Edhe pse dy të parët e tyre në parlament, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ai i grupit parlamentar Gazment Bardhi munguan, opozita e kishte të qartë se cila do të ishte kryefjala e saj në seancën plenare të kësaj të hëne: Debati i munguar për programin e qeverisë.
“Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE. Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve”, tha Tabaku.
“Ato që thotë Toni (Gogu), që e keni programin, po pikërisht e Toni, prandaj po themi ne, që ta rikthejmë atë seancën, të flasim për atë trobetrasfulla program. Se kalendari që keni sjellë ju, është për hallet e juaja, se ne kemi një vit këtu, që nuk flasim për ata që na kanë votuar poshtë”, tha Saimir Korreshi.
Këtë herë, skenari surprizë erdhi nga maxhoranca, e cila nxori në vijën e parë për replikë deputetët e rinj, të cilët i kërkuan opozitës që ti lënë të flasin.
“Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit”, pyeti Xhaferi-Sara Milen.
“Dua të them se jam e zhgënjyer nga Besarti sepse kam menduar se do sillte standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës se e ka marrë falas këtë karrige”, iu përgjigj deputetja e PS.
Debati nuk mungoi as për projekt-ligjin për Barazinë Gjinore, përmes së cilit opozita pretendon se kërkon të zhbëhet përcaktimi klasik i dy gjinive: burrë e grua.
“Dua t'ju them që pr/ligji për Barazinë Gjinore në fakt është i përfshirë te "benchmark" i ndërmjetëm që do të thotë është tek indeksi i ndërmjetëm që ne kemi me Bashkimin Europian. Eshtë një nga kushtet e negociatave, madje duhet të mbyllet brenda dhjetorit pikërisht ai projektligj. Dhe jemi plotësisht të gatshëm që së bashku ne ta shikojmë dhe ta bëjmë më të mirën për shoqërinë shqiptare”, iu përgjigj Toni Gogu opozitës.
Kur fjalën e mori i pari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, për të folur mbi kalendarin 3 javor të punimeve të kuvendit, ku parashikohen edhe raportimet e institucioneve të pavarura të mbartura prej legjislaturës së shkuar, opozita braktisi sallën.
Pas 120 minutash seancë, maxhoranca votoi e vetme. Ndërsa për kërkesën e PD për shkarkimin e Niko Peleshit, Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet brenda javës.
Në Parlamentin e Shqipërisë tashmë ka nisur “lufta” edhe mes deputetëve të rinj që janë ulur për herë të parë në karriget e ligjvënësve.
Besart Xhaferi i Partisë Demokratike dhe Sara Mila e Partisë Socialiste shkëmbyen replikat e para mes tyre.
Një pyetje e demokratit mjaftoi për të nxitur reagimin e Sara Miles.
“I uroj një legjislaturë të mbarë, por e ka nisur gabim. Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit”, tha Xhaferi.
Nuk vonoi as kundërpërgjigjia.
“Jam pak e çuditur por dua të them se jam e zhgënjyer nga Besarti sepse kam menduar se do sillte standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës se e ka marrë falas këtë karrige. Mos merr leksione nga Noka dhe Bardhi sepse s’di ta bësh dhe mirë është mos ta bësh”, u shpreh Sara Mila.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbyllje të seancës i ka kthyer përgjigje pretendimeve dhe akuzave të opozitës. Këta të fundit u larguan nga salla në momentin që Balla mori fjalën.
Ndër të shumtave, Balla iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës për një takim të socialistëve me trafikantë droge në Maruba, si dhe debatit të bërë më parë në Konferencën e Kryetarëve për ndryshimin e procesit të raportimit të institucioneve të drejtësisë në Kuvend.
Deputeti i PS-së tha se ndryshimet janë thelbësore për mirëfunksionimin e Kuvendit dhe se për këto ndryshime, opozita ka rënë dakord më parë, por tani e mohon.
“E kapëm dhe një rekord tjetër si seanca më e gjatë për miratimin e kalendarit. Dëgjova me vëmendje disa prej deputeteve që bërtisnin që ‘kemi 1 muaj qe kemi ardhur’, ju ka lënë Luli me probleme në matematikë.
