Berisha: Porti i Durrësit afera më e madhe korruptive e narkoqeverisë! Spiropali: I bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj, por iu doli më i fortë nga sa menduat

3 Shkurt 2022, 13:08| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 14:16

  • Share

Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka kthyer vendin në epiqendër të krimit dhe trafikut të kokainës, ndërsa shtoi se kjo bëhet përmes portit të Durrësit që sipas tij kontrollohet nga kriminalë që janë të lidhur me Ramën.

“Theksoj se çdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie  për luftën kundër krimit është fund e krye një falsitet, një formalitet mbasi Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar e ka kthyer në qendrën operacionale dhe janë të lidhur me Ramën. Kompania EMAAR u zhduk, por kanë dalë tani në dritë disa kompani offshore në lidhje me kreun e Meduzës dhe pengun e tij për pastrimin e 2 miliardë eurove. U them këtu dhe do ju njoftoj në seancat e tjera, se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë” tha Berisha.

Por këtyre akuzave u është përgjigjur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se halli i vetëm i Berishës është të rrëzojë birin e tij politik Bashën, por që duket i rezultoi pak më i fortë se nga sa e mendonte.

“Ju i bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj, por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembët, doli pak më e fortë nga sa e kishit menduar. Për t’iu kthyer asaj që ju thatë dhe për të bërë një sqarim. Ai ka mësuar kasetën tuaj dhe nuk ndryshon, ndryshoni ju të pakën që të të kemi ne shpëtim, që veshët tanë të mos dëgjojnë të njëjtën gjë dhe nga ju dhe nga ai. Ej moj kasolle ku na mblodhe është shprehja që ju përshtata ku vini këtu dhe i përgjigjeni njëri tjetrit.  Por ato ëndërrta me narkoqeveri nuk ua bazojnë kund as partnerët, me të cilët keni probleme kohët e fundit, as ata që punojnë këtu me policinë e shtetit, pasi ky nuk është një vend i krimit siç do e donit ju”, tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?