Politikë

Replika mes deputetëve të rinj/ Besart Xhaferi i përmend burgun, Sara Mila: Nuk i di ti ethet e garës (VIDEO)

29 Shtator, 15:29| Përditesimi: 29 Shtator, 16:56

  • Share

Në Parlamentin e Shqipërisë tashmë ka nisur “lufta” edhe mes deputetëve të rinj që janë ulur për herë të parë në karriget e ligjvënësve.

Besart Xhaferi i Partisë Demokratike dhe Sara Mila e Partisë Socialiste shkëmbyen replikat e para mes tyre.

Një pyetje e demokratit mjaftoi për të nxitur reagimin e Sara Miles.

“I uroj një legjislaturë të mbarë, por e ka nisur gabim. Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit”, tha Xhaferi.

Nuk vonoi as kundërpërgjigjia.

“Jam pak e çuditur por dua të them se jam e zhgënjyer nga Besarti sepse kam menduar se do sillte standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës se e ka marrë falas këtë karrige. Mos merr leksione nga Noka dhe Bardhi sepse s’di ta bësh dhe mirë është mos ta bësh”, u shpreh Sara Mila.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


V.GJ /SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?