Agron Gjekmarkaj

Politikë

Agron Gjekmarkaj ironi me Fatmir Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin! Po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals

29 Shtator, 11:40| Përditesimi: 29 Shtator, 13:45

  • Share

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryetarin e komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafajn duke e cilësuar si një ‘kryetar’ i zgjedhur për të kontrolluar kryetarin e Kuvendit.

Komisioni i përhershëm, i cili drejtohet nga Xhafaj po shihet si një komision që po merr rol mbikëqyrës për veprimet e komisioneve apo organeve të brendshme në raport me zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve. Gjekmarkaj gjithashtu ka kërkuar që në Kuvend të flitet për raportin e DASH.

“Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedh një kryetar dhe nuk është e nevojshme te zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Ne fakt  dje doli një raport i DASh. Kuvendi duhet te krijoje hapësirë te flitet për ato çështje themelore qe janë ngrit me atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxire. Por ju po i ikni te vërtetës duke krijuar realitet fals. I iket edhe përgjegjësisë për të fol për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës”, tha Gjekmarkaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?