SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin "Shkodër-Koplik". Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe në foto, makinat janë bërë "thërrime" nga përplasja e fuqishme mes tyre. Si pasojë e aksidentit, 6 persona janë të plagosur, ndërkohë dy prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrakë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento