Çfarë fshihet pas ligjit për investimet strategjike? A po kërkon qeveria ti japë një shtysë ekonomisë, kryesisht ngritjes së industrisë së turizmit në Shqipëri apo kemi të bëjmë me një përpjekje për të përfituar në mënyrë korruptive?
Këto pyetje u ngritën në emisionin '5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report tv. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se deri më tani nuk ka bilanc të qartë mbi atë se çfarë ka sjellë ky ligj ndër vite.
Një prej deputetëve që e ka kundërshtuar me tone të larta miratimin e ligjit në Kuvend ishte deputeti Agron Shehaj, për shkak se sipas tij përfitojnë personalisht përfaqësues të maxhorancës.
“Ne kemi parë në këto vite se për çfarë është përdorur ky ligj. Në të paktën 3 raste për përfaqësues të maxhorancës, dy prej tyre të lartë. Por mund të flitet dhe për rastin e ministres Xhaçka sesi u shpall investore strategjike, dhe nga mediat kamë zbuluar se SPAK po bën hetime sesi ajo u shpall pronare e tokës ku do të krijohet resorti. Rasti tjetër ka të bëjë dhe me ish-parkun në Butrint, këtu flitet dhe për zvogëlimin e Butrintit ku ish ministri i ramës do ndërtonte një resort aty dhe ai një anëtar i qeverisë dikur.” u shpreh deputeti.
Më tej deputeti shtoi se në Shqipëri "nuk ka investitorë të huaj sepse nuk i do njeri". "Jo vetëm në investime strategjike, por në PPP, tendera. të huaj nuk ka nuk ka këmbë njeriu të huaj", shtoi më tej Shehaj.
I pyetur nga moderatori Ilir Babaramo nëse ai qëndron kundër qeverisë apo ligjit, Shehaj u shpreh se “Ndërkohë që është shtyrë ky ligj janë ndryshuar pa fund ligje të tjera. Ligji për zonat e mbrojtura ligji për PPP. Është më e thjeshtë të dish se kujt i është dhënë mundësia për të përfituar. Në momentin që unë shikoj se nga ky ligj kanë përfituar dy anëtarë të qeverisë është e lehtë të thuash se nga ky ligj po përfitojnë. E vërteta është se në Shqipëri janë bërë pikërisht për këta që jkanë kapur pushtetin politik që dinë vetëm të ndërtojnë, resorte, hotele. Nuk janë investime strategjike janë thjeshtë investime.”
Një kronoligji të ligjit ndër vite bëri eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj. Ligji për investimet strategjike ai nënvizoi se nuk ka funksionuar.
“Këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një ligj që ka funksionuar. Edhe zv ministrja ka thënë se ka vështirësi sepse investitorët nuk vijnë. Nga 88 procedura që janë aplikuar rreth 45% e tyre janë miratuar. AIDA deklaron se kanë hyrë nëpërmjet tyre 4.4 miliardë euro dhe kanë prodhuar një fuqi punëtore sipas kësaj agjencie, 25 mijë punonjës dhe diku 26+ projekte. Interesi publik në këtë rast është që me 4.4 miliardë euro një vend pune kushton maksimumi në 33 mijë. Duhet të prodhonte 56 mijë punonjës për sektorin e turizmit”.
Në analizën e tij Gjokutaj nënvizoi po ashtu se "nuk ka gjetur asnjë raport monitorimi të investimeve strategjike".
Nga studioja e emisionit "5 pyetjet" në Report Tv eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj tha se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndonëse kanë ligj të ngjashëm me atë të investimeve strategjike që ka Shqipëria, kanë thithur më shumë investime të huaja.
"DASH bën vit për vit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe nisur për investimet strategjike në kuptimin e asaj që ndodh me banorë të zonës që kanë degradim ekonomik për shkak të mospërfitueshmërisë nga ajo që ata kanë akses natyror dhe këtë e them me një fjali: Kurrupton logjikën e investimeve dhe nuk është miqësor me investimet e huaja.
Investimet jo vetëm strategjike por ato që quhen madhore për ekonominë pasi ekonomia ka shumë degë të tjera që duhen zhvilluar, natyrshëm nuk ka thithur atë nivel investimesh që ka thithur Maqedonia e cila ka të njëjtin ligj të ngjashëm me ne apo Serbia. Për arsyen e thjesht që nuk mjafton thjesht të krijosh një ligj. Në moment që s’ke zgjidhur problemet e mprehta. Nuk është zgjidhur ende situata e zbatimit të së drejtës pronësore. Ata që janë investitorë që bëjnë llogari si do jesh sot e nesër mbi këtë bazohen të gjitha alokimet e burimeve".
