‘Unaza’ përplaset me 9 mjete tek 'Ura e Tajvanit' në Tiranë, 9 të plagosur! Arrestohet shoferi: S'mbaj mend, vuaj nga zemra dhe diabeti! VIDEO nga momenti kur autobusi merr para makinat

27 Shkurt 2023, 11:48| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 23:03

  • Share

Një aksident i shumëfishtë në mes të Tiranës, në një zonë të rënduar nga trafiku, për nga pamja e tmerrshme që ofroi, është fat të thuash që nuk shënoi asnjë viktimë. Një autobus i transportit publik i linjës së Unazës, është përplasur zinxhir me disa automjete pranë “Urës së Tajvanit” duke lënë të plagosur 9 persona që ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas kësaj video nga kamerat e sigurisë që Report Tv disponon, autobusi ka përplasur fillimisht një "Audi" dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar. 

Nga tronditja që ka pësuar, shoferi i një prej makinave të përplasura kujton se teksa priste në semafor të kuq që të hapej drita jeshile për të nisur lëvizjen, ndeu përplasjen nga pas të autobusit, dhe nëse nuk do të kishte shtypur frenat, mund të kishte marrë para të tjera makina apo edhe më keq, këmbësorë që mund të kalonin rrugën. 

"Dëgjova zhurmat isha pothuajse I ndaluar në semafor të kuq, instikti i shoferit që mbajta këmbën në frena se do më kishte marrë dhe mua para. ...autobusi ishte në ecje e pashë nga pasqyra,. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, a ishte me tension a ishte me zemër ta shohë policia"- u shpreh njëri prej shoferëve të makinave të përfshira në aksident.

Shoferi i autobusit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa, ka mbetur edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ashtu si ai, edhe drejtuesit e tjerë të makinave që u përfshinë në aksident, nuk kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit që efektivët e policisë rrugore u bënë. Përveç 62-vjeçari, mes të plagosurve, 2 janë vajza, 35 dhe 31 vjeç dhe 2 shoferë të makinave të përplasura.

“Dëmet janë të konsiderueshme dhe ka vend për të dyshuar për një shpejtësi, por akoma jemi në momentet e para të hetimit të ngjarjes”- tha shefi i qarkullimit në Tiranë, Taulant Gjoka.

Fati largoi edhe tragjedinë që mund të ndodhte tek stacioni i autobusit, por që për mrekulli nuk dëmtoi asnjë qytetar që mund të ketë qenë duke pritur.

Vendngjarja u mbush me forca të policisë, me ambulance dhe qytetarë kureshtarë të mbledhur aty pranë të tronditur nga ky aksident i rëndë, që të kujton daljen nga rruga dhe përfundimin në Lanë të një tjetër autobusi të Unazës, që në atë kohë shoferi humbi kontrollin pas një defekti Teknik.

Ora 22:59
U përplas nga autobusi, flet shoferi i ‘Porsche’: Na kryqëzuan për shkak të makinës! Jemi mirë

Shoferi i Porsche, Toldi Aleksi ka reaguar pas aksidentit ku i përfshi. Ai thotë se ai është kryqëzuar për shkak të makinës së mirë që kishte, por ajo është thjesht një e mirë materiale e bërë me shumë sakrifica. Ai tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me vëllanë e tij.

“Shqiperia doli nga komunizmi por komunizmi nuk paska dal nga gjaku i shqiptarit!

Sot ne aksidentin me autobuzin e unazes ne Porsche isha une me tim vella dhe fal Zotit dolem pa demtime fizike por vetem deme materiale.

Kam lexuar komentet dhe falenderoj te gjithe personat qe shohin te verteten ashtu sic ishte e nuk na “kryqezuan” per shkak te makines ashtu sic beri nje pjese tjeter me mallkime e shfryrje.

Persa i perket makines, ajo makine eshte nje e mire materiale e siguruar nga puna e ndershme, nga djersa, lodhja, ankthi, presioni, frika e deshtimit e te gjithe komponentet qe duhen per te arritur suksesin!

Me vjen keq per te gjithe ata qe nuk munden ti pershtaten ketij sistemi dhe kan ngelur ne te shkuaren qe as nuk e kan jetuar.

Asgje ne kte jete nuk eshte rastesi, eshte fuqia e deshirave dhe endrrave per tja dale dhe mbi te gjitha SAKRIFICA!

Uroj te gjithe te demtuarve te marin veten sa me shpejt dhe te tilla fatkeqsi mos te riperseriten.

Faleminderit Zot”, shkruan Aleksi.

