Politikë

‘Ai që zgjodhën në primare humbi në kënetë’/ Rama mesazh demokratëve në Kavajë: Hajdeni me ne në BE, lëreni bufin

15 Mars, 18:32| Përditesimi: 15 Mars, 19:25

  • Share

 

Edi Rama ka përmendur në fund të podkastit maratonë rastin e kandidatit të primareve, Hysen Kadiu, që kishte më shumë vota në gjithë qarkun e Tiranës. Rama ironizoi situatën e ndodhur, duke thënë se ai që zgjodhën, sipas Ramës, ‘u humbi në kënetë’.

Rama: Ai që u zgjodh nga Kavaja, që nuk ia di emrin, por që u zgjodh nga primaret, humbi në kënetë. E humbën, e humbën. E zgjodhën anëtarët e Kavajës, i çuan emrin. Më i votuari nga të gjithë dhe humbi në kënetë. Ky është dallimi. Me Pandeli Majkon, ish-Kryeministër, që dihet se kush është. Ja me Ilvën këtej, Antonelën andej dhe Pandi, ndërsa ata unë nuk e di kë kanë. Prite ‘Bufin e kënetës’ të thotë, “Unë jam i juaji.” Po Bufi, ti thotë kavajasve si humbi vetëm ai që zgjodhi vetëm Kavaja. Prandaj, i them demokratëve të Kavajës, që nuk e doni vendin në kënetë apo në BE, hajdeni në Partinë Socialiste.

 


Lajmi kryesor:

Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?