Tani ja arritët qëllimit, e bërë rrëmujën pa ditur se për çfarë jemi mbledhur të diskutojmë, Noka mori fjalën në emër të saj që ka mbetur ‘rafmet pastë’ PD dhe foli këtu për programin. Fiksim e ka pas gjithë jetën të shkojë në Aruba me pushime dhe ‘Aruba Aruba Aruba’. Të kesh dijeni për diçka të tillë, minimalisht do thuash emrat dhe do bësh kallëzim dhe do shkosh në SPAK.
Kemi ngritur 11 komisione, kishim rënë dakord këtu 4 vite më parë për t’i ndryshuar dhe për ti dhënë rol të ri komisioneve në Kuvend. Më vjen mirë që Xhafaj nuk reagoi. Ai është një prej kryetarëve të komisioneve. Ai komision duhet të ishte ngritur më parë. Ishim i vetmi parlament që nuk kishim një komision të posaçëm për kërkesat e nismave qytetare. Këta e kanë votuar, por nuk dinë çfarë kanë votuar.
Janë të vetmit që bëjnë propozime dhe nuk rrinë të votojnë për propozimet e veta. Për raportimin e institucioneve, Kuvendi në këtë mandat, duhet t’ia ndryshojmë faqen raportimeve. Mjaft me histori të vjetër. Do ketë dy komisione përgjegjës. Mbledhjet do të jenë të përbashkëta”, tha Taulant Balla.
Teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, po mbante fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.
‘Ikni tani se ja arritët qëllimit. Zhurmën e bëtë”, ishte ironia e Ballës drejtuar deputetëve demokratë.
Me këtë veprim deputetët e PD-së, nuk morën pjesë për votimin e kalendarit për periudhën 29 shtator-7 nëntor 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator-17 tetor 2025.
Deputeti i PS-së Erion Mile, gjatë fjalës së tij së parë në Kuvend, ka ironizur opozitën, teksa tha se u ofenduan për Diellën, se e vetmja teknologji që njohin është Ipad-i i Saliut
“Nuk do të doja që të isha kjo fjala e parë e imja në Kuvend. Dikush drejtoi një pyetje, a e dini krahun tuaj politik dhe me të drejtë, pasi këta janë lejuar që ta kthejnë këtë seancë në broçkulla, kjo është historike.
Kanë që nga seanca e parë që shfrytëzojnë një nen dhe na akuzojnë në se nuk respektojmë rregulloren. Po abuzojnë me nenin 44 të kësaj rregullore, që më shumë dinë ta përdorin si gurë kundër opozitës.
Lapsus zoti Noka, por ju e din i më mirë se e përdorni si goditje. Nga ana tjetër që kërkojmë që të fusim një pikë në seancë, kalojmë në spiralet e opozitës. Kemi këtu një manifestim të dhunës dhe urrejtjes kundër deputetëve të mazhorancës, dhe kjo është ajo që bën kjo opozitë. Çfarë keni dëgjuar nga kjo opozitë për integrimin e BE?
U ofenduan këta për Diellë, por e vetmja teknologji që njohin këta është Ipad-i i Saliut”, tha deputetit.
Deputetja opozitare, Mesila Doda i kërkoi mazhorancës që t’i japë fjalën opozitës për të diskutuar për programin qeverisës.
“U bë një orë që dëgjojmë mendimet e të dy krahëve, ajo që vë re është fakti që kemi nevojë të flasim. Opozita s’ka arritur të marrë kohën e duhur për të bërë kohën e saj. Të gjithë ne mund të gjejmë zgjidhje dhe të mos dëgjojmë këtë sensibiltetin e shtuar të deputetëve të rinj, jepni mundësinë deputetëve të opozitës të flasin. Ti kthehemi normalitetit”, tha Doda.
Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu përgjigj deputetëve demokrat, teksa tha se në Kuvend ka pasur burra shteti dhe do vazhdojnë të jenë burra të mençur dhe të zgjuar.
Ndërsa po ashtu ajo ftoi deputetwt që të jenë të kujdesshëm me fjalët.
“Të gjitha ato 19 projektligjet që ju shikoni, janë të rikthyera sipas rregullores. Ato projektligjet janë diskutuar në Konferencën e Kryetarëve në sesionin e mëparshëm.
