Ismail Kadare

Opinion

Agron Gjekmarkaj: Kadare mes dy qytetërimeve - Një pllakatë në Paris, një heshtje në Tiranë

10 Tetor, 12:11| Përditesimi: 10 Tetor, 12:18

  • Share

Këshilli Bashkiak i Parisit vendosi me unanimitet vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të Ismail Kadaresë në adresën ku ai jetoi dhe krijoi në Paris, si njohje për kontributin e tij në letërsinë botërore.

Në Francë, ai u nderua me çmime të mëdha dhe u vlerësua si një prej figurave kryesore të kulturës botërore!

Në Shqipëri, në vendin e tij, megjithatë, nuk gjendet asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë monument që të mbajë gjallë kujtimin e tij. Francezët u kujtuan para nesh!

Kadare u përcoll me një ceremoni të zbehtë gati mediokre e plot nxitim dhe u varros në një vend të thjeshtë, duke reflektuar një mungesë të thellë vlerësimi për veprën që ka ngritur emrin e kombit në botë. Protogonist i asaj ceremoni qe Kryeministri dhe jo Kadare!

Kjo heshtje dhe indiferencë nuk është rastësi. Është si një virus i vjetër i mosmirënjohjes, që ka infektuar mentalitetin tonë kolektiv dhe na pengon të nderojmë ata që na kanë bërë krenarë.

Në këtë virus, shohim vazhdimësinë e një tradite ku mendimi i lirë dhe madhështia kulturore shpesh janë injoruar ose shtypur - një trashëgimi e një mentaliteti autoritar , neotoman e komunist, që ka shtrirje të thella në historinë tonë.

Skënderbeu, Bogdani, Budi, Fishta, Konica, Poradeci, Kuteli, Camaj, Arshi Pipa, Koliqi - të gjithë janë dëshmi të një historie dhimbjeje dhe përjashtimi, shpesh nga vetë shoqëria shqiptare.

Ismail Kadare, njëri prej tyre, me i njohuri shkrimtar shqiptar në Botë, mbetet një dritë që ndiqet më shumë jashtë sesa brenda atdheut të tij.

Në Paris, ai ka sot një pllakatë !

Në Shqipëri, vetëm heshtje dhe harresë. Sa qe gjallë një shpurë servilesh që udhtonin mes tij e pushtetit e ndiqnin nga pas ! Ata të gjithë heshtin teksa lëpijnë ndonjë kockë!

Unë dyshoj qe Ministri aktual i kulturës të ketë lexuar ndonjë vepër të Kadaresë! Unë dyshoj që të dijë vlerën e ndonjë gjëje i sigurtë që i di çmimin e çdo gjëje! Unë nuk dyshoj që kultura dhe emrat e saj i shkaktojnë atij teshtima si dhive në brymë! Persa kohë jemi në këto kushte i bie vetëm të konstatojmë e të merzitemi sipas terezisë!

Kadare e ka atdheun e tij e ka gjithmonë një strehë Europen! Shqipëria ka nevojë për të, shqiptaret po aq! Dje sot dhe nesër!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 10/10/2025 15:50

    Te lumte dora Agron!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?