Agron Neza ‘ia përplas në fytyrë’ Berisha: Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që të futi në politikë

13 Shkurt 2023, 22:07| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 22:09

  • Share

1676322489_1674653126finalprojekt.00131304.Still004.jpg

Agron Neza, “Personi A” i përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, ka dërguar “live” një mesazh moderatores Grida Dumës, ku ia “përplas në fytyrë” Sali Berishës, pasi e cilëson si fatkeqësi që janë nga i njëjti vend. Neza shkruan se Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë.

Mesazhi nga Agron Neza: Po ndjek emisionin tuaj, problemi është se unë dhe doktori jemi tropojanë. Fatkeqësi e madhe. Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë.

Berisha: Ka të drejtë që të mbrohet si të dojë se është person në hetim. Por aktakuza e prokurorit të ëashtingon thotë se Agron Neza na solli të dhëna nga zyra e kryeministrit. Mbi bazën e atyre të dhënave McGonigal kërkoi që të niste hetimin. Edi Rama ka kryer vepër penale të shumëfishtë.


Lajmi kryesor:

‘Ishte për sigurinë globale’, Berisha: Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?