Eksperti Çoçoli: S’ka bilanc nga autoritetet se çfarë ka sjellë zbatimi i ligjit për investimet strategjike ndër vite

11 Mars, 21:19| Përditesimi: 11 Mars, 21:34

  • Share

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në "5 pyetjet" në Report Tv deklaroi se nuk ka një bilanc mbi atë se çfarë ka sjellë zbatimi i ligjit për investimet strategjike ndër vite,

"Ligji u shty dy herë. Meqë nuk mund të ishte me hapësirë boshe vakum ligjor u shty sërish koha e zbatimit të tij. Është një ligj pa asnjë diskutim nuk u mendua të shkonte kaq gjatë".

"Ende nuk kemi nga institucionet përkatëse një analizë të qartë sa kapitale ka mundësuar zbatimi i këtij ligji, lejet që janë dhënë, ajo që është kryesorja sa vende të reja pune ka mundësuar. Për të bërë një bilanc, që nga janari i 2026 deri tani nga këto 86 projekte, sa kapital është derdhur dhe çfarë kanë sjellë. Është përgjegjësia e institucioneve që duhet të mbikëqyrin zbatimin e këtij ligji".


Lajmi kryesor:

Investimet strategjike/ Ekspertët: S'ka raport monitorimi, s'dihet sa fitime ka sjellë! Shehaj: Ligj për interesa të qeverisë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?