Agron Shehaj: Ja pse jam kundër ligjit për investimet strategjike! Në tre raste është përdorur nga mazhoranca

11 Mars, 21:27| Përditesimi: 11 Mars, 21:34

  • Share

Në emisionin ‘5 pyetjet” në Report Tv deputeti Agron Shehaj ka dhënë arsyet e tij se përse është kundër ligjit për investimet strategjike.

“Në kemi parë përse është përdorur ligji për investimet strategjike. Në të paktën tre raste është përdorur për përfaqësues të mazhorancës, në dy prej tyre për përfaqësues të lartë. Në asnjë vend perëndimor s’mund të bëhej kjo.

Unë mendoj se dikush është zgjedhur me votat e qytetarëve duke premtuar se do u shërbejë qytetarëve, nuk duhet t'i marrë këto dhe të pasurohet vetë por t'i vërë në shërbim të qytetarëve. Kur një ministër shpall investitor strategjik një koleg të tyre këtu kemi të bëjmë me korrupsion. Kemi të bëjmë me padrejtësi. Kemi rastin flagrant kur një politikan hyn në politikë me xhepat bosh se s’kanë asgjë, por krijojnë mundësi vetëm për veten e tyre”.


Lajmi kryesor:

Investimet strategjike/ Ekspertët: S'ka raport monitorimi, s'dihet sa fitime ka sjellë! Shehaj: Ligj për interesa të qeverisë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?