Një orë më parë kishte hyrë live në Facebook, 50 vjeçarja vdes në aksident tragjik në Sarandë! Makina del nga rruga, rrokulliset disa herë dhe bie në humnerë (VIDEO)

9 Dhjetor 2022, 11:47| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:40

  • Share

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qafën e Muzinës. Automjeti me targa greke tip 'Huyndai' që drejtohej nga 50-vjeçarja e identifikuar si Entela Bejko, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30. Për pasojë të dëmeve që ka pësuar nga rrokullisja e mjetit, shoferja 50-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ajo po udhëtonte në automjet ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Mësohet se 1 orë para aksidentit tragjik, 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në llogarinë e saj në "Facebook". Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Para pak muajsh në të njëjtin aks ka pasur një aksident të rëndë me 5 viktima. Në aksident u përfshinë një automjet tip ‘Land Rover’ dhe një furgon. Manovra e gabuar e shoferes 22-vjeçare të ‘Land Rover’ shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 pasagjerë dhe shoferi i furgonit.

Ora 12:46
1 orë para aksidentit ishte duke bërë video-live në makinë, del FOTO e 50-vjecares që humbi jetën në akisdent te Qafa e Muzinës

Entela Bejko, është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në Qafën e Muzinës. Teksa ishte duke drejtuar makinën e saj tip 'Huyndai', doli nga rruga dhe ra në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.

Mësohet se 1 orë para aksidentit tragjik , 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në rrjetet sociale.

1670586126_finalprojekt.00002408.Still002.jpg

Entela Bejko
Ora 12:24
Makina doli nga rruga dhe ra në humnerë, kush është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksident te Qafa e Muzinës

 

Mësohet se Entela Bejko, është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në Qafën e Muzinës. Bejko teksa ishte duke drejtuar makinën e saj tip 'Huyndai' doli nga rruga dhe ra në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Obobo: 09/12/2022 16:58

    Pak aksidente behen se gjitha i ke me video ne tik tok e video live . Tel te shperqendron. Nuk esht cudi qe nuk behen me shum aksidente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?