Aida Hajnaj në krye të BKH-së, Yuri Kim: Hap para për reformën në drejtësi! Gur, gur bëhet mur

27 Korrik 2020, 16:27| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 16:29

  • Share

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dërgimin e emrit për kreun e BKH-së nga SPAK duke thënë se tashmë po ecet para me reformën në drejtësi drejt hapave konkrete duke përdorur shprehjen shqiptare 'Gur, gur bëhet mur'. Yuri Kim shprehet se tashmë hapi tjetër është ai i trajtimit të anëtarëve të BKH-së me më të mirët e FBI-së.

"Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjzbatuesve amerikanë. Gurë mbi gu bëhet mur", shkruan Kim.


Lajmi kryesor:

Aida Hajnaj propozohet në krye të FBI-së shqiptare, Yuri Kim e bekon shqip: Gur, gur bëhet mur


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?