Politikë

Aishe Haklaj: Ja çfarë i tha Azem Hajdari babait tim për vrasjen e Shkëlqimit, e drejtoi gishtin nga Sali Berisha! E besuam

30 Qershor 2021, 21:34| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 22:06

  • Share

Për vrasjen e vëllait të saj, Shkëlqim Haklaj, Aishe Haklaj drejton gishtin nga Sali Berisha. Për këtë i referohet edhe dëshmisë së Azem Hajdarit, ku ky i fundit i kishte rrëfyer babait të saj, Muharremit se ai nuk ka pasur asnjë motiv për ta vrarë, duke drejtuar gishtin nga Sali Berisha. Kjo deklaratë e tij, për Aishe Haklajn ishte e besueshme, pasi siç ajo deklaron për Report Tv, Azem Hajdarit familja Haklaj nuk i kishte bërë asgjë, ndërsa Berishës po, nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij absurde siç e quan për të shtypur revoltën në jug.

"Ne raportet i kishim normale dhe ne mendonim që shumë prej njerëzve të afërt të tij, ishin edhe krahu i armatosur i tij, por nuk kishim të dhëna, si të thuash, ose prova ose fakte për atë njeri. Dhe takimi që babai ynë bëri me atë njeri, para vrasjes së tij, 10 ditë përpara, tregoi se ai drejtoi gishtin...Po. Ai drejtoi gishtin nga Sali Berisha dhe për ne ishte shumë bindëse sepse edhe përpara ne thoshim që... Takimi synonte pikërisht për të kuptuar për vrasjen e Shkëlqimit se ishte autori i vrasjes. Takimi ishte për të mësuar nëse ishte vrasja e Shkëlqim Haklajt e inicuar nga Berisha apo ishte vrarë nga banda, të cilave u interesonte. Dhe gishti është drejtuar pikërisht te Sali Berisha. Ai kishte një kasetë. Ky harku kohor 10 ditor është që donin të takonin edhe një person tjetër ose të merrnin një kasetë. Ata kishin mbaruar punë me Azem Hajdarin. Tani ishim më se të bindur, sepse Azem Hajdari kishte thënë: “Çfarë më keni bërë ju mua, që unë t’ju kem bërë një gjë të tillë?”. Kurse Saliut i kishim bërë sepse nuk i ishim përgjigjur.

Azem Hajdari kishte thënë që ju nuk më kishit bërë mua diçka, që unë t’ju vrisja djalin juve.  “Dhe unë nuk ju kam asnjë borxh”. Në të vërtetë ne e besuam. Pse e besuam? Se në të vërtetë, ai nuk na kishte bërë diçka dhe ne nuk i kishim bërë diçka atij njeriu, që ai të na vriste djalin. Dhe Azem Hajdari nuk e kishte kërkuar vëllanë tonë. E kishte kërkuar pikërisht Saliu. Kështu që edhe logjika të dërgonte, të tregonte që në të vërtetë vrasësi ishte Sali Berisha. Ne pothuajse ishim të bindur edhe më përpara që ai nuk ishte vrasësi. Ne kishim bindje që ishte Saliu. Por ne po hulumtonim ndoshta kë kishte përdorur Saliu, sepse që nuk ishte Azem Hajdari organizatori ishim më se të bindur. Ai nuk ishte organizatori, ai nuk ishte vrasësi, ai nuk ishte financuesi. Organizatori, ideatori dhe vrasësi ishte Sali Berisha. Ai kishte vrarë me duart e bandave të tij ose me duart e organizatës së tij kriminale”, ka zbuluar Aishe Haklaj.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?