Makina e dëmtuar 
Ora 22:57
Aksidenti me 9 të plagosur, arrestohet shoferi i autobusit të Unazës

1677532466_gsgssgh.JPG

Shoferi i autobusit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa është arrestuar. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ora 22:09
Dalin FOTOT dhe VIDEO me dron nga aksidenti i autobusit të Unazës në Tiranë! Të përfshira 10 makina

Report Tv sjell video pak minuta pas aksidentit, ku mund të shihet se të përfshira kanë qenë 10 automjete, përveç autobusit.

Fotot dhe videot janë të realizuara me dron nga ekperti Mamir Hodo.

Ky i fundit është shprehur se makina më e dëmtuar ka qenë Porche, e ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar për shkelje të qarkullimit rrugor me pasojë 9 të plagosur.

 

Ora 18:15
Video e re/ Ja momenti kur autobusi i Unazës merr përpara 9 makina

Një video e re tregon një tjetër këndvështrim, nga momenti kur autobusi merr përpara makinat. Nga sa duket në video, autobusi nuk ka qenë shpejt, mirëpo mbeten të paqarta shkaqet se përse ka ndodhur. 

Ora 15:47
Aksidenti në Unazë, Bashkia Tiranë: Po bashkëpunojmë me institucionet për zbardhjen e plotë të shkaqeve

1677500828_1677498294a13.jpeg

Bashkia e Tiranës i uron shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve që u lënduan sot në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Shallvareve. Përmes një njoftimi, Bashkia bën me dije se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti dhe se pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore Tiranë.

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

Ora 13:24
Aksidenti masiv në Tiranë, shoferi i autobusit: Nuk ndihesha mirë kur ndodhi përplasja! Vuaj nga diabeti dhe zemra

 

Shoferi i autobusit Agron Xhafa që dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra.

Ora 13:22
Aksidenti masiv në Tiranë, dyshohet se u shkaktua nga shpejtësia dhe gjendja teknike e autobusit

1677495763_finalprojekt.00411806.Still019.jpg

Teksa po punohet për të zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë në Tiranë, burime për Report Tv bëjnë me dije se gjendja teknike e autobusit mund të ketë shkaktuar përplasjen.

Ora 13:13
Aksidenti në Tiranë, policia: 9 të plagosur, shoferi i autobusit nuk kishte pirë alkool

 

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në qendër të Tiranës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se: Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Ora 13:10
VIDEO /Kaos, frikë dhe makina të bëra copash, ja pamjet e sekondave të parë të aksidentit të rëndë në Tiranë

Këto janë pamjet pak sekonda pas aksidentit të rëndë në Tiranë. Pasgjerët që ndodheshin brenda autobusit të linjës së ‘Unazës’ dëgjohen duke bërtitur pasi janë të frikësuar ndërsa nxitojnë që të dalin jashtë. Po ashtu duket se toka është mbushur me xhama të thyer prej makinave të bëra copash.

Ora 12:31
Drejtuesi i automjetit që ishte para autobusit: Erdhi me shpejtësi, e pashë nga pasqyrat! Brenda urbanit kishte të plagosur! Ndoshta ishte i pirë ose me tension

 

Drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat duke thënë se autobusi ishte me shpejtësi, çka dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen masive me 9 automjete.

“Mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave nga mbrapa. E pashë nga pasqyrat që ishte shumë shpejt. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak veten se nuk e kuptova cfarë ndodhi. Në autobus pashë që kishte shumë të lënduar. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur ”, tha drejtuesi i mjetit.

Ora 12:25
Aksidenti i rëndë në mes të Tiranës, shefi i qarkullimit: 6 persona të plagosur nga përplasja e mjeteve me autobusin

 

Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Gjoka ka bërë me dije se janë 6 persona të plagosur. Ai u shpreh se po kontrollohen shoferët për nivelin e alkoolit.

"Janë 6 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 6 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije.

Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore.

Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final.”- tha Gjoka.

Ora 12:23
Pamjet nga aksidenti i rëndë në Tiranë, bëhen copash makinat luksoze 'Audi', 'Benz' dhe 'Porsche'

 

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në kryeqytet. Mes automjeteve që u përplasën me autobusin e linjës së Unazës në Tiranë janë 4 makina luksoze.

Nga pamjet duket se është një automjet tip ‘Audi’, dy ‘Benz’ dhe një ‘Porsche’ janë bërë copash nga përplasja e fortë. 

Ora 11:58
Aksidenti i autobusit të linjës së Unazës me disa automjete në Tiranë, 3 të plagosur

 

Nga aksidenti i autobusit të linjës së Unazës me disa automjete në Tiranë, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

"Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. 

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë", njofton policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mulleti: 01/03/2023 00:47

    tirona, shefi qarkullimit ka tre dite qe ka lene parmenden ne tepelene,,,c'fare pret ti ,,te thote ndonje gje te mencur maloku i tepelenes,,,,,vendi eshte ne rrezik kur katunaria zbret ne qytet....

