Kronikë

Aksident i rëndë në Bulqizë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur (EMRAT+ VIDEO)

23 Korrik, 15:00| Përditesimi: 23 Korrik, 16:07

  • Share

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Qafë-Buall të Bulqizës.

Një automjet tip Nissan me të cilin udhëtonin 3 persona, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”.

Sipas policisë, viktimat janë Burhan Gjoka dhe Destan Gjeta, ndërsa i plagosur A.Gj., i cili është dërguar për mjekim në spital. Ai do të transportohet më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur "Antena", në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip "Nisan", ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.


Lajmi kryesor:

Mjeti përplaset me trailerin me targa serbe në Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur! 6 aksidente në vend, 5 viktima dhe 10 të lënduar (VIDEO)


V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?