Kronikë
Top 24

VIDEO/Aksident i rëndë në aksin Milot-Fushë Krujë, humbin jetën dy të rinj, rëndë një tjetër

26 Maj 2018, 22:16| Përditesimi: 26 Maj 2018, 23:21

  • Share

Rrugët e vendit janë përgjakur mbrëmjen e sotme, ku një aksident me dy të vdekur është shënuar në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Një makinë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke i marrë jetën drejtuesit, 26-vjeçarit Eraldo Uzuni, dhe 21-vjeçarit Klodian Vladi, ndërsa ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. 

Mësohet se po lufton për jetën 18-vjeçari Mario Uzuni, i cili është kushëri me drejtuesin e mjetit, që ka humbur jetën, ndërsa 23-vjeçari A. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Report Tv sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku duket se makina është shkatërruar plotësisht. 

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ora 22:52
FOTO/ Aksidenti tragjik, shikoni si është shkatërruar makina, rëndë kushëriri i njërës viktimë

Report Tv ka sjellë foto dhe video nga aksidenti tragjik në aksin Milot-Fushë Krujë, ku humbët jetën dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë, për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin në rrugë.

Siç e shikoni në foton e mëposhtme, makina e me të cilën udhëtonin katër të rinjtë, tip 'Volkswagen', është shkatërruar plotësisht, ndërsa ngjarja ka rezultuar fatale për dy prej të rinjve, drejtuesin e mjetit Eraldo Uzuni 26 vjeç dhe 21-vjeçarin Klodian Vladi.


(Makina e aksidentuar)

Ndërkohë, në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës ndodhet kushëriri i 26-vjeçarit, Mario Uzuni, 18 vjeç.

 

Komento

Komente

  • SHPEJTESIA-VRET: 27/05/2018 11:26

    ATA QE IKEN PO TE KTHEHESHIN EDHE NJE HERE NE JETE KURREN E KURRES NUK DO ECNIN ME SHPEJT,NDERSA KETA TE RINTE E SOTEM 50% PATENTEN JA U KA BLE BABA ME LEK PA BA ASNE DITE KURS,ME KETE VEPRIM KETA PRINDER VETEM I KANE DEMTU FEMIJET DHE I KANE HEDH NE AUTOSTRADAT E VDEKJES PA ASNJE INFORMACION DH

    Përgjigju
  • Erik: 27/05/2018 11:08

    Ngushellime familjeve te viktimave dhe sherim te shpejte 2 te tjereve. Keqardhje te vetvritesh per mend te kokes, vdekje absurde nga papergjegjshmeria.

    Përgjigju
  • Bajgëri e gjallë: 27/05/2018 09:26

    Bajgëri bajgash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?