Do të doja që ti kujtoja kolegëve opozitarë, që në të vërtetë këtu ka pasur burra shteti dhe do vazhdojnë të jenë burra të mençur dhe të zgjuar. Po krahas burrave të mënçur, shqiptarët fatmirësisht kanë ditur që të mbështesin, gra edhe vajza shumë të mençura.
dhe do të ju sugjeroja të gjithë kolegëve burra, që të jenë të kujdesshëm me fjalët, pasi mund të ofendojnë gratë dhe vajzat e këtij Parlamenti”, tha Spahiu.
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi është bashkuar kësaj radhe me opozitën duke i kërkuar kryetarit të Kuvendit kthimin e seancës së 12 shtatorit, për të diskutuar programin e qeverisjes së Partisë Socialiste.
“Këtu flitet për normalitet, ju si kryetar më keni kërkuar mua t votoj një projekt program që jam njohur 20 minuta para. Kjo është tejet anormale. Ju po flisni për 19 projektligje dhe nuk jam i informuar. Normaliteti më i madh është që keni kalua programin qeverisës pa debat, pa diskutim. Dua të shpreh mbështetjen e Lëvizjes Bashkë me mocionin e kolegëve të opozitës sa i përket rikthimit në seancë plenare të programit qeverisës.
I bej thirrje mahorancës që është në ndjerin e tyre ta mbështesin dhe në turpin e tyre që ta nisni punën pa diskutuar programin qeverisës”, tha Redi Muçi.
Deputetja e re socialiste Sara Mila ka bërë ironi me deputetët e opozitës të cilët kërkojnë rikthimin e Parlamentit në normalitet.
Por sipas deputetes Mila, Parlamenti është në funksionim normal duke thënë se opozita të njëjtat veprime ka bërë ndër vite.
“Për çfarë normaliteti po flisni se mua më duket krejt normale kjo gjë? Që kur kam qenë e vogël këtë normalitet kam parë. Këta flasin, ofendojnë, akuzojnë, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në seancën për programin. Ne ishim përgatitur. Këta na e shkatërruan këtë mundësi”, tha Sara Mila.
Deputeti i PD Xhelal Mziu ka kritikuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi për drejtim të gabuar të Parlamentit. Në fjalën e tij në parlament, Mziu u shpreh se nuk kanë asnjë kopje të rregullores së re, si dhe nuk është lejuar seanca për programin e qeverisë.
Xhelal Mziu akuzoi Niko Peleshin edhe për zhvillimin e seancave në ditë të ndryshme, duke prishur rregullin.
“Me duket pak absurde, pavarësisht se ka kaluar gati 1 muaj dhe akoma nuk është futur në shina parlamenti. Përgjegjësinë më të madhe e keni ju si kryetar. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, që në 11 legjislatura të zhvilluara, në të 11 ku jeni drejtues, nuk është votëbesuar qeveria, për këtë përgjegjësia është e juaj ndaj ka dhe 1 muaj që nuk po futemi në shinat e parlamentit. As nuk kemi zhvilluar seanca siç ka qenë historiku i viteve të kaluara. Ju një herë i bëni të hënën, një herë të martën, të mërkurën, të premten. Informaliteti akoma më i madh është që nuk kemi rregullore, ndryshoni rregulloren dhe prapë s’kemi rregullore, e prapë përdorni si instrument rregulloren. Po mbyllet viti 2025 dhe institucionet e pavarura nuk po thirren”, tha Xhelal Mziu.
Deputetja e Partisë Socialiste Erjona Ismaili i është kundërpërgjigjur opozitës, duke thënë se qeveria sot nën drejtimin e Edi Ramës, prodhon më tepër demokraci se mund të bënte PD-ka.
Ndër të tjera, referuar refuzimit të miratimit të procesverbalit të kaluar, Ismaili tha se ministres së AI do t’i ngarkohet detyra për të shkruar në raport dhe sendet e hedhura nga opozita në drejtim të kabinetit qeveritar.
“Kuvendi duhet ti kthehet normalitetit. Unë e kuptoj dhe jam e bindur qe kjo qeveri prodhon me shume demokrati sesa opozita mundet të kapërcej por ne e kemi të qartë vizionin dhe nuk bëjmë asnjë hap pas. Për procedurën duhej të ishin të transkriptuara çdo shishe të hedhura mbi kokat e kryeministrave, çdo kushtetutë e fluturuar e çdo rregullore, por kjo do jetë një detyrë që do ja ngarkojmë Diellës.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi me nota ironie, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se po pengon fjalën e opozitës në Kuvend.
