Vlorë- Një aksident i frikshëm është shënuar paraditen e sotme në fshatin Lepenicë, Vlorë.
Një makinë e cila drejtohej nga një 35-vjeçare dhe pasagjerë ishin dy fëmijët ka përfunduar në lumë pasi e reja humbi kontrollin.
35-vjeçarja dhe dy fëmijët ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
