Kronikë

Vlorë/ Shoferi humb kontrollin, furgoni i mallrave kthehet përmbys! Trafik në autostradë (VIDEO)

17 Gusht 2020, 09:31| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 09:51

  • Share

VLORË- Një furgon mallrash është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë humbje e kontrollit nga shoferi i furgonit.

Kjo situatë ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë, ndërsa nuk dihet ende nëse të lënduar.

Për momentin drejt vendngjarjes janë nisur policia dhe ambulanca.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?