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në “5 pyetjet” në Report tv ka shpjeguar se cilat janë kriteret që duhet të plotësojë dikush që të quhet investitor strategjik dhe sektorët që përfshihen.
“Kur flasim për sektorë apo zhvillim sektorësh strategjikë bëhet fjalë për një zhvillim i cili nuk është si një biznes që ti investon para nxjerr paratë e veta dhe fitimin. Bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e shfrytëzimin integral të atyre burimeve që ka vendi. Janë të gjithë sektorët e ekonomisë të përfshirë të grupuar energjia, industria minerare. Industritë transport, elektronikë, industria e mbetjeve urbane, turizmi bujqësia, zonat ekonomike, zonat prioritare të zhvillimit. Janë të gjithë sektorët që mund të investohet në ekonomi. Kjo është bërë nisur nga fakti që ka pasur indicie edhe para 2013 se një numër njerëzi kanë akulluar pasuri dhe kërkojnë sfera për investime. Ky ligj që në fillimet e veta është përdorur si një mundësi për të krijuar sfera për investime. Pastaj kur vijmë te zbatimi kemi kaluar deri te shtetëzimi apo kalimi në pronësi shtetërore të tokave private kryesisht në bregdet për t’ja dhënë një operatori privat. Shpronësim për interes publik”.
Një koment pati edhe shtyrjen e afatit për ligjin e investimeve strategjike.
“Zgjatjen e afatit e kam parë të panevojshme. Janë vetëm dy investitorë të huaj nga 80 sa raportohet se ekzistojnë”.
Për deputetin Agron Shehaj në Shqipëri nuk ka investitorë të huaj. Këtë deklaratë e bëri në emisionin “5 pyetjet” në Report tv duke folur për ligjin për investimet strategjike.
“Këtu s’ka investitorë të huaj. Këta që kanë kapur pushtetin politik dinë vetëm të ndërtojmë. Flasim për investime strategjike, por në fakt janë thjesht ndërtime.”
Në emisionin ‘5 pyetjet” në Report Tv deputeti Agron Shehaj ka dhënë arsyet e tij se përse është kundër ligjit për investimet strategjike.
“Në kemi parë përse është përdorur ligji për investimet strategjike. Në të paktën tre raste është përdorur për përfaqësues të mazhorancës, në dy prej tyre për përfaqësues të lartë. Në asnjë vend perëndimor s’mund të bëhej kjo.
Unë mendoj se dikush është zgjedhur me votat e qytetarëve duke premtuar se do u shërbejë qytetarëve, nuk duhet t'i marrë këto dhe të pasurohet vetë por t'i vërë në shërbim të qytetarëve. Kur një ministër shpall investitor strategjik një koleg të tyre këtu kemi të bëjmë me korrupsion. Kemi të bëjmë me padrejtësi. Kemi rastin flagrant kur një politikan hyn në politikë me xhepat bosh se s’kanë asgjë, por krijojnë mundësi vetëm për veten e tyre”.
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në "5 pyetjet" në Report Tv deklaroi se nuk ka një bilanc mbi atë se çfarë ka sjellë zbatimi i ligjit për investimet strategjike ndër vite,
"Ligji u shty dy herë. Meqë nuk mund të ishte me hapësirë boshe vakum ligjor u shty sërish koha e zbatimit të tij. Është një ligj pa asnjë diskutim nuk u mendua të shkonte kaq gjatë".
"Ende nuk kemi nga institucionet përkatëse një analizë të qartë sa kapitale ka mundësuar zbatimi i këtij ligji, lejet që janë dhënë, ajo që është kryesorja sa vende të reja pune ka mundësuar. Për të bërë një bilanc, që nga janari i 2026 deri tani nga këto 86 projekte, sa kapital është derdhur dhe çfarë kanë sjellë. Është përgjegjësia e institucioneve që duhet të mbikëqyrin zbatimin e këtij ligji".
Eksperti Preci eshte H....me te madhe.
Përgjigjuturizmi eshte sektori me strategjik ne bregdet ku nuk duhet te kete shpronesime per interes pubik ne emer te nje operatori privat sado i hzaj te jete le te krijohen sha nje eksperience qe do perafronte eksperiencen ne shqiperi me ate ne serbi dhe maqedonine e veriut ku prioritetet per sektore strategjike jane ne fusha te tjera me burime te tjera gjeologjike edhe klimaterike ne krahasim me shqiperine qe favorizojne turizmin si sektor kombetar si ne greqi dhe turqi
PërgjigjuSudja strategjike një vrimë me shumë vrima
Përgjigju