    Përgjigju
  • Tirona: 28/02/2023 18:11

    Shefi qarkullimit nuk eshte i zoti te rregulloj qarkullimin ne Tirane jo te jape mendim mbasi nuk eshte ekspert

    Përgjigju
  • veri: 28/02/2023 16:53

    jam dakort me enigrantin,,,,keta shkerdhata qe sillen neper rruget e tiranes me makina droge ,,te dergohen ne siberi...

    Përgjigju
  • hasani: 28/02/2023 12:04

    trafikanteve te droges i duhet bere si ja bente duarte ne filipine,,i vriste pa gjygj ,,,ne rruge....

    Përgjigju
  • Lushka: 28/02/2023 10:15

    Habitem si ka mundesi eshte Hera e dyte qe keto autobuzat abjentalist bejne katastrofa!? I pari para CA muajsh tek Lana Po ky mir qe nuk mori jete njerezish! E kan fajin shoferat apo e kan mjetet me bateri!? Kjo eshte per tu diskutuar sepse dy raste ne pak muaj qenkan te gjithe tape shoferat apo te pa kujdezshem!? Ketu ne shqiperi komentuesit kan qejf kaus llum pisllek edhe mbetje urbane... Behuni me te civilizuar edhe kujdesuni per cdo gje qe I preket ketij territori asnjeri nga ato te perfshire aty nuk donte te ndodhte asnjeri nga ato. Por nga fjala aksidentale e pa qellimshme. Lali era je zemra jonqe na katandise me cdo cm2 me leke me gjoba me policat 2 leksh bashkije. Rrofte edi rama ps liria e fjales ilir meta e salilusha e lulusha e ku di un kush vazhdon... Urime komentuesve.

    Përgjigju
  • Babuli Ta Nguli: 28/02/2023 08:38

    O idjoti ler komisari para 90 ça lidhje ka shefi i policis ? ? ? Në të gjith Botën bëhen aksidente e shefat e policis nëpër Botën e kulturuar jan me akademi po ktu kush e ka faijn o peshku Komisar para 90 ? ? ? Po çfar komentesh bëjnë malokët e pa besushme.

    Përgjigju
  • Koli: 28/02/2023 06:44

    Ia moren erzin burrit huj me porsh, e farun neper rrjete sociale, o Zot ca populli jemi, me nje cerek video shqiptart bejne akuzen,gjyqin, dhe denimin. Emigranti komentues thote dhe qe duhen deportuar ne Siberi keta qe kane makina te mira. Ca propozojne te vriten madje. O Zot meshire

    Përgjigju
  • Iris: 28/02/2023 03:13

    /EMIGRANT/,nuk ka ligj ne bote qe te ndalon te ngasesh makinen kur je me zemer e diabet(Babai im vuante nga te dyja dhe i lejohej makina).Ketu ku jetoj une, mund t'a ngasesh makinen edhe po te jesh me dore te amputuar,apo te mos degjosh.Eshte vertet cmenduri sidomos kur behet fjale per mosdegjim,por ja qe lejohet,vetem shikimin duhet t'a kesh ne rregull(O.K.edhe me syze).Ne rastin e mesiperm dy mundesi jane te aksidentit:1-shoferi ka shkelur pedalin e shpejtesise ne vend te frenave.2-Mund te kete pesuar vertet ulje te sheqerit ne gjak dhe nga eksperienca me babain tim,keta persona kthehen ne keto raste si zombie,syte i kane te hapur,por jane gati si te pavetedijshem dhe sidomos po te jene vetem,pa patur asnje t'i mbikqyre e t'ju jape sheqer,rrezikojne koma e vdekje.Eshte nje situate qe nuk ja uroj askujt.Per mendimin tim nuk duhet t'a arrestonin shoferin pa u sqaruar situata mire dhe bazuar ne deklaratat e tij,i duhej bere menjehere dhe testi i diabetit e zemres,jo vetem i alkoolit.

    Përgjigju
  • Shoferi: 28/02/2023 00:45

    Bashkia e paguan faturen e deshperimit?

    Përgjigju
  • ylli: 28/02/2023 00:26

    AUTOBUZI mund edhe te merrte flake,,dhe mund te kishe te djegur brenda ne autobuz,,prandaj brenda ne autobuz duhet te kete dritare qe hapen me leva nga brenda qe njerezit te dalin,,,,brenda duhet te kete dhe tabela shpjeguese sesi hapen dritaret.....//

    Përgjigju
  • komisari para 90...: 28/02/2023 00:21

    shikoni pak shefin e qarkullimit,,,nje tepelenas i sapo zbritur nga stanet,,,me te tille njerez do e rregullosh shtetin ti mor edi rama,,sa i mjere qe je o edi rama,,,,ishallah nje autobuz tjeter godet makinen e edi rames ,,,saliut,,dhe ilir metes dhe i ben copa--copa....

