për ty. Po aty në atë parlament kush nuk ka hy që nga Nard shkencëtari deri te hajdari. O i mjeri popull çfar po shikon e çfar po duron. Zoti e bekoft ktë popull mjeran.

    Përgjigju
  • Mynyri: 03/02/2022 12:33

    Mark Gjon Gjakmarrsi, terroristi katolik qe kur ishte ne universitet, bente letra anonime, sot paguhet me bordero nga organizata terroriste myslimane FETO per llogari te Vatikanit. Ky eshte pervers qe i kane sperdredhur kryqin te suma qe kur ka lindur. Perpara atdheut eshte kryqi per kete lloj rrace derrash. Ne politike jane vetem per ti hedhur benzine zjarrit dhe per ta cuar vendin ne konflikt fetar. Ky eshte misioni. Jane njesoj si talebanet. Jane vellezer te nje gjaku, por per momentin jane ne sherr. E kane prejardhjen nga Lindja e Mesme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?