Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Sarandë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Për pasojë janë plagosur 2 të rinj që janë dërguar me urgjencë në spital.
Ende nuk dihet arsyja e aksidentit të rëndë por nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se automjeti është shkatërruar. Nga kamerat e sigurisë duken pamjet e aksidentit kur makina vjen me shpejtësi, thyen kangjellat, rrotullohet dhe bie në oborrin e banesës.
Banorët shprehen se rruga paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe vendosjes së gungave për ulje të shpejtësisë.
Në përditësim...
Report Tv ka siguruar videon e aksidentit në Sarandë, kur makina vjen me shpejtësi, thyen kangjellat, rrotullohet dhe bie në oborrin e një banese.
A ka ne shqiperi " Paperissima sprint"? A bile dergojeni ne Itali vidjon .ka per te ba me qesh.
Përgjigju