Korreshi tha se opozita ka mbi një vit që nuk flet për hallet e qytetarëve.
“Na vjen keq që këto shoqet që në 20 ditëshin e parë i mërzitëm. Kryetar, e dinë ato që je në një parti me ato? Apo se dinë? Sepse je ti që i rikthen normalitetin kësaj seance.
E dyta, me fol në këtë seancë nuk jep leje ti. Ato që thotë Toni (Gogu), që e keni programin, po pikërisht e Toni, prandaj po themi ne, që ta rikthejmë atë seancën, të flasim për atë trobetrasfulla program. Se kalendari që keni sjellë ju, është për hallet e juaja, se ne kemi një vit këtu, që nuk flasim për ata që na kanë votuar poshtë. Tani kush na e kthen zërin ne? Kanë ndodhje hall ata?
Ne pikërisht për atë programin me buzë të kuqe, por me çizme me gishta jashtë dhe me thonjtë pa prerë” tha Korreshi.
Ministri i Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, thotë se në Parlament sot janë dërguar për t’u shqyrtuar 19 projektligje.
Në fjalën e tij në Parlament, Gogu sqaroi se këto pr/ligje janë ridërguar për shqyrtim pasi legjislatura e kaluar nuk mundi t’i shqyrtonte.
“Janë 19 projektligje që kanë ardhur si pasojë e ridërgimit nga kuvendi me mbylljen e legjislaturës së kaluar. Legjislatura e kaluar nuk mundi t’i shqyrtonte këto ligje. Janë ato projekte, nuk ka asnjë gjë të re, nuk ka nevojë që të vazhdojmë me akrobacira proceduriale, ne mezi e presim opozitën që të vijë me të gjitha alternativat e saj, nëse do vazhdoni të harxhoni 10 ditë dhe nuk keni thënë asnjë fjalë për programin që është publik, ne do vazhdojmë t’i shqyrtojmë ato”.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se është e paligjshme që të mbivendoset puna e komisioneve parlamentare.
Në fjalën e saj në Parlament, Tabaku tha se Komisioni Parlamentar për Nismat e Qytetarëve dublon punën e komisioneve të tjera.
“Patëm një diskutim përsa i përket kalendarit. Çështja e parë lidhet me raportimin e institucioneve të pavarura. Për 2 muaj kohë nuk e di se çfarë objektivash do t’i vëmë këtyre institucioneve.
E pakonceptueshme që të kemi një komision parlamentar për nismat e qytetarëve që do dublojnë punën e komisioneve të tjera.
Çdo institucion ka një komision përgjegjës. Ajo që po bëni me komisionin e ri që keni krijuar, nuk është kjo.
Në konferencën e kryetarëve diskutuam edhe për ndarjen e përgjegjësive. Instituti për Krimet e Komunizmit i takon që të raportojnë në komisionin e informimit dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Tabaku.
Kreu i Parisë Republikane ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën për ndryshimet në Komisionet Parlamentare.
Mediu tha se nuk janë përcaktuar detyrat dhe detyrimet e Komisioneve Parlamentare.
“Mendoj se si Kryetar i Kuvendit, kur vini dhe paraqisni përballë Kuvendit, ndarjen mes pozitës dhe opozitës, duhet të bëni të qarta edhe arsyet. Sot Grupi Parlamentar i PD, iu kërkoi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit, të kishte edhe të pasqyruar edhe komisionet përkatëse edhe shqyrtimet. gjë e cila nuk na u dha, dhe mendoj që është në drejtën e secilit deputet se çfarë voton. Po ashtu duhet të rikthej në vëmendje funksionet në grupet parlamentare. E përsëris, ka dy procedura, njëra kryhet në seancë plenare, tjetra kryhet në grupet e përhershme parlamentare. Ju në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshuat komisionet, pa përcaktuar se kush janë detyrat dhe detyrimet e tyre. Dhe prandaj jemi në këtë situatë sot”, tha Mediu.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ka tërhequr vëmendjen deputetëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e kuvendit.
