Bajram Begaj

Politikë

Agron Gjekmarkaj: Dekreti për Tiranën, faqe e zezë në kapjen e shtetit!

1 Tetor, 19:41| Përditesimi: 1 Tetor, 19:46

  • Share

Deputeti i PD-së, që është njëkohësisht nënkryetar i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka sulmuar ashpër kreun e shtetit, Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.

Sipas Gjekmarkajt, i cili e ka shpërndarë qëndrimin e tij në një postim në rrjetet sociale, ai është një faqe e zezë në kapjen e shtetit.

Postimi i plotë

“Presidenti në rolin e noterit politik – Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit”

Tirana ka parë shumë dekada të trishta, por dekretimi i sotëm për zgjedhje të pjesshme pa një bazë kushtetuese të qartë është një akt që nuk i shërben demokracisë, por interesave të një njeriu të vetëm – Kryeministrit !

Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i mazhorancës. Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, ai ka përqafuar rolin e interpretuesit selektiv të dëshirave të Kryeministrit, duke e futur procesin zgjedhor në Tiranë në një labirint kushtetues pa dalje.

Akti i tij është një përkulje, jo ndaj ligjit, por ndaj frikës politike që ka kapluar qeverinë. Dekreti i sotëm nuk është produkt reflektimi institucional, por pasojë e një urdhri partiak të marrë në një zyrë ku mungon fryma republikane.

E përsëris: nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme kur për dekretet vendoset me telefon, jo me kushtetutë. Tirana meriton më shumë se sa një farsë të orkestruar nga pushteti që kërkon të mbijetojë mbi rrënojat e shtetit ligjor.

Bajram Begaj   na e futi te gjithëve  per tejkalim të fantazise!

Historia do ta mbajë mend këtë ditë jo për drejtësinë e saj, por për shkeljen brutale të çdo norme kushtetuese."

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 01/10/2025 20:37

    O po ç’janë këta langaraqë që s’dinë se ç’duan nga jeta? Tërë kohën e sulmuan Veliajn me dhe pa të drejtë, tani i bëjnë avokatinë. Pse nuk i bëjnë presion SPAK-ut ta lirojë Veliajn, mqse televizioni i Saliut kishte organizuar një Babale të re kundra tij? Si mund të besohen si seriozë këta vemje politike, këta ligavecë që zvarriten veç në jargë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?