Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në “5 pyetjet” në Report tv ka shpjeguar se cilat janë kriteret që duhet të plotësojë dikush që të quhet investitor strategjik dhe sektorët që përfshihen.
“Kur flasim për sektorë apo zhvillim sektorësh strategjikë bëhet fjalë për një zhvillim i cili nuk është si një biznes që ti investon para nxjerr paratë e veta dhe fitimin. Bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e shfrytëzimin integral të atyre burimeve që ka vendi. Janë të gjithë sektorët e ekonomisë të përfshirë të grupuar energjia, industria minerare. Industritë transport, elektronikë, industria e mbetjeve urbane, turizmi bujqësia, zonat ekonomike, zonat prioritare të zhvillimit. Janë të gjithë sektorët që mund të investohet në ekonomi. Kjo është bërë nisur nga fakti që ka pasur indicie edhe para 2013 se një numër njerëzi kanë akulluar pasuri dhe kërkojnë sfera për investime. Ky ligj që në fillimet e veta është përdorur si një mundësi për të krijuar sfera për investime. Pastaj kur vijmë te zbatimi kemi kaluar deri te shtetëzimi apo kalimi në pronësi shtetërore të tokave private kryesisht në bregdet për t’ja dhënë një operatori privat. Shpronësim për interes publik”.
Një koment pati edhe shtyrjen e afatit për ligjin e investimeve strategjike.
“Zgjatjen e afatit e kam parë të panevojshme. Janë vetëm dy investitorë të huaj nga 80 sa raportohet se ekzistojnë”.
Lajmi kryesor:
Investimet strategjike/ Ekspertët: S'ka raport monitorimi, s'dihet sa fitime ka sjellë! Shehaj: Ligj për interesa të qeverisë
B.K//ReportTv.al