Balla tha fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës. Ndërsa thumboi edhe Jorida Tabukun, për të cilën tha se nuk iu durua dot për çështjet që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve.
“Në seancën e kaluar kam kërkuar, kam marrë fjalën ku në bazuar që në procesverbal kam kërkuar respektimin e rregullores. Kam cituar se seanca plenare fillon me votimin e procesverbalit të seancës së kaluar. Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që nuk kanë thënë asnjë fjalë për fjalën e tyre në seancën e shkuar. Dhe për herë të parë në kaq vite, ka precedentë që nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk ka pasur diskutime në pikë të rendit të ditës.
Fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës një për një. Ne kemi pasur një diskutim frutdhënës në Konferencën e Kryetarëve, dhe dëgjova këtu një deputete që iu referua kësaj çështje, por nuk iu durua dot të kalonim tek kjo çështje dhe e mori fjalën për procesverbal. Tani pak durim, se për atë pikë janë të autorizuar krerët e grupeve parlamentare”, tha Balla në Kuvend.
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka ‘protestuar’ në hapje të seancës dhe ka kërkuar vijim e diskutimeve të bëra në seancën e kryetarëve. Ndër të tjera, ajo kërkoi që parlamenti të hidhte për diskutim raportin e DASH mbi klimën ekonomike në Shqipëri, por sipas saj, PS e refuzon pasi aty flitet për korrupsion dhe krim.
“Parlamentit i shkon te diskutojnë për problematikat e qytetarëve dhe jo të mblidhet dhe të bëjmë noterin e atyre qe vendosni ju atje. Sollët 19 projektligje në një ditë për t’i miratuar.
Prioriteti i këtij kuvendit nuk mund të jetë thjeshtë kartoni për të kaluar një procedurë për 5 minuta. Duhet të jetë demokracia transparenca dhe bërja e interesit publik. Këto kanë munguar dhe do të mungojnë. Del DASH dhe ky Kuvend nuk e diskuton se aty flitet për korrupsion dhe krim”, tha Ina Zhupa.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, në fjalën e tij në Parlament, i është ankuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që t’i vendosë në dispozicion rregulloren e re të Kuvendit.
“Kam bërë një kërkesë seancën e kaluar për rregulloren. E keni detyrim të na e vendosni në dispozicion. Neni 78 pika 2 e Kushtetutës i bën të pavlefshme të gjithë mbledhjet pikërisht se ju nuk na i keni vënë në dispozicion... Kjo kërkesë e jona nuk është kërkesë për të shtyrë seancën. Ne vijmë në seancë, ndërkohë që ne nuk dimë çfarë kemi ndryshuar në rregullore. A mund të quhet një seancë e zhvilluar normalisht”?
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është shprehur se rregullorja e re është shpërndarë, si dhe gjendet online në faqen e Parlamentit. Megjithatë, Peleshi u kërkoi shërbimeve të Kuvendit që të shpërndajnë rregulloren e re nëse ndonjë deputet nuk e ka marrë.
“Padyshim që është e drejta e çdo deputeti të ketë aktet, por rregullorja e re më konfirmojnë nga shërbimet e Kuvendit që ju është shpërndarë të gjithë deputetëve dhe për tepër është dhe në faqen e kuvendit. Të gjithë e kanë marrë”, u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se po shkel rregulloren e Kuvendit.
Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se komisioni parlamentar për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.
“Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.
Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve..
Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të njëjtën rëndësi”, tha Tabaku.
Në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë është futur diskutimi i draft projektit për Kodin Penal si dhe raportimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë përpara Parlamentit me qëllim pasqyrimin e rezultateve vjetore për periudhën 2024.
Raportimi i institucioneve të drejtësisë zakonisht zhvillohet në periudhën e pranverës, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj e më pas formimi i legjislaturës së re, raportimi u shty për në vjeshtë.
Pavarësisht se raportimi për këtë vit është tashmë me vonesë, përsëri vendi se ku do të raportohet ka nxitur debat në mbledhje. Për shembull, Partia Socialiste ka propozuar që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të raportojnë dhe në Komisionin e Ligjeve por edhe në Kuvend, propozim ky që është kundërshtuar nga PD-ja.
