Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të PD lidhur me pikën e përbashkët kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Duke u kujtuar marrëveshjen e detit në 2009 ku u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese pasi ishte në dëm të Shqipërisë, balla tha se nuk po bëjnë të njëjtën gjë, por po forcojnë bashkëpunimin në kufi për luftimin e krimit.
“ Nuk është marrëveshja me Greqinë që është votuar në 2009 që e negocioi Luli dhe e votoi Saliu, të gjitha haqet Saliu e Basha i kanë bërë bashkë. Pjesë e non gratës së Saliut janë edhe veprimet Lulit. Se nuk i mori të gjitha Saliu dhe Luli doli i palagur. Nëse nuk do ishte PS që ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, Shqipëria do të kishte humbur mijëra metra katror të sipërfaqes së detit. Kjo nuk është marrëveshje për detin, por qendra ngihet në tokën greke ku punonjës të doganës shqiptare dhe greke do të bashkëveprojnë në luftën kundër krimit. Opozitën bëjeni kur keni argumente”, tha Balla
Edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se pika e përbashkët Greqi-Shqipëri, në kufirin mes dy vendeve, do të sjellë më shumë kosto dhe aspak efikasitet.
“4 nëpunës shqiptarë dhe grekë do të mblidhen në një dhomë dhe thjesht e vetëm do të shërbejnë informacion. Do të ishte më se normale që marrëveshje të tilla të bashkëpunimit ndërkufitar, t’i shërbenin kalimit ose të mallrave ose individëve. Ajo që çfarë ishte shkëmbim, nuk ishte gjë tjetër veçse një kërkesë e bërë nga pala greke për shkëmbimin e informacioneve. Asnjë shërbim tjetër për qytetarët, veç rritjes së kostove. Sot kjo qeveri thotë jemi në kohën digjitale, pse edhe shkëmbimin e informacionit se bën në mënyrë digjitale. Si mund të shkëmbesh informacion ku të dhënat personale kanë dalë sheshit. Një vend që nuk garanton të dhënat individuale të qytetarit. Kjo marrëveshje që është votuar pro nga ana jonë. Ky shtet sot e prej 8 vitesh nuk qëndron dot me këmbët e veta. Ka nevojë për ndihmën e të tjerëve”, tha Alibeaj.
Lajmi kryesor: