Gjekmarkaj: Politika jonë e jashtëm është kthyer në monopol të Ramës, është bërë kryediplomati i Shqipërisë, i kthehu diplomatët si azilantë

3 Shkurt 2022, 12:16| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 13:00

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar politikën e jashtme në vend, ku thotë se marrëdhëniet ndërkombëtare janë kthyer në monopol të kryeministrit dhe se të gjitha i vendos vetë pa pyetur as opozitën.  Gjekmarkaj thotë se kryeministri Edi Rama është bërë kryediplomati i Shqipërisë, duke e zhvlerësuar kështu Ministrinë e Jashtme.

“Politika jonë e jashtme  në fakt është e brendshme dhe ajo e brendshmja nuk u bë kurrë e jashtme. Në pamundësi për t’i ndërruar imazhin një shteti të përzhitur nga historia, korrupsioni e banaliteti, vënë shtetin në dispozicion të imazhit personal. Zero probleme me fqinjët u tha dikur me piskamë e zenit. Ja ku jemi te zerimi i problematikes me Greqinë. Kemi hequr dorë nga paketa e problemeve, nga trajtimi i tyre. Ulja në dukje e retorikës midis dy vendeve është shoqëruar me tërheqje , me lëshime ndaj dramës  çame dhe me  braktisje ndaj halleve e kërkesave të emigrantëve. Harresa ndaj ligjit të luftës u pa si e vetmja rrugëdalje nga premtimet e shumta për heqjen e tij, por ai rri ende i shkruar si monument turpi e kërcënim i së shkuarës. Një mungesë transparencë se si bëhet politika e jashtme na  shfaqet në çdo kërkim. Pa një konsultë paraprake hartohen dhe firmosën marrëveshje mes shtetesh pa marrje mendimi të institucioneve.  Marrëdhëniet ndërkombëtare prej kohesh, janë monopol i  kryeministrit i cili gjithë politikën e tij të jashtme e bazon tek e ashtuquajtura diplomaci personale. Fjala vjen, kryeministri ynë, duke lënë në hije MPJ prej disa vitesh ka vendosur një standard marrëdhëniesh dypalëshe me Serbinë, të cilat kanë tejkaluar jo rrallë marrëdhëniet tona me Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut se fundi edhe Kosovën. Prej se kryeministri u bë kryediplomat, prej se edhe ligji për shërbimin e jashtëm ndryshoi për t’i dhënë atij gjitha kompetencat, askush nuk ka mekanizmat dhe mundësinë për të bërë një bilanc të politikës sonë të jashtme”, tha Gjekmarkaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?