Diskutimi për Kodin Penal si dhe raportimi i institucioneve të drejtësisë, do të zhvillohen në seancat e radhës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas daljes nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ka thënë se vetëm sot në mbledhje u njohën për ardhjen në Kuvend e të paktën 19 projektligjeve, për të cilat nuk dihet se në cilin komision do të shqyrtohen apo se kush është përgjegjës.
Ndër të tjera, ai ka kundërshtuar përfshirjen në rendin e Kuvendit diskutimin për projektligjin e barazisë gjinore si dhe u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do të ketë gati emrin e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
“Vetëm sot u njohëm që ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit të pakën 19 projektligje nga qeveria dhe në mënyrë të paqarta nuk është specifikuar as ku do shqyrtohen as kush është komisioni përgjegjës.
Dua të denoncoj futjen në mënyrë tinëzare të projektligjit në Kuvend për barazinë gjinore, një atentat ndaj familjes dhe vlerave të saj që tregon dhe njëherë që kjo mazhorancë është vendosur për të vijuar goditjen në themel të vlerave të familjes.
Dua t’ju them që shumë shpejt opozita e bashkuar shumë shpejt do të ketë emrin e kandidatit fitues për bashkinë e Tiranës”, tha Blushi.
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryetarin e komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafajn duke e cilësuar si një ‘kryetar’ i zgjedhur për të kontrolluar kryetarin e Kuvendit.
Komisioni i përhershëm, i cili drejtohet nga Xhafaj po shihet si një komision që po merr rol mbikëqyrës për veprimet e komisioneve apo organeve të brendshme në raport me zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve. Gjekmarkaj gjithashtu ka kërkuar që në Kuvend të flitet për raportin e DASH.
“Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedh një kryetar dhe nuk është e nevojshme te zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Ne fakt dje doli një raport i DASh. Kuvendi duhet te krijoje hapësirë te flitet për ato çështje themelore qe janë ngrit me atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxire. Por ju po i ikni te vërtetës duke krijuar realitet fals. I iket edhe përgjegjësisë për të fol për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës”, tha Gjekmarkaj.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar mes debateve dhe toneve të larta mes dy forcave politike, asaj të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar ndryshimet e bëra nga mazhoranca në rregulloren e Kuvendit lidhur me raportimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Bardhi thotë se është në shkelje të rregullores që institucionet e drejtësisë të raportojnë fillimisht përpara dy komisioneve e më pas përsëri në Kuvend, po për të njëjtën përmbajtje.
"E gjej pa vend dhe ne shkelje te rregullores parashikimin qe çështje te ndryshme apo raporte te te institucioneve Kushtetuese te kalojnë ne dy komisione. Kjo është e pa vend pasi nuk mund te raportohet ne dy komisione. Nuk ka kuptim fjale vjen qe Prokurori i Përgjithshëm te raportoje ne dy komisione e pastaj edhe ne kuvend. I bie te ketë duble raport për te një çështje apo për një institucion. Ju keni bere ndryshime ne disa nene te rregullores por keni harruar nenin qe e rregullon ketë çështje”, tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë dhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kundërshtuar sistemin e ri të komisioneve parlamentare, të cilat sipas saj janë hartuar në komisione parësore dhe në dytësore.
“Raporti i Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhënave Personale nuk dihet te kaloje tek Komisioni i Ligjeve. Komision përgjegjës për këto çështje është komisioni i ri, ai i për te Drejtat e Njeriut. Nuk mund te ketë komisione kryesore dhe komisione te dorës se dyte. Po shkelni atë rregullore qe vete e keni ndryshuar dhe vete e keni miratuar”, tha Jorida Tabaku.
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në mesditë në seancë plenare për t’i hapur rrugën përfundimisht funksionimit të komisioneve parlamentare. Ndërkohë në orën 10:00 ka nisur dhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar rendin e ditës.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit përsëritjen e seancës së 12 shtatorit ku si asnjëherë më parë, plani i qeverisë u miratua në 25 minuta seancë pas u zhvilluar debat.
Në kërkesë opozita ka kërkuar Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Komente

Arjan ti njehë vetëm rregulloren e kriminelëve që të gjënden në bagazh dokumente të ndryshme,njeh rregulloren e vjedhies së pronave si atë te tynelet e Krastës.Prit prit se dardha e ka bishtin prapa.
Përgjigju