Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Gramsh, makinat përplasen kokë më kokë! Një person humb jetën, dy të tjerë plagosen (EMRI+VIDEO)

3 Shkurt, 09:36| Përditesimi: 3 Shkurt, 10:26

  • Share

GRAMSH- Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Qerret, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, një person 50-vjeçar humbur jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë pas përplasjes Arianit Hysa, 50 vjeç, i cili ishte pasagjer në automejtin e E.H. Ky i fundit së bashku me një pasagjer tjetër në automjetin e tij, kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Shoferi i makinës tjetërtë përfshirë në aksident, G.K., 21 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. 

'Rreth orës 09:00, në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.', njofton policia.

Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen në vijim.

Lajmi ne perditesim...

G.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?