Ish kryeministri Sali Berisha

‘Ishte për sigurinë globale’, Berisha: Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama

13 Shkurt 2023, 21:15| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 23:05

  • Share

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer ditën e sotme se ai ka qenë “në filtrin” amerikan prej vitesh, duke pranuar se ai ka qenë nën përgjim nga ish- presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. Në një intervistë për Top Channel, Berisha tha se ka qenë në dijeni që Obama po i përgjonte telefonin duke thënë se kjo ka qenë për sigurinë globale. Sot i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja, Berisha thotë se ai ka qenë në listën e 125 kryeministrave që Obama i mbante nën përgjim. Pyetur nëse kjo gjë tregon se Berisha është parë si kërcënim nga SHBA-ja, ish kryeministri deklaroi se nuk di të përgjigjet. 

 "Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjstrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë mua, më regjistrojnë. I thashë, që po të regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt.  Obama e bënte se kishte sigurinë globale, nuk e di pse më ka përgjuar, si më shihte. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën "non grata", tha Berisha. 

Ai ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministri Edi Rama lidhur me lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Berishës. Rama është vënë në hetim dhe për këtë thotë se është i bindur 100%. Madje, thekson se i kanë marrë Ramës çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot.

“Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik”, tha Berisha.

Mirëpo teksa ishte “Live” Agron Neza, Personi A në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, shkruan se është ndjerë keq që është tropojan, e ndërsa tha se ishte një gabim i madh i Azem Hajdarit që e futi në politik.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Berisha tregoi se ka pritshmëri të mëdha për të marrë edhe atë që njihen si bastione historikisht të majta mes tyre Vlorën, Korçën, Elbasanin dhe pa dyshim Shkodrën.

Në fund, paralajmëroi që shumë shpejt do bëjë publike dokumentet pse Britania e Madhe e ka shpallur ‘Non Grata’, pasi ia kanë vënë të gjitha në dispozicion.

Ora 22:47
Berisha: Në 14 maj do marrim Vlorën, Elbasanin, Korçën, Shkodrën

1676301052_bero.JPG

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se pritshmëritë e tij në zgjedhjet e 14 majit janë të larta. Berisha tha se do të marrë disa Bashki, mes tyre edhe ato që kanë qenë historikisht të majta, si Vlora.

“Do marrim disa Bashki, Vlorën, Elbasanin, Korçën, Shkodrën. Në Dubai po bën Pazar, Amant Josifin”, tha Berisha.

Ora 22:09
Berisha: Kam marrë të gjitha dokumentet nga Britania e Madhe pse jam shpallur ‘Non Grata’, do i publikoj

1676311028_64001676120242xberisha1635.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Britania e Madhe ia ka dorëzuar të gjitha dokumentet mbi motivet se përse e kanë shpallur ‘Non Grata’. Ai tha se nga ana tjetër SHB-ja nuk ia ka dorëzuar, pasi sipas tij, do duhet të lobojë që të mund t’i marrë. Kjo për Berishën është korrupsion, që refuzonte ta bënte.

“Kam marrë dokumentet në Britani pse jam shpallur Non Grata, në SHBA për t’i marrë dokumentet duhet të lobosh, kjo për mua është korrupsion”, tha Berisha.

Ora 22:07
Agron Neza ‘ia përplas në fytyrë’ Berisha: Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që të futi në politikë

1676322489_1674653126finalprojekt.00131304.Still004.jpg

Agron Neza, “Personi A” i përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, ka dërguar “live” një mesazh moderatores Grida Dumës, ku ia “përplas në fytyrë” Sali Berishës, pasi e cilëson si fatkeqësi që janë nga i njëjti vend. Neza shkruan se Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë.

Mesazhi nga Agron Neza: Po ndjek emisionin tuaj, problemi është se unë dhe doktori jemi tropojanë. Fatkeqësi e madhe. Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë.

Berisha: Ka të drejtë që të mbrohet si të dojë se është person në hetim. Por aktakuza e prokurorit të ëashtingon thotë se Agron Neza na solli të dhëna nga zyra e kryeministrit. Mbi bazën e atyre të dhënave McGonigal kërkoi që të niste hetimin. Edi Rama ka kryer vepër penale të shumëfishtë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 14/02/2023 13:55

    KOMUNISTET NUK DOREZOHEN....PROTESTA VAZHDON EDHE DEKADEN TJETER

    Përgjigju
  • e drejta: 14/02/2023 13:30

    BANDITI GJAKATAR...

    Përgjigju
  • Begu: 14/02/2023 09:40

    SHPALLI NON GRATA OBAMEN, KLINTONIN,BUSHIN E RI DHE PALKUN.PO TI JE VER TET "NYLLI I SHEMT IISE".

    Përgjigju
  • Fatmir Gazi Cfarkari [ Çafaj ]: 14/02/2023 07:33

    O Sali Bajga ti je njeriu më i flliqur i kombit Shqiptar. Ti je njeri i pa skrupullt je hajdut kriminel gënjeshtar e mashtrus. Vetëm gënjen thua kam hedh Amerikën në gjyq ku e ke gjyqin me Amerikën ? Ti je njeri i diskretituar deri në palc. E duke par veten si je katandisur si nuk jep dorheqjen mor monstër. Po ti do vazhdosh të tërhiqesh zvar se ke shum gjynahe për të paguar.

    Përgjigju
  • Like: 14/02/2023 06:01

    Po kush te pergjon ty o injorant. Ti po shkaterron Shqiperine e jo me je per sigurune globale. Ishalla se shpejti te vjen dita dhe e shikon veten be biruce le siguri te larte

    Përgjigju
  • aleksadros: 14/02/2023 04:14

    ne ate krahe fli pere budallenje na merr ti ,me gjithe ato qe ke bere ti do voten prape ike ne Tropoje ta japin

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/02/2023 03:10

    Prgjigjen do ta marresh nga topat e Janine's o gjeneral I ushtrise se vdekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?