BORSH- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në Borsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ku u përplasën një mjet tip 'Benz', me një furgon.
Si pasojë humbi jetën drejtësi i furgonit Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër.
Drejtuesi i 'Benz'-it, Myfit Qevani, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjithashtu prezente janë edhe forcat e Zjarrfikëses me mjetet e tyre, pasi dy viktimat burrë e grua, si pasojë e përplasjes, kanë mbetur brenda mjetit furgon të dëmtuar rëndë dhe është dashur ndërhyrje e specializuar për nxjerrjen e tyre.
Dyshohet se fuoristrada lëvizte në kraun e kundërt me shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 200 km/h dhe nuk ka pasur asnjë tentativë frenimi në momentin e aksidentit.
Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën kishin shkuar për të tregtuar peshk në Borsh. Të dy kishin vendosur rripat e sigurimit dhe ndodheshin në korsinë e tyre në momentin e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete:
Një automjet tip Benz, me targë AB637CX, i drejtuar nga shtetasi Myfit Qevani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një automjet tjetër tip Benz Vito, me targë AA052NV, me drejtues Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si dhe pasagjerja – bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër.
Si pasojë e përplasjes, dy personat e fundit (bashkëshortët) kanë humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”.
Komente

MOS E GZOFSH JETEN AI SHOFERI ME 200 KM/H.KA PER TA PA QE ZOTI DO TA DENOJE PERJETESISHT.....KALAMAJ ME MAKINAT E BABIT
Përgjigjukko eshte kartolina e turizmit...
PërgjigjuUn habitem me espertizen me 200km ne ore!? Po ku I kap dot 200 km/h aty se e Kam ber ja 80 here ate rrugen vetem kete vit!? Ore KY vend po merr flake nga te gjitha anet. E degjeneruan ne cdo skaj e cdo aspekt... Ndjese paçin çifti. Ishalla me kaq. Se edhe shoferi glk ne gjendje extreme ishte per jeten
Po ca lidhje ka turizmi me fatkeqesine e nje aksidenti, ja dhe ti rika komplet , te japin hapsire per te komentuar. Ngushellime familjes se te ndjerve!
Pse, ku nuk ndodhin aksidente të tilla?! Për aq kohë sa ka gjak në trup njeriu do të përballet dhe me atë që ka pirë, që i bie tensioni duke ngarë, i ka të bllokuara venat, apo atij që s’i furnizohet truri me oksigjen mjaftueshëm.