    Përgjigju
  • luani: 28/02/2023 00:10

    NUK ka faj shoferi i autobuzit,,,por faji te shikohet tek keta autobuze qe sic duket nuk jane te sigurte ,,,eshte hera e dyte per tre muaj me keto autobuze qe perfundojne ne lane,,,,dhe bejne difekte ne rruge,,apo nuk komandohen dot nga shoferet,,,,te behet kontrolli teknik i autobuzit,,,,dhe te merren autobuze te tjere nga gjermania apo franca,,,jo nga kina,,,doni ti merrni lire dhe shiko se c'fare te ben liresia,,,shtet qe nuk ka me te voglin preukopim per sigurine e jetes te njerezve...

    Përgjigju
  • arturui: 27/02/2023 23:59

    JAM DAKORT ME HELLON ,,KY SHOFERI I PORSHIT I KA PRERE RRUGEN AUTOBUZIT,,,JANE KETA TRAFIKANTE DROGE QE SILLEN PERDITE NEPER RRUGET E TIRANES ME PARA DROGE DHE PA PUNUAR NJE DITE,,,,BRAVO ATIJ SHOFERIT TE AUTOBUZIT QE SHKATARROI DISA MAKINA TRAFIKANTESH DROGE,,,KESHTU E PESOFSHI TE GJITHE,,,SEPSE LEKET E DROGES JANE LEKE HARAM,,,E KURRE NUK DO BENI PROKOPI,,,,ILACE DO I BENI LEKET QE KENI BERE DUKE HELMUAR ANGLINE --GJERMANINE E ITALINE,,,,,KURSE AI SHOFERI QEROS QE JEP INTERVISTE ESHTE NJE LEGEN QE VENDOS BASTE ME TELEFON TEK LOKALI I VET,,,,LLUMI ESHTE LESHUAR NEPER RRUGE.....PTU.PTU....RRACE E POSHTER....

    Përgjigju
  • Tino: 27/02/2023 23:39

    Sane bukur ishte ajo historia qe nxorret ne fillim me porche e zi. U gjet fajtori bravo.tani doli video tjeter dhe skerkoni as falje

    Përgjigju
  • Emigranti: 27/02/2023 15:29

    1- Shoferi i autobusit thotë se është sëmurë me zemër dhe me diabet, në një vënd normal një person i tillë NUK MUND TË NGASIN mjete e as të marrë patentën! 2- Ky Porsche-madhi përpara që bën si gango dhe të gjithëve atyre që dalin rrugëve me mjete lluksi por rezultojnë papunsa ose merren me pisllëqe duhen marrë dhe deportuar të çajnë gura në Siberi mes akullit! 3- Më vjen keq që ky popull nuk ka një model pozitiv për shoqërinë, hap televizorin dhe sheh vetëm budalliqe pa kuptim, pa kulturë; të rinjtë rrinë duke bërë video dhe foto në TikTok, Facebook dhe Instagram. Nuk ka kulturë që duhet të djersitesh që të jetosh, ka mentalitet që mjafton të bësh para dhe kaq, nuk ka rëndësi se si i bën ose me çfarë i bën!

    Përgjigju
    • Loni prej betoni: 28/02/2023 06:21

      O Loni, ky emigranti fiks per persona si ty e ka fjalen.

    • Loni: 27/02/2023 16:16

      Po nuk punon njeri per 45 mij lek me patent te klassit D o shok , Kan hik punojn jashtetit marin nga 2000 deri 3000 euro

  • Dritan: 27/02/2023 14:10

    Sipas meje eshte fut gabim vetura ne parakalim dhe i ka pre rrugen autobusit duke dal ne krah tjeter,ishte parakalim dhe devijim per ne krahun tjeter thjesht gabim,pastaj drejtusi autobusit ka humb kontrollin.

    Përgjigju
  • Hello: 27/02/2023 13:56

    Merren me ate shoferin e shkrete qe duket qe i kane bere presion. Ne video duket qarte fare qe Porshi i ka prere rrugen urbanit. Kaq muhabeti, te tjerat jane pallavra te fortit ne Tirane.

    Përgjigju
    • From othes side: 27/02/2023 17:15

      Shiko dhe njeher videon…

  • Fori: 27/02/2023 13:50

    Ja ku doli edhe instalacioni i radhës nga lali rrembythja..

    Përgjigju
  • Arbani: 27/02/2023 12:15

    Ur a e tajganit cila eshte kjo ure, ura ne bulevardin e madh. A quhet Rinia parku, taj va n cili quhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?